-
VIDEO
'Kristal'/ Antimafia italiane sekuestron 18 kg kokainë, shqiptarët bosë të drogës në Breshia kamufloheshin si punëtorë ndërtimi
Në Itali si punëtorë ndërtimi dhe mirëmbajte, shqiptarët kapen në flagrancë me 18 kg kokainë në Breshia nën operacion e koduar "Kristal”. Një operacion i antimafia italiane, policisë së shtetit atje dhe informacioneve të shkëmbyera me prokurorinë e posaçme në Shqipëri ka çuar në sekuestron e sasisë së konsiderueshme të kokainës.
Këto janë pamjet e siguruara nga ReportTv ku droga e cila vinte nga Belgjika dhe Holanda shpërndahej nëpër të gjithë Italinë me bazë Breshian.
Në pranga kanë rënë pesë shqiptarë dhe 2 italian ndërsa transporti i drogës nga Belgjika bëhej me mikrobuzë i cili deklaronte transport udhëtarësh.
Kamerat e fshehta të vendosura jo vetëm në parkimin e një lagje në Breshia por edhe ato brenda automjeteve të trafikantëve i kanë kapur ata mat teksa dërgonin kokainën dhe merrnin paratë.
Si bazë shpërndarje për klientët me pakicë shërbente ky lokal ku grupi bënte takimet dhe më pas këmbente mallin me lekët.
Aktualisht në Shqipëri ndaj të arrestuarve ka nisur hetimi pasurorë ndërsa dyshohet se një sasi të konsiderueshme parash prej vitit 2018 ata e kanë investuar në Shqipëri.
-
VIDEO
'Të shenjtërojmë Hoxhën për rendin e qetësinë', telefonuesi i shqetësuar: Vrasjet po bëjnë kërdinë
“Vrasjet po bëjnë kërdinë dhe kjo është e patolerueshme”. I këtij mendimi ishte një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se në komunizëm kishte rend, e qetësi shpirtërore ndërsa sot krimi po bën kërdinë.
-
VIDEO
Ndihen lëkundje tërmeti gjatë natës në Korçë, banorët dalin nga banesat
KORÇË- Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë gjatë natës në zonën e Kosturit në Greqi.
Por lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë dhe në zonat përreth, ku banorët kanë dalë jashtë nga shtëpitë nga frika e lëkundjeve të tjera.Sipas dhënave të EMSC, magnituda e tërmetit ishte 5.1 ballë të shkallës Rihter, ndërsa thellësia ishte vetëm 10 kilometra.
-
VIDEO
Korçë, plagoset një 33-vjeçar në rrethana të paqarta, pamje nga vendi i ngjarjes
Një person i dëmtuar me armë zjarri ka përfunduar në spital mbrëmjen e kaluar në Korçë. Sipas policisë, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë.
33-vjeçari në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-
VIDEO
Iu bë pritë në Elbasan, pamjet brenda makinës së 41-vjeçari që u ekzekutua
41-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan njihej me dy emra. Njëri nga identitetet ishte Everest Çaka dhe tjetri Ibrahim Çaka.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 12 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga ndryshimet ne qeveri nisin me "drejtoret e medhenj" te Rama thote se Europa eshte hipokrite me ne e deri tek per miushin,Lulin dhe duart me gjak
-
VIDEO
Ambasadorja Kim iftar me përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri: Gëzuar Ramazanin!
Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj dhe Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gendler kanë shtruar një darkë iftari, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Ambasadorja ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku thotë se për të ishte e veçantë të çelte iftarin me "miq të të gjitha besimeve".
"Faleminderit Baba Edmond Brahimaj dhe Ambasadorit Izraelit Noah Gendler për bashkë-pritjen e iftarit të mbrëmjes. Shumë e veçantë të çel iftarin me miqtë e të gjitha besimeve. Gëzuar Ramazanin!", shkruan Yuri Kim.
Pas një muaji sakrificash dhe agjërimi, besimtarët myslimanë festojnë këtë të enjte Fitër Bajramin. Ndryshe nga viti i kaluar, ku falja e mëngjesit u krye vetëm nëpër xhami për shkak të kushteve të COVID-19, këtë herë falja do të kryhet në sheshet kryesore të qyteteve. Në Tiranë, ky ritual do të kryhet në sheshin 'Skënderbej', siç ka ndodhur prej vitesh.
-
VIDEO
Ekzekutimi në Elbasan / Gjendet një makinë e djegur në Durrës, dyshohet se i përket autorëve
Report Tv ka siguruar pamje nga makina e djegur që dyshohet se u përket autorëve që ekzekutuan Everest Çakën. Makina është tip “Benz”, pa targa në fshatin Kryemëdhenj, Golem.
-
VIDEO
Detaje të reja nga vrasja e Bledar Birçaj në Vlorë, përveç policit të anti-drogës, në makinë me viktimën edhe një 20-vjeçar! Momenti kur hap derën e pasme të automjetit
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Bledar Birçajt, ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Vlorë, në zonë e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Gazetari i "Report TV", Armand Xhelili tha për "Repolitix" se viktima në makinë ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, të cilët i kanë shpëtuar mrekullisht plumbave
-
VIDEO
Ekzekutimi i Everest Çakës në Elbasan, gjendet një automjet i djegur në Kavajë, dyshohet i autorëve
Vetëm pak minuta pas ekzekutimit të Everest (Ibrahim) Çakës në Elbasan, një automjet i djegur është gjendur në Kavajë, që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Automjeti tip "Benz", pa targa, është gjetur në fshatin Kryemëdhenj, Golem, i djegur plotësisht.
-
VIDEO
Vrasja e Mehmet Qamës në Tiranë, në lokal u gjend makineria që prodhon Bitcoin, eksperti i IT: Mund të arrijë përfitime deri në 2 mijë dollarë! Mendoj se kanë qenë duke e testuar si biznes
Një makineri që prodhon monedhën virtuale Bitcoin është gjetur në vendin e ngjarjes ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema nga miku i tij Marjus Dema, 28 vjeç. Kjo ngjarje ka hapur edhe një tjetër temë diskutimi lidhur me Bitcoin një monedhë virtuale që është dhe një sistem pagese në mbarë botën.
-
VIDEO
Topi: Berisha erdhi me një valixhe në Tiranë, sot ka shumë prona! Pse duhet t'i besojmë? Basha po i gëzohet pushtetit të opozitës
"Nëse PS ka marrë peng qeverinë, PD ka marrë peng demokracinë". I këtij mendimi është ish- presidenti, Bamir Topi, duke thënë se nuk ka asnjë shprese të PD-ja. Kjo sespes sipas tij, kjo forcë politike me në krye Sali Berishën, po i gëzohet pushtetit që sjell të qenurit në opozitë.