-
VIDEO
Pogradec, u kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27-vjeçari
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Korçë.
Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “BMW”, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
-
VIDEO
U kërkua nga SPAK, GJKKO vendos: 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për Adriatik Llallën! Zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ish-Kryeprokurorit i janë sekuestruar 4 sipërfaqe toke dhe një shtëpi në Durrës për llogari të shtetit.
-
VIDEO
Zbulohen gjurmë të një varreze masive antike të periudhës Romake në Apoloni
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 20 maj 2021, Berisha në listën e zezë të SHBA-ve
Nga “dogji e vodhi” te “çlirimi i dytë i Shqipërisë” e deri tek mëkatet që ka bërë. Telefonuesit komentojnë shpalljen “non grata” të Berishës nga Amerika dhe a duhet të dorëhiqet si deputet
-
VIDEO
Nga ligji 7501 te 97, vrasjet e Tropojës e Gërdeci, vlonjati rendit gjithë mëkatet e Sali Berishës
Një zotëri nga Vlora që telefonoi mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv renditi të gjitha mëkatet e Sali Berishës. Ish-kryeministri u fut në listën e zezë të SHBA-vë dhe vlonjati tha: Berisha ka bërë shumë mëkate që nga ligji 7501 te 97-ta e deri tek Gërdeci.
-
VIDEO
Sali Berisha në listën e zezë të SHBA-ve, telefonuesi i bindur: Ky është çlirimi i dytë i Shqipërisë
Shpalljen si të padëshiruar të Sali Berishës nga SHBA një telefonues e cilëson si çlirimin e dytë të Shqipërisë. Zotëria duke folur në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv shpjegon edhe arsyen pse. Ndiqeni të plotë mendimin e tij.
-
VIDEO
“Dogji, vodhi është kanceri i Shqipërisë”, zotëria nuk përmbahet: Berishës t’i sekuestrohet pasuria
Vendimi i DASH për të shpallur “non grata” në SHBA Sali Berishën u diskutua mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri shpërtheu në akuza ndaj ish-kryeministrit kur tha se: Dogji, vodhi është kanceri i Shqipërisë dhe duhet t’i sekuestrohet pasuria.
-
VIDEO
Aksident në Durrës, përplasen tre makina! Njëra prej tyrë prej automjeteve shpërthen në flakë
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas - Durrës, në Maminas, ku janë përplasur tre automjete, një tip "Benz" , "Renault" dhe “Volksvagen”. Si pasojë e përplasjes, automjeti tip “Volksvagen” ka shpërthyer në flakë.
Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 20 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga SHBA fut ne "listen e zeze" Berishen per korrupsion te fundi me turp i Sali Berishes e deri tek vonoi por nuk harroi
-
VIDEO
Rindërtimi, Rama poston videon nga Thumana: Po merr formë përditë e më të plotë qyteza e bukur e Rilindjes
Tërmeti tragjik i 26 nëntorit goditi fort fshatin e Thumanës, duke i marrë jetën shumë personave e duke shkatërruar shumë shtëpi. E ndërsa zija për viktimat vazhdon, vetë Thumana tashmë duket se po rilind.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga punimet që po bëhen për rindërtimin në Thumanë, ndërsa thotë se çdo ditë po merr formë qyteza "e bukur e Rilindjes"."Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë përditë e më të plotë qyteza e bukur e Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
-
VIDEO
Vonesë për dozat e reja të Sinovac, sqaron Bino: Shtyrja e dozës së dytë nuk shkakton problem
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, ka sqaruar situatën e krijuar me vonesat për injektimin e dozave të dyta me vaksinën kineze, Sinovac. Në një prononcim për gazetaren e "Report TV", Doris Sallaku, Bino u shpreh se dozat e vaksinës kineze nuk kanë mbaruar, por janë të pamjaftueshme për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë tashmë dozën e parë. Sipas Binos strategjia e ndjekur është vaksinimi i sa më shumë qytetarëve me dozën e parë, duke theksuar se shtyrja e marrjes së dozës së dytë, jo vetëm që nuk përbën problem për qytetarët, por rrit edhe antitrupat. "Deri më tani në vend janë kryer më tepër se 680 mijë vaksinime, me 4 llojet e vaksinave. Sa i përket dozave të vaksinave kineze, ka një sasi më të pakët momentalisht që nuk mjaftojnë për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë vaksinën kineze. Dozat e radhës priten brenda fundjavës sipas kalendarit të publikuar dhe do të nisë me ritme më të shpejta vaksinimi me dozat e para dhe po ashtu do të nisë edhe vaksinimi me dozat e dyta. Minimalja për ta marrë dozën e dytë të vaksinës kineze është një muaj, nuk duhet marrë më parë dhe ka një tolerancë në ditë, pra nuk është problem nëse merret edhe më mbrapa. Sipas Binos, shtyrja e dozës së dytë rrit edhe më tepër antitrupat. Shefja e epidemiologjisë shtoi po ashtu se dozat e tjera të Sinovac prite të vijnë brenda fundjavës, duke i bërë thirrje personave që presin të marrin dozën e dytë të kontaktojnë me mjekun e familjes, në mënyrë që të mos presin para qendrave të vaksinimit. "Procesi i vaksinimit po ecën mjaft mirë janë rreth 20% e popullatës e vaksinuar me dozën e parë. Jemi akoma larg objektivit, por për një kohë të shkurtër kemi arritur gati 20% të popullatës me dozën e parë. Me të dyja dozat, përqindja po i afrohet 10%. Kemi një përdorim mjaft të mirë të vaksinave, për vaksinë kineze, nuk është se nuk ka doza vaksine. Kemi vaksinë që është planifikuar për dozat e dyta, por duke qenë që ritmi i vaksinimit me dozat e para, pra synimi ynë ka qenë të vaksinojmë sa më shumë me doza të para, ka një mangësi me dozat e dyta. Por kjo nuk ka problem, shtyrja nuk është problem për qytetarët dhe shumë shpejt presim të vijën dozat e tjera që janë porositur prej kohësh. Nuk ka asnjë problem nëse doza e dytë e vaksinës shtyhet. Sipas disa studimeve, është vënë re që shtyrja e vaksinimit nuk përbën problem, por rrit edhe antitrupat. Ne synojmë t'i vaksinojmë qytetarët plotësisht, por strategjia është të vaksinojmë sa më shumë me dozat e para. Qytetarët të lidhen me mjekët e familjes në mënyrë që të mos sorollaten dhe procesi të shkojë siç ka shkuar deri më tani", tha ajo.
-
VIDEO
U zhvarrosën ilegalisht si ushtarë grek, rivarrosen eshtrat e 108 banorëve të fshatit Kosinë
GJIROKASTËR- Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare. Përmes një ceremonie që është mbajtur larg medias, sot trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet.
Kur trupat e tyre u zhvarrosën në Kishën e Shën Mërisë, në fshatin Kosinë, pati reagime të shumta dhe u trajtua si skandal, pasi trupat u zhvarrosën në mënyrë të paligjshme dhe me nga 100 euro.