-
VIDEO
Dita Botërore e Infermierëve, Manastirliu: 11 infermierë nuk e fituan dot betejën me COVID, humbje e madhe për sistemin shëndetësorë
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vlerësoi infermierët për punën e tyre në situatën e vështirë të pandemisë së COVID. Gjatë fjalës së saj në aktivitetin e mbajtur nga 'Urdhri i Infermierëve', në kuadër të Ditës Botërore të Infermierëve, Manastirliu u shpreh se janë mbi 500 mijë mjekë e infermierë që përfitojnë bonusin special.
-
VIDEO
Gjirokastër, KAS pranon vetëm provat e partive, rrëzohen kërkesat e PD dhe LSI për të siguruar prova të tjera shtesë nga institucionet
Në mbledhjen e sotme, KAS ka rrëzuar kërkesën e LSI për të marrë prova nga institucionet shtetërore për emigrantët e penguar të votojnë. si edhe kërkesën e PD për të marrë prova shtesë nga institucionet prokurori, polici.
-
VIDEO
13 vjet praktikante, 27 vjeçarja mësuese e shkencave fetare rrëfen lidhjen me Islamin: Ramazani muaji i sakrificës! Çelja e iftarit, momenti më i lumtur për besimtarët
Muaji i Ramazanit është një muaj, ku çdo besimtar mysliman e gjen veten të përkushtuar në argjërim në emër të krijuesit. Report TV sjell historinë e 27 vjeçares Migena Janit mesuse e shkencave fetare e cila ka mbi 12 vite që është praktikante e besimit islam.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Si zbuloi SPAK origjinën e pasurisë së 3 ish gjyqtarëve të lartë, dhurime të rreme, pazare me trafikantë e mashtrime! Hetimet që fundosën Selimin, Lulon e Deden
Zbulohen detaje nga hetimet e SPAK mbi pasuritë e paligjshme të gjyqtarëve të nivelit të lartë që u shkarkuan nga Vetingu. Shkëlzen Selimi bleu karburantin në ankand me para cash dhe duke rrëzuar akuzën për trafik droge ndaj përmbaruesit. Fatos Lulo kamufloi pasuritë e paligjshme në emrin e motrës. E paraqiti si biznesmene, por ishte thjeshtë një punonjëse. Bashkim Deden e nxori zbuluar dëshmia e mirëmbajtësit të kompleksit në Gole
-
VIDEO
Rama: Paga e infermierëve do të rritet me 40% gjatë mandatit të 3! Shqipëria e Finlanda me riskun më të ulët në Evropë nga COVID
Në ceremoninë e zhvilluar në nderim të infermierëve e infermierëve, kryeministri Edi Rama, njoftoi se gjatë mandatit të tretë pagat e tyre do të rriten, në një nivel 40 %. Ai tha punonjësit shëndetësor, që fusin duart në xhepat e shqiptarëve, nuk përfaqësojnë armatën e madhe të infermierëve, të cilët janë sipas tij të nderuar në atë çka bëjnë.
-
VIDEO
Ramës i jepet certifikatë si 'miku i infermierëve', por e refuzon: Do vij ta marr kur të kem rritur rrogën tuaj me 40%
Në ditën ndërkombëtare të infermierëve kryeministrit Edi Rama i është dhënë një certifikatë mirënjoheje si miku i infermierëve por ky i fundit ka refuzuar ta marrë. Rama tha se do të vijë ta marrë kur të rritet paga e infermierëve me 40%.
“Me lejen tuaj sdua ta marr certifikatën refuzoj ta marr sepose smë takon, por duke qenë se sdoni ta lini në siklet presidenten, certifikatën ta mbajë urdhri dhe unë do e marr pasi rroga të jetë rritur 40%. Se të vij unë këtu për tu përulur para jush dhe në fund të marr prapë unë çmimin, do na çoni në portokalli. Unë se marr këtë se meritoj. Kjo nuk shkon.Llampën mdo e marr se do më kujtojë që duhet të shkosh të marrësh ceritifikatën. Atë do e marr kur të jetë rritur paga e infermierëve 40%”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Fëmijët e të rënëve në krye të detyrës gjatë pandemisë ndihmë nga shteti deri në moshën 18-vjeç
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se vendimi i parë i qeverisë së tij, në mandatin e tretë do i kushtohet fëmijëve të të rënëve në krye të detyrës, përfshirë këtu edhe mjekëve. AI ka bërë me dije se për ta do të ketë një kujdes të posaçëm nga shteti deri kur të mbushin moshën 18 vjeç.
"Kemi qenë të tunduar për të bërë nderimet përkatëse, por në fund kemi mbetur të mendimit që nderimet duhen bërë në fund të kësaj lufte dhe prandaj jam shumë mirënjohës urdhrit të Infermierëve për këtë mundësi që na jep që të nderojmë me përulësi dhe mirënjohje ato që nuk janë më mes jush dhe njëkohësisht ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t'ju përcjell juve shprehjen më të sinqertë të respektit dhe mirënjohjes, sepse ju e dini që cilido prej jush. Një falenderim shumë të madh për të gjithë ju dhe kolegët që nuk janë këtu sot me ne për shkak të detyrës. Nga ana tjetër, duke parë fotografitë e kolegëve dhe kolegeve që humbën jetën në këtë përpjekje më duket vendi i duhur për ta përsëritur një angazhim që e kam marrë që përpara ditës së zgjedhjeve që vendimin e parë të qeverisë së re ne do ia kujtojmë atyre që quajmë me plot gojës fëmijë të Republikës, vajzat dhe djemtë e të gjithë njerëzve që i kanë shërbyer qytetarëve dhe shtetit dhe kanë rënë në krye të detyrës dhe fëmijët e të rënëve në krye të detyrës mes bluzave të bardha nuk do jenë vetëm pasi me këtë ligj të ri, për ta deri në ditën e daljes së tyre të pavarur në jetë do të kujdeset shteti në mënyrë të posaçme", tha Rama.
-
VIDEO
Dita ndërkombëtare e infermierëve/ Soreca: Përmirësimi i kushteve të punës, çështje që duhet të adresohen! BE ju mbështet
"Kundër këtij virusi dhe vaksinimi më lejoni që të falenderoj të gjithë infermierët e 4 spitaleve të COVID në Tiranë, por edhe në qytete. Dua të shpreh vlerësimin tim, për të gjithë që ishin në vijën e parë të luftës. Infermierët u bën ura bashkëpunimi, ne jemi të vetëdijshme se mungesa e stafeve për shkak të mbingarkesës janë çështje që duhet të adresohen, për të përmirësuar kushtet e punës dhe për t'i rritur ato profesionalisht dhe BE ju mbështet. Rreth 10 mln Euro vetëm për vaksinat e emergjencat", tha Soreca.
-
VIDEO
Rama në takim me infermierët nga e gjithë Shqipëria, i pranishëm dhe Soreca
Kryeministri Edi Rama në takim me infermierët nga e gjithë Shqipëria, në ditën ndërkombëtare të tyre. I pranishëm është edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
-
VIDEO
Me shpejtësi skëterrë, momenti kur aksidentohet për vdekje 'Xubi i Yzberishtit'
Report Tv ka siguruar pamjet e momentit të aksidentimit të Fatmir Avdillarit i njohur si “Xubi i Yzberishtit”, si pasoëj e të cilit gjeti vdekjen.
Në pamje shihet se një makinë tip “Toyota Yaris” nga korsia e mesit dhe e pa pozicionuar mirë në rrugë kthehet majtas dhe brenda sekondit, duke mos hapur sinjal ndërkohë që pas saj me një shpejtësi të skëterrë vjen motori me të cilin udhëtonte Fatmir Avdillari.
-
VIDEO
Vrasja e Mehmet Qemës zbuloi laboratorin e prodhimit të Bitcoin, eksperti i ekonomisë tregon si funksionon kriptomonedha: Nevojitet kosto e madhe e energjisë! Kuadri ligjor s' është i plotë’
Nga vrasja tek “5 Maji” u ekspozua përdorimi i aparaturave për prodhimin e bitcoin. Por çfarë janë dhe si funksionojnë këto kriptomonedha virtuale? Për Report Tv, eksperti i ekonomisë, Gent Beqiri, sqaron mënyrën e prodhimit dhe kostot ndërsa kuadrit ligjor në lidhje me këtë veprimtari është ende I paplotë.
-
VIDEO
23 vite i humbur mbërrin dëshmia e parë në 'Pa Gjurmë', dëshmitari: E kam takuar në Kanada, Ilir Manuka është gjallë
Një 22-vjecar asokohe vendosi të zhdukte gjurmët, pasi doli nga shtëpia, kur në familje kishte ndodhur dhe një fatkeqësi. Për djalin nga kryeqyteti, i cili njihej me pseudonimin Iliri i Oxhakut, pasditen e kësaj të mërkure në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV, mbërriti e para dëshmi e rëndësishme, pas 23 vitesh nga humbja e të riut. Gjatë një lidhje me skype nga Kanadaj, dëshmitari Ervin Mecaj tha se deri në vitin 2004 e ka hasur Ilirin në Kanada. Pasi kishte parë në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV foton e të humburit, vendosi të jepte këtë informacion që hedh dritë mbi fatin e Ilirit. Madje dëshmitari pohon se disa vite ai ka jetuar në Europë, ndërsa zbulon edhe emrin e shokun të fëmijërisë me të cilin ata u zhvendosën në vitin 2001 në Amerikë.