-
VIDEO
Debate në KAS, Ilir Rusmali: Na thoni provat për blerjen e votave! Përfaqësuesi i PD: Pse refuzoni t'i merrni nga prokuroria?
Në mbledhjen e KAs ku po shqyrtohen kërkesat ankimore të PD dhe LSI për rezultatin e zgjedhjeve në Berat, ka pasurdebate edhe mes përfaqësuesit ligjor të PD Marash Logu me anëtarin Ilir Rusmali. Logu ka pyetur se përse KAS sipas tij nuk merr prova nga prokuroritë.
-
VIDEO
Rama: Çdo krim ndaj territorit i barabartë me të tjerët, vendosim kontroll absolut! Nuk ka policë në zonat turistike për abuzimet
Kryeministri Edi Rama duke folur për aktivitete të paligjshme tha se ndërtimet pa leje rrisin koston e përbashkët. Ai tha se çdo krim ndaj territorit është i pabarabartë me të tjerët dhe se policia duhet të jetë në gatishmëri. Përfshirjen e policisë në kontrollin e ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama e argumentoi se zotërimin e kapaciteteve. Rama mori shembull rastet kur polici shkon deri në fund të botës për një çati apo mur të ndërtuar pa leje, por nuk ka zellin të shkojë te ndërtimet në buzë të rrugës në zonat bregdetare.
-
VIDEO
Rama: Kush ndërton pa leje do të paguajë edhe kostot e pastrimit, ndryshe ka pasoja të tjera
Kryeministri Rama paralajmëroi sot se të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje pasi t'i prishet ndërtimi do të paguajnë edhe kostot e pastrimit.
"Është shumë e rëndësishme që me të gjitha ndryshime ligjore forcat të fokusohen aty ku folëm, jo për maja malesh, fshatra apo zona që është duke i thënë 'faleminderit shumë që po rregullon murin' e jo për t'i vënë gjobë. Shpresoj shumë që do të kalojmë në një fazë të re. Kostot janë të tmerrshme për të gjithë. Ligji është i qartë, kush e ka bërë duhet të përballojë të gjitha kostot e pastrimit. Nëse nuk e bëjnë ka pasoja të tjera", tha Rama.
-
VIDEO
Ndërtimet pa leje/ Rama urdhër të prerë: Operacion nga Velipoja deri në Ksamil, pa asnjë tolerancë! Vija e kuqe të mos shkelet nga askush
Kryeministri Edi Rama ka dhënë urfdhër të prerë që të nisë nga operacion nga Velipoja deri në Ksamil prë paligjshmërinë, përfshirë dhe ndërtimet pa leje.
"I kam kërkuar ministrit, drejtorit të ikmt ministrit të turizmit të hartohet dhe të niset operacion nga velipoja deri në ksamil, dhe tani jo në mesin e verës kur të vijnë turistët. Pa asnjë tolerancë. Ata kanë 25 vjet që hanë buke atje, jo po duke shkuar aty ku është shumë e qartë fare, mjafton të hapësh sytë dhe e kupton për çfarë bëhet fjalë. Njerëzit që janë aty 25 nvjet mund të azhdojnë të bëjnë ato shërbime.
Duke shkuar për të vendosur një vijë të kuqe që sduhet të shkelet më nga askush. Aty ku është përcaktuar vija e pakalueshme e rërës aty duhet të jetë vija. Aty ku hidhet beton pa leje aty duhet të ketë jo vetëm prishje por ndalime procese penale në bazë të ligjit dhe ndryshimeve të reja që janë bërë për këtë punë. Kini parasysh dhe diçka tjetër që tha ministrja se me ndryshimet ligjore penalizohet i gjithë zinxhiri. Ti i bën investitorit sipas dëshirës së investitorit për të ndryshuar kate e shtuar volume se shkon ti në burg", tha Rama.
-
VIDEO
2 porositë e kryeministrit Rama për sezonin turistik, prefekti i Vlorës: Stacionet e plazheve gati, pastërti në të gjithë territorin
Fundi i muajit maj pritet ta gjejë gati Shqipërinë për sezonin turistik, që ndryshe nga viti i parë në pandemi, pritet të mos ketë kufizim orari dhe do të presë turistë të huaj
-
VIDEO
Ndërtimet pa leje/ Rama, policisë: Çfarë logjike ka të shkohet në majë të malit për një avlli kur në rërën e detit dikush bën namin
Kryeministri Rama u shpreh i bindur se policia e shtetit është e aftë të kontrollojë territorin duke racionuar kapacitete e saja.
"Kjo është policia e shtetit që e shfarosi fenomenin e kultivimit masiv në të gjithë territorin. Patjetër që në këtë proces policia e shtetit është e vetmja që mund të marrë të gjitha përgjegjësitë për këtë. Policia të fillojë nga zonat turistike, nga zonat e mbrojtura, nga zonat trashëgimi kulturore, nga qytetet, pas shkuar dhe për tu hallakatur në maja malesh ku një fshatar ndërton një mur apo rregullon një çati. Cfarë logjike ka t'i shkohet në majë Kallmetit për një avlli kur në rërën e Velipojës dikush bën namin", tha Rama.
-
VIDEO
Blendi Klosi: Sezoni turistik, garantimi i sigurisë dhe pastërtia 2 objektiva kyç
Në aktivitetin e zhvilluar sot për mbrojtjen e territorit, ministri i Mjedisit Blendi Klosi e vuri theksin te masat për sezonin e ardhshëm turistik.
Klosi tha se ruajta e sigurisë dhe pastërtia janë objektivat më të rëndësishëm.
"Edhe me ndryshimet në Kodin Penal krimi mjedisor tashmë është një krim penal dhe jo i thjeshtë., Kjo do të çojë në marrjen e masave më të fortë që për hir të së vërtetës ka qenë minimal deri tani. Ia kemi dalë po ashtu të reformojmë strukturat mjedisore. Ruajta e sigurisë dhe pastërtia janë objektivat më të rëndësishëm në këtë sezon turistik.
-
VIDEO
Etilda Gjonaj: Ndryshime ligjore garantojnë mbrojtjen totale të territorit dhe garantimin e pasurisë dhe shëndetit të qytetarëve
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i bëri një parashtrim të gjitha ndryshimeve ligjore që kanë hyrë në fuqi që kanë plotësuar të gjithë kuadrin ligjor për një mbrojtje sa më të mirë të territorit në vend.
-
VIDEO
Bledi Çuçi: Ta harrojë celularin tim sado i pasur të jetë, 15 vite burg kush ndërton pa leje! Zero tolerancë
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në fjalën e tij ishte shumë i ashpër me paralajmërimin e tij për të gjithë ata që do të prekin territorin e Shqipërisë me ndërtime pa leje apo abuzime. Ai paralajmëroi se ndërtuesit pa leje do të dënohen deri në 15 vite burg. Ministri tha se Policia e shtetit do ketë hartën e lejeve të ndërtimeve në Shjqipëri dhe bëjmë plan kontrolli.
-
VIDEO
Braho përmend deklaratat e Metës dhe i drejtohet Stojkut si mjek: Si e vlerësoni gjendjen psiqike të presidentit, se populli e quan ‘të çmendur’
Deputeti Spartak Braho ka kërkuar që për presidentin Ilir Meta të ketë një vlerësim për gjendjen e tij psikologjike, për shkak të deklaratave të tij.
Braho: 'Mos dëgjoni don Agaçion! Nëse derdhet një pikë gjak mjerë ju, nesër duhet të jetë festa e demokrasicë. Kriminelët janë të rrezikshëm, por më të rrezikshëm kriminelët e veshur me uniformë.' Presidenti është shfaqur në deklarata në gjendje psikologjike aspak normale. Dua ti drejtohem Stojkut, si e vlerësoni gjendjen psiqike të presidentit mos jemi në kushtet të papranueshme të tij!
Hyseni: Është një nga rastet që parashikohet në Kushtetutën por procedura nuk është rasti konkret por merakun që ka Braho, do të merrni një përgjigje.
Stojku: Ky është një problem krejt profesional mjekësor. Problemi këtu diskutohet për një luhatje të theksuar të humorit që gjendja e stresit varion me shqetësime që arrijnë në vendimmarrje të gabuara të individëve në pushtet. Nuk do të ishte keq, nëse mendohet pozitive nga komisioni një kqyrje më e thellë profesionale. Nuk e di nëse do të ishte udhës, por njihen stresi emocional, ndodhin dhe nuk duhet të ndodhin në vazhdimësi. Kur kemi disa shpërthime të herëpashershme mund të merret në konsideratë.
Bushka: Është një procedurë tjetër. Ne kemi verifikimin e hetimit të shkeljeve që pretendohen nga kolegët deputet. Nuk paragjykoj kërkesat!
Braho: Duhet të hetojmë edhe shkaqet. Këto janë veprime të një njeriu të çmendur se populli ashtu e quan, apo janë veprime të një njeriu që ka luhatje emocionale.
-
VIDEO
Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta
Është mbledhur seanca e radhës e Komisionit Hetimor për shkakrimin e presidentit Ilir Meta. Në mbledhje është miratuar plani i hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta
-
VIDEO
Mbrojtja e territorit, e pyjeve, lumenjve dhe zonave të mbrojtura do jetë prioritet i njëjtë si lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit
Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, duhet të bëhen urgjentisht prioritet i njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit.