-
VIDEO
Detajet, si u arrestua efektivi dhe 2 trafikantët! Kokaina u soll nga polici, mbi të shkruhej BARON
Report Tv ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen se si u zbulua dhe u sekuestrua kokaina dhe u arrestuan efektivi i RENEA-s dhe 2 trafikantët.
Droga u kap në aksin Durrës - Tiranë, rruga e vjetër e Ndroqit, në një bar kafe, ku makina tip ‘Benz’ me targa AB892BZ me drejtues efektivin Xhuljo Liçi dhe pasagjer Ded Niman, 62 vjeç i dënuar më parë për trafik droge kanë parkuar makinë pranë këtij lokali, ku i priste me makinën tip ‘Benz’ me targa AA463TO me drejtues Luan Gaçi, 43 vjeç.
Xhuljo Liçi dhe Ded Nimani dalin nga automjeti duke shkuar për tek bagazhi i mjetit të tyre dhe ndërkohë u afrohet Luan Gaçi. Pasi afrohen te tre personat hapin bagazhin e automjetit dhe Xhuljo Lici ka nxjerre nje pako ne forme drejtkendore e mbeshtjelle me celofon plastik (Plasmas) trasparent ku brenda saj dyshohej se kishte lende narkotike te llojit "Kokaine" dhe po e mbante ne dore ne prezence te shtetasit Ded Nimani dhe Luan Gaçi duke biseduar me ta. Sapo ka ndërhyrë policia efektivi i RENEA-s ka hedhur pakon e kokainë mbi të cilën shkruhet BARON. Pako kishte peshën e 1 kg e 88 gramë. Ata u arrestuan nga policia, ndërsa u sekuestrua edhe kokaina
-
VIDEO
Ftesa e PS për PD, Balla: Bashkëpunimi i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE
Partia Socialiste përsëriti thirrjen për bashkëpunim drejtuar Partisë Demokratike. Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla tha se ftesa është e sinqertë dhe se ky bashkëpunim është i domosdoshëm për proceset integruese të vendit. “Reformat që do të kërkojë kjo fazë e fundit për anëtarësimin e Shqipërisë, nisja e bisedimeve të anëtarësimit, në këtë kuadër ftesa për të bashkëpunuar me opozitën është e sinqertë që bazohet në interesa madhore të vendit dhe kontributi i çdo faktori vendimmarrës dhe përfaqësues dhe sidomos kontributi i PD duhet të bëhet pjesë e kësaj aspirate dhe këtij procesi”, tha Balla. Sekretari i Përgjithshëm i PS Balla në një prononcim për mediat nga Cërriku tha se pret që PD ta pranojë këtë ofertë pasi të ketë përmbyllur procesin zgjedhor të brendshëm. “Pas këtyre momenteve të përzgjedhjes dhe rikonfirmimit të lidershipit të PD, në ato proceset e brendshme të tyre, do të kemi mundësi në shtator që të identifikojmë se cilat janë çështjet që ne e kemi të nevojshme bashkëpunimin me njëri-tjetrin”, tha Balla. Ai nuk komentoi hetimet për Metën, ndërsa tha se tashmë i duhet lënë fjala Komisionit Hetimor Parlamentar. “Tani duhet të heshtim dhe komisioni të sugjerojë vendimmarrjen e vet. Nëse do të shkeljet janë të rënda dhe hyn në parashikimet e Kushtetutës për shkarkimin, natyrshëm do të shkarkohet, nëse komisioni do të thotë ndryshe, kjo është vendimmarrje sovrane e komisionit. Ne duhet të respektojmë Kushtetutën dhe atë mandat që i kemi dhënë këtij komisioni”, tha Balla ndër të tjera.
-
VIDEO
Shkarkimi i Metës, Komisioni miraton planin e hetimit! Braho: Si e vlerësoni gjendjen psiqike të presidentit, se populli e quan ‘të çmendur’
#reportTV #lajmeshqip #lajme
Këtë të premte (14 maj) është mbledhur sërish Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Gjatë mbledhje së sotme të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor kanë zgjedhur dy ekspertët ligjor të komisionit, Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun. Gjatë mbledhjes është diskutuar mbi përgjigjet e marra nga institucionet, në lidhje me objektin e komisionit për shkeljet e kryera nga presidenti Ilir Meta, gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit. Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni teksa tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë deputeti Myslim Murrizi kërkoi që të në seancën dëgjimore të marrë pjesë edhe kreu i SHISH si dhe drejtori i Policisë së Shtetit. Sakaq gjatë diskutimit dhe ngritjes së pyetjeve, anëtari i Spartak Braho ka pyetur dy kolegët mjekë për gjendjen psikologjike dhe jo normale të presidentit Meta duke ju referuar deklaratave të tij me deklaratat e tij. Edmond Stojku ka tha se nuk do të ishte keq që të bëhej një kqyrje e thellë profesionale në lidhje me gjendjen psikologjike. Megjithatë anëtarja Klotilda Bushka tha se do të bëhet verifikimi i hetimit të shkeljeve që pretendohen nga kolegët deputet.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Lushnje, makina bie nga ura, humbin jetën taksisti dhe 22 vjeçarja
Një aksident i rëndë me 2 viktima ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje në fshatin Bubullimë. Si pasojë kanë humbur jetën taksisti Xhezmi Oshafi 68 vjeç, banues në Berat dhe 22 vjeçarja Aurora Basha e cila ka qenë pasagjere. Makina me të cilën po udhëtonin ka qenë me shpejtësi të lartë dhe si pasojë ka rënë nga ura në kanal e është kthyer përmbys.
"Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip "Toyota" ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar", thotë policia.
-
VIDEO
Trafiku /Ja si është gjendja në rrugët e Tiranës
-
VIDEO
24 vite nga humbja e Skënder Ajazit, 'zbërthehet' shoku i tij: Pronari grek i dha lekët, ai ...
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Konfliktohet me pronarin pasi i mbajti rrogën, largohet në drejtim te pa ditur 48-vjeçari nga Dibra Skënder Ajazi. Skënder Ajazi ka humbur kontaktet që në vitin 1997 nga qyteti i Artës në Greqi. Atë kohë ishte nisur me të vëllain e tij në emigracion për shkak të kushteve shumë të vështira të jetesës në Shqipëri. Por ai rrugëtim do të rezultonte i fundit për jetën e tij, pasi zhduket pa lënë asnjë informacion për familjarët. Sipas tyre, Skënderi kishte shkuar edhe më parë në Greqi, që në vitin 1993 në Kardhic, që nga ajo kohë e deri më vitin 1995, ai kishte shkuar në Greqi dhe ishte kthyer disa herë duke punuar me periudha disa mujore. Por pikërisht në vitin 1995 ai është nisur sërisht drejtë shtetit grek me të vëllain e tij, Gëzimin. Të dy vëllezërit kan shkuar sërisht për të punuar në Prevezë te një pronar me emrin Dhimitër, 5 muaj më vonë vëllai i tij Gëzimi kthehet në Larisa ndërsa Skënderi ka qëndruar aty deri në vitin 1997, ku më pas dyshohet të jetë larguar drejtë Artës. Pas një periudhe kohore pune, ai vendos të largohet, por nuk i kishte marrë të plota dhramit që i takonin, e për këtë ata jan konfliktuar me njëri tjetrin. Deri në 20 qershor të vitit 1997, të dy vëllëzërit edhe pse me distance të largët, komunikonin me njeri tjetrin. Por pas asaj date, askush nuk ka mundur të komunikoj më me të. Familja dyhsojnë se informacione të sigurta për vendodhjene 48 vjeçarit kanë, pronari I tij I fundit Niqiforo Kolo si dhe shoku i tij Edmont Kolivaqi, i cili edhe sot, pas kaq shumë vitesh vazhdon të punoj në të njejtin vend. Sot Skënderi është 48 vjeç dhe u kërkua në studion e emisionit “Pa Gjurmë” nga dy vëllezërit e tij, Gëzim dhe Ardian Ajazi.
-
VIDEO
Tiranë, efektivi i RENEA-s kapet me 1 kg kokainë, në pranga edhe 2 trafikantët që ishin me të
#reportTV #lajmeshqip #lajme
Një efektiv i forcave RENEA, është arrestuar pasi është kapur me 1 kg kokainë. Në pranga ka rënë efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar të cilët ishin trafikant droge. Pjesëtari i forcave RENEA, jo vetëm që ishte posedues i kokainës, por vepronte edhe si mburojë e 2 trafikantëve të tjerë të cilët kishin mundësi të lëviznin të lirë për trafikun e drogës, në mburojën e një efektivi policie. Sipas gazetarit Arsen Rusta, arrestimi i tij erdhi pasi SHÇBA kishte marrë informacion për veprimtarinë e paligjshme të efektivit të RENEA-s dhe prej ditësh kishte lajmëruar strukturat përkatëse dhe ishin nën mbikëqyrje të tij. Ai është arrestuar në flagrancë së bashku me 2 trafikantët e drogës, në momentin që po transportonin 1 kg kokainë. Është ende e paqartë nëse droga do të shkonte për shitje në momentin e arrestimit, apo sa kishte mbërritur nga jashtë vendit dhe po merrej në posedim prej 3 të arrestuarve. Aktualisht policia ka sekuestruar 1 kg kokainë, dhe telefonat e tyre të arrestuarve, të cilëve do iu kontrollohen edhe kontaktet dhe thirrjet e tyre të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të përfshirëve të tjerë në trafik. Gjithashtu policia është duke zhvilluar kontrolle edhe në banesat e policit të RENEA-s dhe 2 trafikantëve. Hetimet pritet të shtrihen jo vetën në Shqipëri, por dhe jashtë vendit për të mësuar se nga ka ardhur kokaina dhe se si ka mbërritur ajo deri në Tiranë, ku dhe u sekuestrua.
-
VIDEO
Nga student i shkëlqyer përfundoi si endacak/ 'Pa Gjurmë' gjen Fatjon Hyskon, humbur në janar
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Fatjon Hysko është një 35-vjecar nga Lushnja i cili rezultonte i humbur për familjarët që prej datës 18 janar të këtij viti. Fatjoni jetonte vetëm me babanë e tij, Qerim Hyskon. Ai largohet me pretekstin se do të shkonte të pinte një kafe dhe nuk u kthye më. Kjo nuk është hera e parë për 35-vjecarin që largohet nga shtëpia në këtë mënyrë, pasi Fatjoni vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai është larguar edhe dy herë të tjera, ku ka qëndruar larg shtëpisë për rreth 1 javë dhe më pas është kthyer sërish.
-
VIDEO
Familjarët akuzuan shokun për humbjen e 48-vjecarit.Zbardhet në Pa Gjurmë dëshmia e Edmond Kolivaqit
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Konfliktohet me pronarin pasi i mbajti rrogën, largohet në drejtim te pa ditur 48-vjeçari nga Dibra Skënder Ajazi. Skënder Ajazi ka humbur kontaktet që në vitin 1997 nga qyteti i Artës në Greqi. Atë kohë ishte nisur me të vëllain e tij në emigracion për shkak të kushteve shumë të vështira të jetesës në Shqipëri. Por ai rrugëtim do të rezultonte i fundit për jetën e tij, pasi zhduket pa lënë asnjë informacion për familjarët. Sipas tyre, Skënderi kishte shkuar edhe më parë në Greqi, që në vitin 1993 në Kardhic, që nga ajo kohë e deri më vitin 1995, ai kishte shkuar në Greqi dhe ishte kthyer disa herë duke punuar me periudha disa mujore. Por pikërisht në vitin 1995 ai është nisur sërisht drejtë shtetit grek me të vëllain e tij, Gëzimin. Të dy vëllezërit kan shkuar sërisht për të punuar në Prevezë te një pronar me emrin Dhimitër, 5 muaj më vonë vëllai i tij Gëzimi kthehet në Larisa ndërsa Skënderi ka qëndruar aty deri në vitin 1997, ku më pas dyshohet të jetë larguar drejtë Artës. Pas një periudhe kohore pune, ai vendos të largohet, por nuk i kishte marrë të plota dhramit që i takonin, e për këtë ata jan konfliktuar me njëri tjetrin. Deri në 20 qershor të vitit 1997, të dy vëllëzërit edhe pse me distance të largët, komunikonin me njeri tjetrin. Por pas asaj date, askush nuk ka mundur të komunikoj më me të. Familja dyhsojnë se informacione të sigurta për vendodhjene 48 vjeçarit kanë, pronari I tij I fundit Niqiforo Kolo si dhe shoku i tij Edmont Kolivaqi, i cili edhe sot, pas kaq shumë vitesh vazhdon të punoj në të njejtin vend. Sot Skënderi është 48 vjeç dhe u kërkua në studion e emisionit “Pa Gjurmë” nga dy vëllezërit e tij, Gëzim dhe Ardian Ajazi.
-
VIDEO
Çoçoli: Kartmonedhat virtuale janë krijuar që ne vitin 2009. Si ndikojnë në ekonominë shqiptare?
-
VIDEO
Tomorr Alizoti: KAS të mos mohojë të drejtën për transparencë të zgjedhjeve. Rezultati i zgjedhjeve në qarkun e Beratit nuk do të njihet
Ndërsa KAS nuk mori sot një vendim mbi kërkesën ankimore të PD për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit, duke e shtyrë për nesër, drejtuesi politik i PD për këtë qark, Tomorr Alizoti ka reaguar duke thënë se zgjedhjet në Berat nuk do të njihen. Me një deklaratë për mediat, ai tha se KAS nuk duhet të mohojë të drejtën për transparencë të zgjedhjeve.
"KQZ-ja e cila është përgjegjësja, nuk ka asnjë të drejtë të mohojë këto fakte të prekura, të para në terren, të dokumentuara, të provuara. Atëherë, kjo tregon që është pjesë dhe palë dhe kurrësesi nuk mund të jetë arbitër i këtyre zgjedhjeve, derisa ajo bëhet palë. Zgjedhje më 25 prill nuk pati. Zgjedhjet nuk duhen njohur dhe nuk do të njihen. Kjo ishte një masakër e fuqishme, jo elektorale, por të vullnetit të një populli i cili dëshiron dhe ëndërron të jetë pjesë e BE-së, të bashkimit m,ë të qytetëruar në botë, ku në të posedohet drejtësia, liria për të vendosur, demokracia. Demokracia është votë e lirë, individ i pavarur, liri dhe drejtësi", tha ai.
Sipas Alizotit, në zgjedhjet e 25 prillit u përfshinë krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës dhe punësimi sezonal. Po ashtu Alizoti akuzon PS se në Berat se në Këshillin e saj bashkiak vendosi të përdorte edhe fondin që ishte caktuar për tërmetin.
"Të zgjedhësh do të thotë, të jesh i lirë dhe të jesh i lirë, do të thotë të jesh i pavarur. Zgjedhjet e 25 prillit nuk plotësuan asnjë kusht për të qenë zgjedhje. Në këto zgjedhje u përfshinë; krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës, punësimi sezonal. Përveç blerjes së votës në mënyrë masive, PS në Këshillin e saj bashkiak vendosi të përdorte edhe fondin që ishte caktuar për tërmetin. Punësoi njerëz dhe kërcënoi njerëz me përjashtime nga puna. Madje, nga përvoja personale në terren, kapja e fugonit, pas shumë lajmërimesh, pas shumë shpërndarjesh parash dhe ndihmash në terren, arritëm ta shikonim me sytë tanë, shpërndarjen e ndihmave, të rezervave të shtetit, të taksapaguesve shqiptarë, thjesht për të devijuar vullnetin e popullit shqiptar, për të devijuar vullnetin e votuesve të Beratit. Po ashtu është për t’u habitur dhe për t’u çuditur që mandati i LSI-së u nda vetëm për 77 vota, ndërsa 5292 vota u shpallën të pavlefshme. 93 mijë vota u shpallën të pavlefshme në të gjithë shqipërinë. 83 mijë njerëz në shoqërinë shqiptare u mohuan. Vota e tyre, e drejta e tyre për të votuar, nuk u mor në bazë", shton ai.
-
VIDEO
Fitorja e 25 prillit, deputeti i PS Pëllumbi në Report Tv: PD të njohë zgjedhjet e të vijojë betejën ligjore! Në Kongres festojmë dhe analizojmë
#reportTV #lajmeshqip #lajme Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, i rizgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit nga votuesit neë Qarkun e Tiranës, në një intervistë për Report Tv ka folur për rezultatin përballjes së kaluar elektorale dhe sfidat e PS-së në qeverisjen e ardhshme. Duke komentuar mënyrën se si PD po sillet pas 25 prillit, deputeti socialist tha se tashmë demokratët duhet të pranojnë rezultatin dhe të vazhdojnë ankimin në betejën në rrugë ligjore. Pëllumbi tha se fitorja e PS-së erdhi edhe për arsye të organizimit të mirë të saj dhe se në Kongresin e ardhshëm do të analizohet i gjithë ky rezultat. "U materializua i gjithë ai organizim i mirë. Ne, në PS, besojmë se zgjedhjet fitohen në radhë të parë nga një organizim i mirë në terren. Ne do ta analizojmë rezultatin tonë, si ato ku fituam por edhe aty ku humbëm. Por kemi rezultuar fitues dhe sadopak por duhet edhe të festojmë. Ku më mirë se në një Kongres të PS-së, në 30-vjetorin e themelimit, të mund ta festojmë fitoren e 25 prillit", i cili tha gjithashtu se me festën do të vijë edhe riorganizimi brenda partisë. "Ekipi i PS ka bërë rinovimin e saj pas çdo palë zgjedhjesh. Kjo do të na ndihmojë t'i japim Shqipërisë një qeverisje sa më të mirë. Ne do të jemi një qeveri për të gjithë shqiptarët, edhe për ata që na votuan, edhe për ata që nuk na votuan", tha Pëllumbi.