• VIDEO

    Bushati: Mandati i tretë do të ketë një qeverisje të rinovuar dhe rimotivuar! PD dhe LSI nuk do të gjejnë asnjë fakt për manipulimin e zgjedhjeve

    #reportTV #lajmeshqip #lajme Partia Socialiste më 12 qershor do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm, në 30-vjetorin e krijimit të kësaj force politike, ku do të paraqesë edhe vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën Ervin Bushati i ftuar në Report Tv tha se ky do të jetë një kongres ku do të flitet për të ardhmen, dhe se PS do të rikonstrukturohet si një mekanizëm i pastër politik. ‘Është Kongresi ku do të flasim për të ardhmen. PS është një parti e zhvillimit. PS do të ristrukturohet si një mekanizëm i pastër politik.’- tha Bushati. Duke folur për mandatin e tretë, dhe krijimin e ri të kabinetit qeveritar, Bushati nënvizoi se kjo qeveri do të jetë, e pastër, e ndershme, e rinovuar dhe e motivuar. ‘Kemi hyrë në një territor të veçantë, ku në mandatin e tretë duhet të bëjmë më të mirë, duhet të jetë një qeverisje e pastër, e ndershme, e rinovuar dhe rimotivuar për të bërë gjithçka një shkëputje më të shkuarën. Do bëjmë një qeverisje ku piketat do të jenë në funksion të qeverisjes dhe jo tek emrat. PS ka luksin të bëjë qeverinë më të mirën në historinë e Shqipërisë. PS ka shumë prurje ka dhe ekspertizën dhe ka kapitalet më të mira njerëzore në vend. Do të krijojmë një administratë sa më pastër dhe sa më pranë qytetarëve. Të rrisim ekonominë dhe ta bëjmë sa më konkurencë dhe të fortë. Të rrisim rrogat minimale. Patjetër që një këto muaj ne duke u marrë me veten në fakt merremi me modelin e qeverisjes për katër vitet e ardhshme. Shqipëria ka një rrugë pa kthim drejt BE-së.’- tha Bushati. Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve, Bushati tha se populli e dha verdiktin e tij dhe se partitë kryesore tashme duhet të dinë që ta vlerësojnë. Bushati tha se mesazhi nga populli ishte i qartë edhe për LSI-në, ku tregoi se nuk id o partitë parazitare. ‘Në Shqipëri ka ardhur koha për një maturi politike, ku partitë kryesore të dinë që të vlerësojnë vendimin e zgjedhësve. Mesazhi për LSI ishte nga votuesit se qytetarët nuk i pëlqejnë partitë parazituese.’- tha Bushati. Bushati foli edhe për akuzat e opozitës për manipulim të zgjedhjeve, ku nënvizoi se PD dhe LSI nuk do të sjellin asnjë fakt pasi nuk ka. 'Edhe për zgjedhjet e 2025, ata kanë të njëjtin lider që ka humbur për 5 herë rresht, dhe e vetmja justifikim është se zgjedhjet sipas tyre u manipuluan. Basha hapi shampanjën e fitore ditën e dielë në orën 18:00. Nuk do të sjellin asnjë fakt manipulimi pasi nuk ka.'- tha Bushati.

  • VIDEO

    Zgjedhjet, KAS shqyrton ankimin e PD dhe LSI për rezultatin e Beratit, vendimi shtyhet për nesër! Salianji: Kemi bërë hetim, kërkesa s'ka argument ligjor

    KAS ka zhvilluar sot mbledhjen e rradhës për shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD dhe LSI për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Partitë opozitare kanë paraqitur provat e tyre lidhur me pretendimet që kanë me procesin zgjedhor por gjatë diskutimeve nuk kanë munguar as debatet.

    Përfaqësuesit e LSI kanë parashtruar pretendimet e tyre për shkelje në zgjedhje, kurse juristi i PS Eridjan Salianji tha se kanë bërë hetime dhe se komisionerët e të gjitha forcave politike kanë firmosur dokumentet edhe aty ku mund të ketë pasur ndonjë gabim material. Një debat është zhvilluar edhe mes përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike Marash Logu me anëtarin Ilir Rusmali. Logu ka kërkuar që KAS nuk të marrë provat nga prokuroritë, kërkesë kjo që erdhi pasi Rusmali i kërkoi të jepte prova për argumentet që dha lidhur me shkeljet në procesin zgjedhor apo siç pretendon opozita për blerjen e votave. Por, trupa e anëtarëve në përfundim për mbledhjes e  ka shyrë afatin e dhënies së vendimit për ditën e nesërme

  • VIDEO

    Nën akuzë për korrupsion e pastrim parash, shkon në 1 mln euro pasuria e sekuestruar nga SPAK për mjekun Edvin Prifti: Paraqiste fatura false për të mos paguar tatim

    #reportTV #lajmeshqip #lajme

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sërish sekuestro preventive mbi llogaritë bankare në emër të mjekut Edvin Prifti duke i sekuestruar shumën prej 51.479.368 Lekë dhe shumën prej 177.497 Euro ose në total mbi 73 milionë lekë. Më herët mjekut Edvin Prifti i është sekuestruar edhe 380 mijë euro, që iu gjet cash në zyrë dhe në shtëpi. Në total sekuestro e pasurisë nga SPAK ndaj mjekut Edvin prifti ka shkuar në 1 milionë euro. SPAK akuzon mjekun Prifti për korrupsion pasiv dhe për pastrim parash përmes skemave fiktive që kishte ngritur përmes dy kompanive dhe përmes tyre bënte transaksione fiktive bankare, Sipas SPAK, Edvin Prifti kishte ngritur një skemë e mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve. Gjithashtu nga verifikimi i llogarive bankare të mjekut apo personave fizik të regjistruar në emër të tij është konstatuar se Prifti kryente depozitime Cash në llogari bankare të hapura në banka të ndryshme të nivelit të dytë. Sipas SPAK shumat e parave të depozituara në bankë Cash, nga Edvin Prifti në llogaritë personale apo edhe kompanitë fiktive të krijuara prej tij janë produkte të veprës penale. Nëpërmjet dy kompanive të tij person fizik mjek kardiolog dhe kompanisë Cardio – MH dyshohet se Prifti ka prerë fatura fiktive duke kaluar paratë në bankat e nivelit të dytë për shërbime apo punë të pakryera. Aktualisht edhe këto kompani janë në sitën e SPAK dhe pritet që ndaj Doktorrit të vendos gjykata e lartë nëse do e rikthejë apo jo në qeli, pasi prokurori Altin Dumani ka bërë rekurs për lirimin e doktorit nga qelia. Aktualisht mjeku Prifti, është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit, ndërsa ndaj tij qëndron vetëm masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit në spital. Ndërkohë pritet që shpejt ai të merret i pandehur për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mashtrimit me taksat. Emri i Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

  • VIDEO

    Rindërtohet kisha e vjetër e Shëlbumit në Mirditë, mbahet pas 7 dekadash mesha e parë

    Këtë vit, festa e Shëlbumit ishte e veçantë për banorët e Lëkundës në Selitë të Mirditës. Përveçse në familjet e tyre, ata festuan në Kishën e re, që u ndërtua në themelet e së vjetrës falë kontributit të familjes së Nikoll Bushkolës.

    "Një ditë iu mbush mendja këtyre që ta bëjmë diçka për Kishën, për arsye se na ka ndihmuar. Dhe në këtë kohë që na ra edhe COVID-19, unë ia dedikoj çdo gjë Zotit dhe për këtë vendosëm të bëjmë diçka. Fëmijët i kam jashtë. Jam shumë i kënaqur dhe i gëzuar për rindërtimin e kishës", u shpreh Nikoll Bushkolaj, banor i Lëkundës.

    Pas 7 dekadash në kishën e Shëlbumit është mbajtur mesha e parë. Banorët të zonës por dhe vizitorët iu bashkuan ritualit fetar të drejtuar nga Ipeshkvi i Rrëshenit Gjergj Meta, ndërkohë inaugurimi i Kishës përkoi me festën  e fetare të Shëlbumit.

    "Mund të kthehet në një pikë referimi për të paktën 1 herë apo 2 herë në vit të banorëve që janë shpërngulur nga këtu por që mund të vijnë për të rikujtuar rrënjët, për të ndenjur së bashku. Po ashtu mund të jetë një pikë atraksioni për turistët", tha ipeshkvi i Rrëshenit.

     

    "Kjo është një kishë në përkujtim të Shëlbumit, të asaj kishe që ka qenë një nga elementët më të rëndësishëm të historisë, kulturës dhe trashëgimisë fetare të banorëve të kësaj ane", u shprehBardhok Pulaj, drejtor i Arsimit.

    Ipeshkvi i Rrëshenit Gjergj Meta thotë se ky objekt kulti ka vlera të jashtëzakonshme historike dhe ky vend duhet të kthehet në një pike pelegrinazhi dhe një atraksion turistik. Kisha e Shëlbuemit daton që në vitin 1830, por ishte shkatërruar gjatë regjimit komunist. Ky objekt kultin ndodhet poshtë Majës së Shëlbumit, ndërsa aty ndodhen dhe varret e vjetra të Lëkundës.

  • VIDEO

    Basha për ankimimet në KAS: Refuzojnë t’iu kërkojnë organeve shtetërore provat e manipulimit! 25 prilli ditë vjedhjesh, rezultati i papranueshëm

    #reportTV #lajmeshqip #lajme

    Ndërsa PD vijon mbledhjet në KAS për ankimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit në 9 qarqe, ka ardhur edhe një reagim nga kreu i PD Lulzim Basha, i cili tha se sipas tij refuzohet që t’iu kërkojnë organeve shtetërore provat e manipulimit, të cilat sipas tij nxjerrin zbuluar shkeljet. Kryetari i Partisë Demokratike nga Fieri, tha se betejën që ka nisur për shqiptarët do ta vijojnë. Ndër të tjera kryedemokrati ka hedhur akuza se 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh, sipas tij në më të madhen në 30 vite. Vullneti i qytetarëve më 25 prill u tjetërsua. U tjetërsua përmes përdorimit masiv të makinerisë shtetërore në kundërshtim flagrant me ligjin, u tjetërsua përmes vjedhjes dhe përdorimit si në kohët e sigurimit të shtetit të dhënave personale të qytetarëve për t’i intimiduar ata. U tjetërsua duke e nxjerr zbuluar atë që e di gjithë bota, e di gjithë Europa, e di Amerika, të cilët janë shprehur qartë për nevojën për ndryshim. Binomin Rama-Krim, regjimin Rama-Doshi i cili kësaj radhë ka lënë gjurmët e gishtave kudo. Jo vetëm në Shkodër, por kudo, nga Vermoshi në Konispol, edhe këtu në Fier. Pra, kjo betejë nuk ishte për pushtetin tonë, e kam thënë prej ditës së parë, e keni dëgjuar nga goja ime, e keni dëgjuar nga goja e përfaqësuesve tanë politikë, e kandidatëve tanë në çdo takim fushate. Ndaj dhe moto dhe mesazhi kryesor i fushatës tonë ngërthente atë që do çdo shqiptar, çdo shqiptar pa përjashtim: Bashkë për ndryshim, Shqipëria Fiton! Sepse beteja ishte për shqiptarët, sepse beteja vazhdon të jetë për shqiptarët. Sepse sot më shumë se kurrë ata kanë nevojë të shpresojnë, të besojnë dhe të drejtohen e të udhëhiqen për t’i nxjerrë nga një hall i cili është edhe më i madh se ai që kishim para 25 prillit.Të gjithë shqiptarët e dinë që 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh, më të madhen në 30 vite. Nuk mjafton ndëshkimi i tyre, gjëja e vjedhur duhet t’i kthehet të zotit", ka thënë Basha. Basha ka theksuar se rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet nga demokratët, ndërsa shtoi se kushdo që vazhdon të mendojë se do të ketë bashkëpunim Basha-Rama, nuk bën gjë tjetër vetëm ‘çirakun’ e Kryeministrit. "Edhe një herë, askush të mos ketë asnjë dyshim, rezultati i masakrës elektorale të 25 prillit është i papranueshëm dhe nuk do të pranohet kurrë. Shanset për të bashkëpunuar me hajdutin e shpresës së shqiptarëve, me njeriun, me regjimin Rama-Doshi, që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin që e duan të gjithë, po them të gjithë, edhe socialistët, shanset, pra, opsioni për të bashkëpunuar me këtë krim që u krye faqe gjithë shqiptarëve dhe botës, janë zero. Kush nuk e ka dëgjuar, le ta dëgjojë. Kush nuk e ka kuptuar, le të ngrejë dorën Partia Demokratike ka lindur si një parti e lirisë dhe kjo na ka mbajtur një parti të madhe edhe në kohë të vështira dhe kjo na ka zmadhuar edhe më shumë në betejën tonë për t’i kthyer shqiptarëve shpresën dhe për të luftuar dhe punuar për ta", shtoi kryedemokrati.

  • VIDEO

    'Kjo e lehtëson njeriun', Rama nxjerr video nga vaksinimi i të moshuarve: Nuk do të ndalemi derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm

    Vaksinimi masiv vijon pa u ndalur dhe kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku disa të moshuar që marrin dozën e dytë e vaksinës e falenderojmë për nisjen e këtij procesi.

    "E bëmë skemi asnjë dhimbje". "Organizmi i shkëlqyer. Unë jam e kënaqur". "Tepër i kënaqur, shumë qetë, rregull". "Erdha me kënaqësi për ta bërë". "Shumë qetë, asnjë problem i ftoj të gjithë të bëjnë vaksinën". "Kjo është një gjë që e lehtëson njeriun". "Besoj se do jem mirë, edhe pranvera vera do të bëjnë të vetën, kështuqë do të jemi shëndosh", thanë disa nga të moshuarit.

  • VIDEO

    Aksident në Tiranë, kamioni përplas një person me biçikletë! Transportohet për në spital

    Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme. Në Tiranë, në vendin e quajtur kryqëzimi i arkivës, një kamion ka përplasur një person me biçikletë.

  • VIDEO

    Aksident i rëndë me 2 viktima në Lushnjë, humbin jetën babë e bijë

    Një aksident i rëndë me 2 viktima ka ndodhur ditën e sotme në Lushnjë në fshatin Bubullimë. Si pasojë e aksidentit kanë humnbur jetën babai me të bijën.

    Ndërkohë që trupat e viktimave ende nuk janë nxjerrë nga makina. Ende nuk dihen detaje të tjera si ka ndodhur aksidenti.

  • VIDEO

    Makina përfundon në lumë, dalin pamjet ku humbi jetën 2 persona

    Një aksident tragjik ka ndodhur në Lushnje ku ka humbur jetën babë e bijë. Report Tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se makina ka përfunduar e përmbysur në lumë. Aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Bubullime të Lushnjes.

    •  
  • VIDEO

    Nuk u lejohet kthimi me pasagjerë, taksistët dhe shoferët e furgonave në Korçë dalin në protestë: Po na gjobisin me 50-250 mijë lekë

    Shoferët e furgonave dhe taksive në Korçë kanë dalë ditën e sotme në protestë. Dhjetra drejtues kanë dalë në protestë pas një vendimi të marrë nga Bashkia e Korçës, pasi nuk u lejohet transporti i udhëtarëve me taksi brenda rrethit në kthim. Shkaku i protestës së shoferëve është se ata pretendojnë se nuk po lejohen që të kthehen me pasagjerë në automjet.

  • VIDEO

    Reshjet e breshërit, reagon drejtori i Bujqësisë në bashkinë Shkodër: Janë dëmtuar rreth 350 ha tokë me të mbjella! Fermerët i bëjnë apel qeverisë për ndihmë

    Reshjet e pazakonta të breshërit dhe të shiut që kanë përfshirë qytetin e Shkodrës, kanë shkaktuar dëme të madhe në bujqësi. Drejtori i Bujqësisë në bashkinë Shkodër Alban Sekja thotë se janë rreth 350 ha tokë që kanë dëmtime të shumta në bujqësi.

     
  • VIDEO

    Gjendet një predhë luftarake e Luftës së Dytë Botërore në Vlorë, dyshohet se është e paplasur

    VLORË- Gjendet një predhë luftarake e dyshuar e Luftës së Dytë Botërore. Predha është gjetur nga banorë të fshatit Peshkëpi në Vlorë.

    Ka qenë një banorë i zonës ai i cili ka pikasur predhën në afërsi të tokave bujqësore. Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur në predhën.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv