-
VIDEO
Nesër Fitër Bajrami/ Kreu i KMSH Spahiu uron besimtarët: Të angazhohemi për një shoqëri të drejtë e solidare
Miliona besimtarë myslimanë kremtojnë nesër Fitër Bajramin, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kalendarit të këtij komuniteti. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, teksa ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë shprehet se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për adhurimin e Zotit.
"Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica, muaj në të cilin qenia jonë u shkëput nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, nesër, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që kurorëzon sakrificën 30 ditore, dhe siç na ka premtuar Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë, pas vështirësisë vjen lehtësimi.
Bajrami është festë, është gëzim që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (ZEKATIN), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi vazhdimisht për një shoqëri të drejtë e solidare.
Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit tonë për adhurimin e Zotit të Gjithësisë, ndërsa solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit. Gjatë këtij muaji kam patur fatin të njoh shumë njerëz që agjëronin për herë të parë, të gjithë më kanë pohuar se ndienin një gjendje shpirtërore, morale e fizike të pa përshkrueshme me fjalë. Ky është ramazani, ky është agjërimi për hir të Zotit tonë!
Motra dhe vëllezër, i lutem Zotit të na e ketë pranuar këtë sakrificë, të na ketë falur gjynahet, të ketë shtuar begatinë, paqen dhe mëshirën e Tij të pakufishme mbi çdo zemër e cila ka sakrifikuar në emër të Zotit! I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më! T’u japë shërim dhe ti lehtësojë dhimbjen çdo të sëmuri! Për më të varfrit dhe nevojtarët e shoqërisë tonë, O Zot largojua barrën e rëndë dhe shtrëngimin që sjell skamja.
-
VIDEO
Meteorologu Hakil Osmani: Temperaturat e larta nga sot i lënë vendin reshjeve të shiut e erës
-
VIDEO
Vrau shokun e tij, Marjus Dema gënjeu në polici, arma me të cilën qëlloi Mehmet Qemën është e tij!
Marjus Dema, i cili pak para mesnatës të së hënës, vrau shokun e tij Mehmet Qema te ‘5 maji” në Tiranë, ka gënjyer në polici lidhur me armën e krimit.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se arma ishte e vetë vrasësit edhe pse ky deklaroi në polici se e kishte dërguar vetë Qema në lokalin ku ishin mbledhur me shokët e tyre. E kishte për disa muaj dhe ishte pa leje.Report Tv mëson gjithashtu se edhe pse fillimisht u raporua se policia do ta konsiderojë vrasje nga pakujdesia, autoritetet vijojne t'i qëndrojnë versioni të vrasjes me dashje deri në sqarimin e situatës.
-
VIDEO
Vrasja e Bledar Birçaj në Vlorë, përveç policit të antidrogës nga makina del edhe një 20-vjeçar
Një tjetër video e siguruar nga Report Tv hedh edhe më shumë dritë në lidhje me vrasjen e Bledar Birçajt, ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, në zonë e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Përveç policit të antidrogës Granit Deromema, në pjesën e pasme të automjetit duke se del edhe një i ri, i cili mësohet se është 20-vjeçari Edison Zeneli.
Ndërkohë që dje është mësuar se 20-vjeçari në dëshminë e tij në polici ai ka thënë se nuk mbanë mend asgjë dhe se është i traumatizuar.
Më herët dje u publikua edhe dëshmia e policit të antidrogës, Granit Deromema i cili tha se ishte i trondit dhe se ishte frikësuar se mos plumbat kishin kapur edhe atë.
‘Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska, por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur, mendova se më kapën edhe mua plumbat’, ka thënë ai.
Deri më tani s'ka autorë të arrestuar, ndërsa ekzekutimi u krye nga dy persona, por mendohet të jenë ndihmuar nga të tjerë që i kanë sinjalizuar se Birçaj po vjen.
Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme në Vlorë ku 40-vjeçari, Bledar Birçaj u vra në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMË” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit.
Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 30 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë. Ndaj edhe pista kryesore e hetimeve është përplasja e bandave për trafik droge në Spanjë.
-
VIDEO
Atentati në Elbasan/ Çaka 1 muaj më parë u kthye nga Gjermania, zbardhet dëshmia e gruas
Report Tv ka mësuar detaje të reja nga ekzekutimi i Everest (Ibrahim) Çakës mbrëmjen e kaluar në Elbasan. Burime për gazetarin Arsen Rusta, bëjnë me dije se Çaka kishte vetëm pak javë që ishte kthyer nga Gjermania, ndërkohë që lëvizte me makinën e shokut të tij, pavarësisht se posedonte edhe mjete të shtrenjta.
Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut. Ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është edhe larja e hesapeve mes bandave dhe prishje e pazarit të drogës. Para 10 ditësh, Everest Çaka është marrë në pyetje nga prokurorë belg në lidhje me vrasjen e kushëririt të tij Arjan Spahiut, të cilët po hetojnë për zbulimin e vrasjes.
Çaka mbeti i vdekur në vend, teksa udhëtonte në makinë me bashkëshorten e tij e cila mbeti e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Bashkëshortja e Çakës ka deklaruar në dëshminë e saj se makina e tyre është goditur nga prapa dhe ato kanë menduar se mos ishte një aksident. Në ato momente, sipas dëshmisë së bashkëshortes është afruar në person i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të Everestit.
Ndaj Çakës është qëlluar me 12 plumba nga një distancë e afërt, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Policia ka shoqëruar 20 persona për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.
41-vjeçari kishte lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë. Më konkretisht, atij i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri në Belgjikë. Bëhet fjalë për Ardit (Arjan) Spahiu. Ky i fundit është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan.
-
VIDEO
Kultivonin lëndë narkotike në fshatrat e Krujës, policia arreston në flagrancë 2 persona
Dy persona janë vënë në pranga të policisë për kultivim të bimëve narkotike gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia e Krujës në Thumanë.
Burime bëjnë me dije se janë arrestuar Shkëlqim Saka, 42-vjeç dhe Tonin Shota, 47 vjeç.
Shkëlqim Saka, 42 vjeç banues në Gramëz, Krujë, është arrestuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për të njëjtën vepër penale.
Në momentin e kapjes, në fshatin Mallkuç, efektivet e Policisë kanë konstatuar këtë shtetas duke hapur 50 gropa si ato që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike canabis sativa.
Ndërkohë është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi Tonin Shota banues në Mallkuç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, kanë gjetur të kultivuara disa bimë cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun 12 maj 2021 / Vrasjet, politika e turizmi në fokus
Nga “vrasjet po bëjnë kërdinë” tek “duhet ligj për vetëmbrojtje”. Telefonuesit komentojnë edhe politikën e sezonin turistik
-
VIDEO
Tiranë, hipi te skelat e restaurimit të Muzeut Historik dhe kërcënoi se do hidhej nga lartësia, policia e bind të zbresë
Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi fatmirësisht ka përfunduar pa të lënduar. Admir Jahelezi kishte hipur në skelat e vendosura për restaurimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë duke kërcënuar se do të hidhej nga lartësia.
Admir Jahelezi bërtiste dhe kërcënonte nga lartësia se do të hidhej nëse atij nuk i lidhej një kontratë pune. Për ngjarjen është njoftuar në kohë policia e cila erdhi në vendngjarjes së bashku me shërbimet e ambulancës dhe zjarrfikëses.
Pas negociatave që policia bëri në distancë me personin, ka arritur ta bindë që të zbresë poshtë dhe të tërhiqet nga kryerja e veprimit ekstrem.
Grupi i punës po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e çuan personin të mendonte vetëvrasjes përmes aktit ekstrem të hedhjes nga lartësia e konsiderueshme.
-
VIDEO
Vrasja e Birçaj në Vlorë, video e plotë e atentatit! Përveç policit nga makina del dhe një 20-vjeçar
Një tjetër video e siguruar nga Report Tv hedh edhe më shumë dritë në lidhje me vrasjen e Bledar Birçajt, ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, në zonë e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Përveç policit të antidrogës Granit Deromema, në pjesën e pasme të automjetit duke se del edhe një i ri, i cili mësohet se është 20-vjeçari Edison Zeneli.
Ndërkohë që dje është mësuar se 20-vjeçari në dëshminë e tij në polici ai ka thënë se nuk mbanë mend asgjë dhe se është i traumatizuar.
Më herët dje u publikua edhe dëshmia e policit të antidrogës, Granit Deromema i cili tha se ishte i trondit dhe se ishte frikësuar se mos plumbat kishin kapur edhe atë.
‘Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska, por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur, mendova se më kapën edhe mua plumbat’, ka thënë ai.
Deri më tani s'ka autorë të arrestuar, ndërsa ekzekutimi u krye nga dy persona, por mendohet të jenë ndihmuar nga të tjerë që i kanë sinjalizuar se Birçaj po vjen.
Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme në Vlorë ku 40-vjeçari, Bledar Birçaj u vra në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMË” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit.
Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 30 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë. Ndaj edhe pista kryesore e hetimeve është përplasja e bandave për trafik droge në Spanjë.
-
VIDEO
Shkodrani kërkon me forcë “ligjin për vetëmbrojtje”: Po na vjedhin e plaçkisin banesat, do na vrasin
Me një objektiv të qartë telefonoi mëngjesin e sotëm një qytetar nga Shkodra në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se duhet me patjetër të miratohet një ligj për vetëmbrojtjen pasi po grabiten e plaçkiten banesat dhe rrezikon edhe jeta e qytetarëve.
-
VIDEO
Aksidentoi për vdekje ‘Xubin e Yzberishtit’, arrestohet drejtuesja e mjetit
Është arrestuar drejtuesja e mjetit shtetasja A.M, 39-vjeçe pasi përplasi për vdekje një ditë më parë Fatmir Avdillarin.
Shtetasja A.M duke drejtues mjetin tip 'Toyota Yaris' është arrestuar në flagrancë, pasi u përfshi në një aksident dje në mesditë me mjetin motor ku humbi jetën drejtuesi Avdillari.Nga dinamika e ngjarjes u mësua se 45-vjeçari i ka prerë rrugën një makine dhe më pas ka shkuar edhe është përplasur 'kokë më kokë' me një tjetër automjet. Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si ‘Xubi Yzberishtit’ ka qenë një personazh i njohur për institucionet ligjzbatuese në vend, deri te subjekt i OFL-së.
-
VIDEO
I moshuari e thotë troç: Kurrë nuk bëhemi, urrejmë njëri-tjetrin, duam të jemi të gjithë mbretër
Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një i moshuar me zë të lartë tha: Ne kurrë nuk do hyjmë në Europë dhe kurrë nuk do bëhemi si njerëz pasi ne e urrejmë njëri-tjetrin dhe duam të jemi të gjithë mbretër.