-
VIDEO
Grumbullimet për faljen e Namazit, Brataj: S'janë të mira, po çfarë t'u thuash besimtarëve kur politika bëri gjithë ato tubime! Rakacolli: Drita në fund të tunelit të pandemisë është zmadhuar
Skëndet Brataj tha se grumbullimet për faljen e Namazit janë me rrezik dhe se nuk duhet të bëheshin, por shtoi se nuk kanë se çfarë të komentojnë veprimin e besimtarëve, ku vetë politika dha shembullin e gabuar me tubime elektorale gjatë fushatës zgjedhore. Ndërsa Mira Rakacolli tha se ka një rënie të qarkullimit të virusit në popullatë duke bërë që drita në fund të tunelit të zmadhohet.
-
VIDEO
VIDEO-3D, burrin e lidhën, si e mbytën grabitësit 20-vjeçaren greke
Hap pas hapi, policia po kërkon prova për të identifikuar dhe arrestuar tre vrasësit e 20-vjeçares në Greqi, që tronditi vendin fqinj nga brutaliteti i pashembullt.
Ndërkohë që mediat në Athinë kanë rindërtuar skenën e krimit në 3D. Hetuesit, bazuar edhe te ekspertiza arritën në përfundimin se nëna u mbyt nga grabitësit në sy të foshnjës, ndërsa burri u lidh.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Maminas, shoferi i shtrirë në tokë
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Maminas.
Një person i cili mendohet të ketë qenë shoferi i makinës, shihet i shtrirë në tokë dhe i gjakosur
-
VIDEO
Zbulohet grupi i shqiptarëve të arrestuar në Kroaci, familja i shpalli të zhdukur
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hena ne te premte 15:00 në ekranin e Report Tv
Mikael Baci është një 20 vjecar nga Pogradeci, i cili rezulton i humbur për familjarët që prej datës 19 prill të këtij viti. Për shkak të vështirësive ekonomike ai vendos të emigrojë drejt shtetit kroat për të punuar disa muaj dhe më pas për tu kthyer sërish në familje. Mikaeli ndihmohet nga shoku i tij me emrin Visi Korça, i cili i kishte gjetur punën atje dhe i pagoi gjithashtu edhe shpenzimet e rrugës. Ishte fundi i muajit mars kur Mikaeli niset drejt Kroacisë me pasaportën e tij dhe me kontratë pune, cka ja mundësoi shoku i tij, të cilin e kishte njohur në Pogradec. Më 19 prill do të ishte kontakti i fundit që familjarët do të kishin me 20 vjecarin. Ai u pohoi se po konsumonte një kafe, në momentin kur ai ndërpret telefonatën, për të shkuar në punë. Më pas, familjarët tentuan të lidheshin me 20-vjecarin por telefoni rezultoi i fikur. Mikaeli djali i parë i Neki dhe Sajmira Bacit emigronte shpeshherë në shtete të ndryshme për të punuar. Ai është martuar dy vite më parë me Melisa Pjetrin dhe janë prindër të një vajze 6 muajshe. Zhdukja e djalit, ka shkëputur edhe marrëdhëniet e gjyshërve me mbesën e tyre. Ata kanë thuajse një muaj që nuk kanë kontakte as me nusen e Mikaelit, ndërsa çifti jetonin në një banesë me qera në qendër të qytetit të Pogradecit.
-
VIDEO
Skema e naftës formalizon sektorin e bujqësisë, mbi 16 mijë fermerë të regjistruar në sistemin e tatimeve
Skema e naftës, që ju bëri të mundur fermerëve të merrnin karburantin 56% më lirë se më parë, ka formalizuar edhe sektorin. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve vetëm gjatë muajve të parë të vitit janë regjistruar mbi 16 mijë fermerë në sistem.
-
VIDEO
Fshati në Fier pa një varr, banorët u luten fqinjëve për të varrosur njerëzit e tyre
Banorët e Povelcit në Fier iu luten fqinjëve të tyre për një copë tokë ku të varrosin të afërmit e tyre. Kryeplaku Ruzhdi Hoxha tregon se toka për varrezat ekziston por nuk është e përshtatshme
-
VIDEO
Mbillen 56 selvi te Liqeni në kujtim të 56 mjekëve që humbën jetën nga COVID, Veliaj: Një kënd i kujtesës për të mos u harruar
Në kujtim të 56 mjekëve që humbën jetën në betejën kundër Covid-19, tek Parku i Liqeni janë mbjellë 56 selvi. Kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se kjo do hapësirë do të jetë një oaz reflektimi për familjet e këtyre mjekëve.
-
VIDEO
Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, përfundojnë jashtë rruge
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë, ku fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar. Aksidenti është regjistruar në rrugën e lumit të Vlorës, pranë fshatit Drashovicë.
-
VIDEO
SPAK 'rrethon' pasuritë e fshehura të 10 ish-gjyqtarëve pranë Berishës, u emëruan nga PD-ja në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese
TIRANË- Për herë të parë në historinë e pluralizmit, në Shqipëri ka nisur procesi i sekuestrimit të pasurive të paligjshme dhe të fshehura të ish gjyqtarëve të nivelit të lartë, një detyrim ky ligjor, por edhe një nga kushtet e Bundestagut Gjerman për integrimin e Shqipërisë në BE. Vetëm disa muaj pas themelimit, SPAK ka rrethuar pasuritë e fshehura dhe të dyshimta të 10 ish anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtuese, të emëruar dhe promovuar nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike, në kuadër të kontrollit mbi drejtësinë, por që më pas u shkarkuan nga Vetingu. Fillimisht, në 28 prill 2020, SPAK ka hapur një dosje për 20 ish gjyqtarë të shkarkuar nga Vetingu, emra të njohur të drejtësisë.
-
VIDEO
Lalm i Ri në Lezhë, shtyllat elektrike ne mes rrugëve! Banorët: Janë burim aksidentesh, duhet të hiqen
Këto shtylla elektrike ndodhen në mes të rrugës kryesore në zonen e Lalmit të Ri në periferi të qytetit të Lezhës. Përgjatë rrugëve të këtij fshati ka disa shtylla elektrike dhe ndonëse projekti i rikualifikimit urban është drejt fundit ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje për zhvendosjen e tyre. Banorët shprehen se krahas pamjes së shëmtuar prezenca e shtyllave në rrugë është burim aksidentesh.
-
VIDEO
Kryqëzimi i 'vdekjes' në Yzberisht të Tiranës! S’ka semaforë, shoferët e kthejnë në pistë garash kush kalon i pari
Një rrugë e cila duhet të përshkohet me 40 km në orë, është kthyer në pistë garash për shoferët e papërgjegjshëm. Dy ditë më parë një aksident me vdekje ndodhi në bulevardin e Yzberishtit, kurse mungesa e një semafori bënë që shoferët të sfidojnë njeri-tjetrin duke rrezikuar jetën e të tjerëve.
-
VIDEO
Festa e Fitër Bajramit, urojnë krerët e shtetit dhe politikës! Kardinali Ernest Troshani: Lutemi që popujt të jetojnë në paqe, aq më tepër në Lindjen e Mesme
Krerët e shtetit dhe politikës si dhe ambasadat e huaja në vend kanë uruaur festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët e fesë myslimane, pas një muaji sakrificash e solidariteti në Muajin e Ramazanit.