• VIDEO

    Vrau aksidentalisht shokun e tij, autori pret kokulur vendim e gjykatës! Masa pritet edhe për 6 miqtë e tjerë të viktimës

    Gjykata e Tiranës pritet të jap masën e sigurisë për 7 persona e përfshirë në vrasjen e Mehmet Qemës në zonën e 5 Majit në Tiranë.

    28-vjeçari Marjus Dema i cili vrau shokun e tij është shfaqur kokulur dhe tepër i mërzitur në seancën gjyqësore, ku pritet të marrë dhe masën, ku policia ka kërkuar ‘arrest me burg’.

  • VIDEO

    'Me shpatë, do ju presim duart', i doli video duke kërcënuar gjatë numërimit të votave, drejtuesi i LSI në Berat: Faleminderit, se me rikthyet humorin! Blofi i radhës nga të mjerët

    Një video e drejtuesit politik të LSI  Berat, Ardit Çelës, është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku ai dëgjohet duke kërcënuar me 'prerje' duarsh gjatë numërimit të votave në këtë qark. Në video Çela shikohet i ulur në karrige, ndërsa dëgjohet të thotë "bam-bam, me shpatë në dorë". Ndërkohë, me një reagim në Facebook, Çela thotë se në fakt video është e prerë dhe se ngjarja nuk ka ndodhur siç duket aty.

  • VIDEO

    Analiza e sinqertë e kuksianit: PD sot për sot nuk ka zot shtëpie, na mori në qafë Berisha

    Një zotëri nga Kukësi telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai bëri një analizë të sinqertë të zgjedhjeve dhe tha se: PD sot për sot nuk ka zot shtëpie dhe se në qafë i ka marrë Berisha. Ndiqeni opinionin e tij.

  • VIDEO

    “Njerëzit po vriten si pula” qytetari: Më ekzekutuan shokun e ngushtë, të rikthehet ish-ministri Brendshëm

    Një qytetar nga Cërriku u bë pjesë mëngjesin e sotëm në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se i kanë vrarë shokun e ngushtë dhe se njerëzit po vriten si pula e për këtë kërkoi që në detyrë të rikthehej ish-ministri i Brendshëm duke nënkuptuar Saimir Tahirin.

  • VIDEO

    “Turp,vetëm burg dinë”,zonja nga Leskoviku s’përmbahet: Fshatarët po vdesin,ja si u vodhën votat

    Shumë e irrituar dhe nuk u përmbajt një zonjë nga Leskoviku që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ajo tha se kjo qeveri vetëm burgun di dhe se fshatarët dhe pensionistët po vdesin. Telefonuesja e mbylli duke thënë se në zonën e saj votat u blenë dhe madje tregoi edhe mënyrën se si.

  • VIDEO

    Fundi tragjik i Hysni Lepenicës në Grehot

    Prishja e njëanshme e Marrëveshjes së Mukjes prej krerëve komunistë, nuk do ti ndalte nacionalistët e Ballit, në planin e tyre, për të vijuar luftimet dhe për të organizuar më tej strukturat ushtarake të Ballit Kombëtar. I emëruar me detyrën si Komandanti i Ballit për 5 prefekturat e Jugut, Hysni Lepenica, do të vijonte organizimin dhe shtimin e rradhëve të luftëtarëve të tij dhe betejat kundër fashistëve deri në ngjarjen e rëndë në Grehot të Gjirokastrës, ku ai bie heroikisht duke luftuar ndaj divizionit italian "Peruxhia".

  • VIDEO

    Rama poston videon nga terminali i ri i autobusëve në Korçë: Sjell një standard të ri për qytetarët

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtune duke publikuar pamje nga terminali i ri i autobusëve në qytetin e Korçës.

    Ndërsa ka shpërndarë në facebook një video të terminalit të ri, Rama thotë se ai sjell standard të ri për qytetarët.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 15 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga skema e re e siguracionit te makinave te dyshime per lidhjet e Ilir Metes me ekstremistet grek e deri tek ndaje mendjen Luli.

  • VIDEO

    Ushtarakët shqiptarë surprizojn oficerin për ditëlindjen

    Në përgatitje të Defender 21 nuk ka vetëm stërvitje mes trupave shqiptare e atyre amerikane, por edhe momente emocionuese. E tillë ka qenë stërvitja dje për ushtarin shqiptar Ardit Sema, efektiv i batalionit të dytë të këmbësorisë, që festoi 30-vjetorin në parkun kombëtar të Bizës, ndërsa u surprizua nga kolegët që e uruan duke i çuar atij edhe një tortë. Ministri i Mbrojtjes ka shpërndarë një video nga momenti, ku duket efektivi teksa përlotet nga emocionet.

  • VIDEO

    Anëtari i KAS: Për Beratin vendosim nesër se çfarë provash të LSI do pranojmë! Ardit Çela: Mandati u mor me dhunë për 77 vota! Në 24 qendra votimi më shumë fleta votimi se votues

    Komisioni i Animimeve dhe Sanksioneve pritet që të ketë proces maratonë që do të zgjasë në kohë në lidhje me shqyrtimin e 19 kërkesave ankimore që i janë drejtuar nga PD, LSI dhe kandidatët e pavarur të Vetëvendosjes! Në një lidhje me emisionin ‘Pa protokoll” në Report Tv, ishin edhe anëtari i KAS, Ledio Braho dhe kandidati i LSI për Beratin, Ardit Çela. Braho tha se për qarkun e Beratit, LSI ka dy kërkesa e para që po shqyrtohet është pavlefshmëria në disa qendra votimi në qarkun Berat dhe e dyta për rinumërimin e disa qendrave votimi, kërkesë që nuk është marrë ende në shqyrtim. Në seancën e sotme tha Braho, u shty pasi kishte shumë prova nga LSI dhe nesër do të merret vendimi se cila nga këto prova do të pranohet dhe a do të kërkohen nga KAS prova shtesë të tjera për këtë qark. Braho tha se LSI pretendon se në disa qarqe ka më shumë fletë votimi se votues. Ndërsa nga ana tjetër kandidati i LSI, Ardit Çela, i cili humbi mandatin e tij në qarkun Berat për 77 vota, tha se ka pasur parregullsi të mëdha në 24 qendra votimi, ku kutitë janë mbushur me fletë votimi tepër dhe se nuk ka një raport se kush ka votuar, duke pretenduar se këtu mandati është marrë me dhunë.

  • VIDEO

    Kokaina shitej në Tiranë, efektivi i RENEA-s u kap me drogë në dorë! Pamjet dhe dinamika e arrestimit të tij dhe 2 trafikantëve, prej ditësh nën vëzhgim

    Një efektiv i forcave RENEA, është arrestuar pasi është kapur me 1 kg e 88 gramë kokainë. Në pranga ka rënë efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi, 28 vjeç nga Fieri, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ded Nimani, 62 vjeç i dënuar më parë për trafikim droge dhe kishte vetëm një vit që ishte liruar dhe Luan Gaçi, 43 vjeç.

    Efektivi i forcave RENEA, Liçi jo vetëm që ishte posedues i kokainës, por vepronte edhe si mburojë e 2 trafikantëve të tjerë të cilët kishin mundësi të lëviznin të lirë për trafikun e drogës, në mburojën e një efektivi policie.  Sipas policisë kokaina blihej nga 3 të arrestuarit në sasi 1-2 kg dhe më pas shitej në zona të ndryshme të Tiranës.

  • VIDEO

    Vrasja e Everest Çakës, gazetari në 'Pa Protokoll': Një person u shoqërua pas ngjarjes! U arratis nga komisariati i Elbasanit duke shfrytëzuar momentin që shkoi në tualet

    Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Everest Çakës në Elbasan, ku bëhet me dije se për ekzekutimin e tij Policia shoqëroi pas ngjarjes një person të identifikuar si Mirjan Dedja. Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin "Pa Protokoll" në "Report TV" se Dedja u shoqërua si një person që mund të kishte dijeni për ngjarjen, pasi edhe ai sapo ishte kthyer nga Spanja, vend ku edhe viktima shkonte shpesh. Por pas më shumë se 48 orësh në komisariatin e Elbasanit, ai u arratis duke shfrytëzuar një moment që shkoi në tualet. Sipas gazetarit, Dedja ka mohuar përfshirjen në ngjarje, ndërsa ka dhënë edhe një alibi, duke treguar me detaje se ku ka qenë në momentin që ka ndodhur ngjarja. "Pas ekzekutimit policia ka shoqëruar disa persona, mes tyre edhe Dedja, si person q mund të kishte dijeni për ngjarje. U bë lidhja sepse edhe ky person ishte kthyer nga Spanja dhe mund të ketë patur rol në ekzekutimin e tij. Ai është mbajtur i shoqëruar edhe përtej orës që lejon ligji në komisariat. Nuk ka pranuar se ka lidhje me ngjarjen ka dhënë edhe një alibi me detaje se ku ka qenë. Në një moment të caktuar ai ka mundur të arratiset nga dhomat e shërimit në policinë e Elbasanit, ka shfrytëzuar një moment që shkoi në banjë dhe është larguar. Ka qenë orët e para të mëngjesit ku edhe vigjilenca e efektivëve bie. Ai ka thënë në një intervistë sot që është i gatshëm të vetëdorëzohet në rast se i japin garanci se nuk do arrestohet", tha gazetari në "Pa Protokoll". Everest Çaka u ekzekutua në një atentat të mirëorganizuar tre ditë më parë, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Policia në lidhje me shoqërimin e Mirjan Dedjas dhe më pas arratisjen e tij dhe po ashtu as emra personash të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. Dyshohet se urdhri për ekzekutimin e Çakës ka ardhur nga jashtë Shqipërisë, pasi Çaka kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë, pas vrasjes së Arjan Spahiut në nëntor të vitit të kaluar në Belgjikë. Kjo është pista kryesore ku po heton prokuroria, ndërsa një pistë tjetër është edhe ajo e hakmarrjes, për shkak të hasmërisë që viktima kishte, pasi 11 vite më parë i është ekzekutuar në Barcelonë vëllai, ku të dyshuar për vrasjen e këtij të fundit kanë qenë Florenc Alikaj dhe Zenel Mahmuti. Pas vrasjes së vëllait të Everest Çakës, katër vrasje të tjera u regjistruan në Elbasan, që ishin të afërm të dy personave të dyshuar si autorë të ekzekutimit të tij.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv