-
VIDEO
Vrasja e Everest Çakës, momenti dramatik kur bashkëshortja e plagosur përqafon viktimën në makinë
Report Tv ka siguruar pamjet pak pas vrasjes së Everest Çakës dy net më parë në Elbasan, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash teksa ndodhej në makinë së bashku me gruan e tij.
Në video shihet teka bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e mban në krahë dhe është e traumatizuar nga ngjarja, ndërkohë që nuk lejon mjekët që të ndërhyjnë.
Everest Çaka mbeti i vdekur në vend, teksa udhëtonte në makinë me bashkëshorten e tij e cila mbeti e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Bashkëshortja e Çakës ka deklaruar në dëshminë e saj se makina e tyre është goditur nga prapa dhe ato kanë menduar se mos ishte një aksident. Në ato momente, sipas dëshmisë së bashkëshortes është afruar në person i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të Everestit.
Ndaj Çakës është qëlluar me 12 plumba nga një distancë e afërt, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Policia ka shoqëruar 20 persona për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.
Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut. Ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është edhe larja e hesapeve mes bandave dhe prishje e pazarit të drogës. Para 10 ditësh, Everest Çaka është marrë në pyetje nga prokurorë belg në lidhje me vrasjen e kushëririt të tij Arjan Spahiut, të cilët po hetojnë për zbulimin e vrasjes.
-
VIDEO
Besimtarët myslimanë në Gjirokastër festojnë Fitër Bajramin: Është dita e sakrificës për njerëzit
Dita e Fitër Bajramit është festuar nga qindra besimtare myslimanë në Gjirokastër ku që në orët e para të mëngjesit, janë mbledhur në Bashtene e Teqesë për të marrë pjesë në ceremoninë e lutjes në përfundim të agjërimit.
Në xhaminë e qytetit gjatë mesditës e sotme kanë marrë pjesë në ceremoninë pritëse nga komuniteti mysliman gjirokastrit, drejtues te institucioneve vendore si kryebashkiaku Flamur Golemi, prefekti Odise Kote apo dhe kreu i Këshillit te Qarkut Lindita Rova. Nga ana e tyre këta të fundit kanë uruar besimtaret myslimane gjirokastrite me rastin e ditës se madhe të Fitër Bajramit që është dita e sakrificës për njerëzit.
Myftyu i Gjirokastrës Avni Goma, ka përshëndetur përmes një urimi të gjithë besimtaret gjirokastrite në këtë ditë të shënuar.
-
VIDEO
Lame i jep lejen e legalizimit xhamisë së Lushnjës: Hera parë një institucion paditet se bën punën
Në këtë ditë të Fitër Bajramit, drejtori i Kadastrës Artan Lame, ka zgjedhur t'i dorëzojë Myftinisë së Lushnjës certifikatën e legalizimit të xhamisë së qytetit. Xhamia kryesore e Lushnjës e ndërtuar në vitin 1938 dhe e rindërtuar në vitet 90, nuk ka pasur certifikatë pronësie dhe kjo është mundësuar vetëm së fundmi.
Në një prononcim për mediat e pranishme Lame foli për çështjen e denoncimeve të PD-së që ky institucion ka përdor lejet e legalizimeve në fushatë zgjedhore.
"Ne e kishim përgatitur që përpara zgjedhjeve por në atë batërdinë e atyre ditëve që u sulmuam nga këdo thamë më mirë e lëmë për më pas. Dhe ndaj zgjodhëm këtë ditë. Ne po sot i kemi dhënë lejen e legalizimit edhe një objekti kulti tjetër në Kavajë. Deri tani nga ana e PD të paktën mbi 20 raste janë të denoncimeve në prokurori për institucionin e Kadatrës për periudhën e fushatës zgjedhore. Duhet të jetë hera e para në histori që një institucion denoncohet se bën punën e tij", tha ai.
Kujtojmë se në përiudhën e fushatës elektorale një prej 'kuajve të betejës' së Partia Demokratike ishin edhe denoncimet për pretendimet e saj se lejet e legalizimeve po përdoreshin nga institucionet për të blerë vota.
-
VIDEO
Festa e Fitër Bajramit, besimtarët në Korçë urojnë njëri-tjetrin për më shumë begati
Në qytetin e Korçës, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, qindra besimtare myslimanë mëngjesin e sotëm, u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit.
Në xhaminë e Iljaz Bej Mirahori në Korçë, besimtarët ishin të shumtë në numër brenda dhe jashtë ambienteve të kësaj xhamie ku u fal namazi, duke bërë të pamundur ruajtjen e distancës.
Riti i faljes së Fiter Bajramit u drejtua nga myftiu Ledian Cikalleshi i cili në këtë ditë të shenjtë uroi të gjithë besimtarët.
Pas faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati dhe shpresa në familjet e tyre.
-
VIDEO
Vrau shokun e tij, prokuroria kërkon burg për Marjus Demën! Laboratori i ‘Bitcoin’ sapo kishte nisur prodhimin e kriptomonedhave
Vrasja e Mehmet Qemës, prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktoj ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.
Arma e sekuestruar tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse ëhstë përdorur apo jo në krime të tjera.
Ndërkohë që 4 shokët e tij prokuroria po kryen hetimet për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimin e vendngjarjes. Laboratori i monedhave digitale, kriptomonedha gjetur pas krimit rezulton se ishte ndërtuar para disa muajsh dhe sapo kishte nisur prodhimin.
Asnjë nga të ndaluarit nuk e kanë pranuar pronësinë e laboratorit të kriptomonedhave, por sipas prokurorisë dyshohet se të gjithë të arrestuarit kanë patur dijeni.
27-vjeçar Mehmet Qema nga Hasi, u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool dy ditë më parë. Qema pasi u qëllua nga miku i tij u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën.
Report Tv siguroi dëshminë paraprake të autorit, i cili me lot në sy ka thënë në polici se nuk e dinte që arma ka qenë e mbushur me plumba dhe se ngjarja ndodhi nga pakujdesia.
Në polici dje, përveç autorit janë vetëdorëzuar edhe Frenkli Myftari, 29 vjeç, Erlind Pekën, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, të gjithë miqtë të viktimës dhe autorit dhe ishin në një tavolinë gjatë kohës që ndodhi vrasja, të cilët u shpallën në kërkim pas ngjarjes.
Në videon e siguruar nga Report Tv pak minuta para se të ndodhte vrasja, dukej 28-vjeçari Marjus Dema, ka marrë armën dhe ia ka drejtuar viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë. Mësohet se kur e ka qëlluar Qema ka qenë i ulur në tavolinë me shokët dhe ka marrë një plumbi që ka rezultuar fatal.
Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar disa dëshmitarë, ku shumica janë miqtë të tyre, të cilët ishin të pranishëm gjatë vrasjes. Pritet që dëshmitë e tyre, por edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth të sekuestruara nga policia të sjellin zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në lokalin e marrë me qira nga Marjus Dema, kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, ndërsa kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik.
-
VIDEO
Imzot George Frendo uron besimtarët myslimanë: Këto festa të jenë rast për t’u bashkuar
Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot George Frendo ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
‘Uroj që këto festa të jenë rast për t'u bashkuar sa më shumë me njëri-tjetrin’- tha Imzot Frendo.
-
VIDEO
Besimtarët mysliman në Fier falin Namazin në xhaminë e qytetit
Besimtarët mysliman të qytetit të Fierit kanw falur Namazit e Fitër Bajramit në xhaminë e madhe të qytetit. Report Tv sjell pamjet teksa shihen që kanë qenë të shumtë besimtarët të cilët kanë zgjedhur që këtë rit fetar ta kryejnë në xhami, duke bërë që fatkeqësisht të jetë e vështirë, po thuajse e pamundur mbajtja e distancës, siç edhe ish- myftiu i Tiranës, Ylli Gurra paralajmëroi një ditë më parë. Myftiu i Fierit Mikel Hazizolli ka uruar të gjithë besimtaret mysliman me rastin e festes së Fitër Bajramit.
-
VIDEO
Fitër Bajrami/ Kryemadhi uron besimtarët: Dita e madhe e krijimit të një jete të re
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët mysliman në këtë ditë të rëndësishme, duke e quajtur si ditën e krijimit të një fryme të re.
"Kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita. Dua t'i urojë të gjithë shqiptarët, sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re të një frymë të re, një solidaritet për të cilët shqiptarët këtë Fitër Bajrami se në këto ditë të rëndësishëm të bashkimit, janë të rëndësishme për këtë institucion që është më i rëndësishmi", tha Kryemadhi.
-
VIDEO
Fitër Bajrami rikthen faljen e namazit në sheshin 'Genscher' në Elbasan
Këtë mëngjes, edhe në Elbasan mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur sheshin “Gensher” për ceremoninë e faljes së namazit. Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar pandemik me kufizime të forta, besimtarët u lejuan të grumbullohen në shesh, aty ku u vërejt një pjesëmarrje e lartë e tyre. Ligjerata për të gjithe besimtarët u mbajt nga myftiu Agim Duka i cili foli për simbolikën e Fiter Bajramit .
Entuziastë janë shprehur edhe besimtarët të cilët këtë vit kanë mundur ta falin në ambient të hapur bashkë Fiter Bajramin. Ata janë shpresëplotë se këtë vit do ti kthehemi normalitetit , duke iu referuar pandemisë e cila prej më shumë se një viti kërcënon mbarë globin.
-
VIDEO
Fitër Bajrami/ Meta: Kjo ditë të na frymëzojë për një shoqëri me solidare, më njerëzore, më bashkëpunuese
Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në selinë e Komunitetit Mysliman, teksa ka pasur një urim për të gjithë besimtarët. Ai tha se kjo festë e Fitër Bajramit, duhet të shërbejë për të krijuar një shoqëri me solidare, më njerëzore, më bashkëpunuese.
"Ishte kënaqësi për të uruar sot udhëheqësit e Komunitetit Mysliman me rastin e festës s Bajramit, për t'i uruar të gjithë, për të vlerësuar sakrificat e besimtarëve gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë, për të shprehur mirënjohjen për ndihmat që kanë dhënë dhe njëkohësisht për të uruar që këto sakrifica të na shërbejnë të gjithëve për të na frymëzuar për një shoqëri me solidare, më njerëzore, më bashkëpunuese", tha Meta.
Ai është pyetur edhe nëse do të jetë i pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, por kreu i shtetit nuk zgjodhi që të kthente një përgjigje.
“Vazhdojmë festën dhe mbarësi dhe gëzime të gjithëve”, u shpreh Meta.
-
VIDEO
Besimtarët në Shkodër falin Bajramin, myftiu e nis lutjen për myslimanët në Palestinë
Besimtaret myslimane në Shkodër ashtu si në të gjithë vendin kanë kremtuar festën e Fitër Bajramit në xhamitë e qytetit te Shkodrës. Myftiu i Shkodrës, ka marrë pjesë në ceremoninë e faljes së Fitër Bajramit në Xhaminë Ebu Beker në qendër të qytetit të Shkodrës.
Në fjalën e tij para besimtareve, Myftiu i Shkodrës e ka nisur lutjen e tij për myslimanet në Palestinë të cilët po kalojnë kohë trazirash mes luftrash, të cilën e cilësoi si nje çështje fetare.
Myftiu i Shkodrës në diten e Bajramit, u ndal tek angazhimi që duhet nga të gjithë ndaj brezit të ri, drejt punës, dhe të mos e leje vendin për shkak të politikave të gabuara e kane varfruar sidomos Shkodren.
Festa e Fiter Bajramit, për mbarë besimtarët myslimane vjen pas një muaji agjerimi, lutje para zotit, një muaj sakrificë dhe devocioni për mbarë besimtarët.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun 13 maj 2021, atentate dhe vrasje, a ndiheni të rrezikuar?
Diskutime për atentatet mafioze dhe vrasjet e ditëve të fundit. Telefonuesit flasin edhe nëse ata vetë ndihen apo jo të rrezikuar