-
VIDEO
Shqipëria merr Presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR, Xhaçka: Investimi tek të rinjtë, kyç për integrimin në BE
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë takimit të dytë online të këtij forumi, theksoi se Shqipëria qëndron në të njëjtën linjë sa i përket prioriteteve dhe vendosmërisë për të rritur bashkëpunimin rajonal me një fokus të veçantë tek të rinjtë
-
VIDEO
Shkrumbohen nga flakët dy banesa të komunitetit rom në Gjirokastër, flet pronari: Kisha 3 mln lekë të fshehura në dyshek
Dy banesa janë djegur në Gjirokastër. Banesat model kasolle, të cilat ndodhen pranë luginës së Drinos dhe i përkasin Skënder Trimit dhe Gëzim Rivanit nga komuniteti rom.
Për shkak të zjarrit ka pasur dëme materiale, ku e gjithë kasollja është shkrumbuar nga flaket. Në njërën prej kasolleve shprehen banorët kishte tre milionë lekët të cila i janë djegur, pasi i kishte të fshehura në dyshekun ku flinte me gruan.
-
VIDEO
Shkodra përfshihet nga një stuhi e pazakontë, flet drejtori i Ujësjellësit: Janë hapura të gjitha akset rrugore
Shkodra është përfshirë nga një rebesh breshëri nga ora 2 deri në orën 5 të mëngjesit. Drejtori i Ujësjellësit në Shkodër Mark Molla, në një prononcim për mediat është shprehur se jemi përballur me një situatë të pazakontë dhe në mëngjes ka qenë i vështirë qarkullimi në rrugë. Sipas drejtorit Molla, është bërë e mundur hapja e akseve ku ka pasur probleme ndërkohë që aktualisht situata është përmirësuar. Probleme ka pasur në orët e mëngjesit kur punonjesit i janë drejtuar vendeve të punës kryesisht pranë fasonerive.
-
VIDEO
Rrugët kthehen në lumë nga shiu dhe breshëri në Shkodër, Puka mbetet pa energji elektrike për shkak të motit të keq
Për shkak të reshjeve të shiut dhe të breshërit në Shkodër rrugët janë përmbytur duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin.
Si pasojë e motit të keq është këputur linja 35 kë e Fushë-Arrëzit, dhe ka mbetur i gjithë qyteti pa energji elektrike.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 14 maj 2021, Masat anti-Covid e zgjedhjet në fokus.
Jehona dhe diskutimi për zgjedhjet vijon. Telefonuesit flasin edhe për masat anti-Covid dhe duan lehtësimin e tyre.
-
VIDEO
Korçari ka dyshime të mëdha: Bashës ia kanë punuar pas shpine aleatët, bën fushatë të ndarë
Kishte dyshimet e tij një telefonues nga Korça që dha mendimin e tij në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se Bashës ia kanë punuar aleatët pas shpine pasi kanë bërë fushatë të ndarë dhe kanë kërkuar vota vetëm për veten e tyre.
-
VIDEO
Çudit elbasanlliu: Basha nuk humbi në 25 prill, ai është i pasur si aga, ja humbësi i vërtetë
“Basha nuk humbi më 25 prill,humbësi i vërtetë ishte populli”. I këtij mendimi ishte një zotëri nga Elbasani që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se Basha vet është i pasur si aga por fitoren e Ramës do e vuajnë më shumë qytetarët.
-
VIDEO
Moti i pazakontë në Shkodër, breshëri zbardh rrugët e qytetit
SHKODËR- Ndërkohë që presim stinën e verës, Shkodra është përfshirë nga një mot i pazakontë gjatë natës. Reshje të shumta të shiut, të shoqëruara me breshër dhe shtrëngata që kanë zgjatur gjatë gjithë natës kanë sjellë një pamje të jo normale për muajin maj.
Si pasojë e motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të bimëve dekorative.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 14 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga legalizimet, emrat e rinj qe marrin tapine te gabimet e Lulzim Bashes para 25 prillit e deri tek 35 mln euro per zgjedhje te manipuluara.
-
VIDEO
Covid-19 ulen rastet,a duhet të ulim vigjilencën? Flasin Rakacolli,Brataj, Cenko,Alimehmeti
Emisioni Repolitix trajtoi ecurinë e pandemisë covid-19 në vend pas uljes së ndjeshme të rasteve ditore. Por me pakësimin e rasteve a duhet të ulim dhe vigjilencën përballë virusit ? Në studio kryetarja e Komitetit Teknik Prof. Mira Rakacolli, shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, Prof.Ass Fabian Cenko dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti. Në lidhje skype nga Madridi Prof. Kita Sallabanda.
-
VIDEO
Rakacolli përlotet për mjekët e rënë në luftën me COVID: Janë shokët tanë, i njihja! Brataj: Mund të ishim dhe ne te lista e tyre
Nuk ka mundur t'i përmbajë emocionet dhe lotët zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, pasi kujtoi 56 mjekët e rënë në luftën me pandeminë e COVID. E ftuar në "Repolitix", Rakacolli tha se i njihte shumicën prej mjekëve dhe se ka jetuar me ta vuajtjet nga sëmundja që i mori jetën
-
VIDEO
Sallabanda në Repolitix: Shqipëria një nga vendet me të dhënat më pozitive nga COVID në Europë
Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda tha se Shqipëria është një nga vendet që ka të dhënat më pozitive në lidhje me COVID në Europë. Ai tha se aktualisht Shqipëria ndodhet në 5 % e pikut, ndërsa Spanja ndodhet në 16 %. Në një lidhje për emisionin 'Repolitix', Sallabanda tha se është i kënaqur se situata në Shqipëri po përmirësohet dhe vijon vaksinimi masiv në vend.