• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 13 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga makinat qe rrezikojne te ngelin ne kolaudim te familja Berisha nen hetim nga SPAK per pastrim parash e deri tek varferine apo padrejtesine

  • VIDEO

    Incidenti në ceremoninë e faljes, Komuniteti Mysliman: Person në kushte të rënduara

    Një prej përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman e cilësoi një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.

    "Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhet të kësaj feste.

    Problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë", tha ai.

     

  • VIDEO

    Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni

    Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen. Kreu i qeverisë, ka shpërndarë një këngë të kënduar nga këngëtarja Rosela Gjybegu për të uruar besimtarët myslimane.

    ‘Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni’- shkruan Rama.

  • VIDEO

    Pamjet me dron, me mijëra besimtarë myslimanë falin në Sheshin Skënderbej Fitër Bajramin

    Sot kremtohet nga të gjithë myslimanët në të gjithë botën Fitër Bajrami. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit. Kremtimi ka nisur rreth orës orën 05:40 ndërkohë që zgjati pak më shumë se 40 minuta.

    Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

    Ndryshe nga vitin e kaluar, sivjet është ndryshe. Më në fund pas kufizimeve nga pandemia e COVID në Tiranë, ata kanë dalë në Sheshin  "Skënderbej" ku kanë marrë pjesë në ceremoninë e rastit. Ajo filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjerata, faljen e namazit dhe hytbe.  Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.

    Përgjatë 30 ditëve besimtarët myslimanë kanë sakrifikuar duke agjëruar dhe duke kryer ritualet e tyre shpirtërore duke adhuruar krijuesin. Fitër Bajrami është një festë e madhe për ta, e cila finalizohet me drekën tradicionale si dhe me vizitat dhe takimet me familjarët, miqtë dhe të afërmit.

    Ditën e djeshme Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, teksa ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë shprehet se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për adhurimin e Zotit. 

    Krerët e politikës shqiptare kanë uruar festën e Fitër Bajramit. Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë uruar besimtarët myslimanë. 

  • VIDEO

    Policia informacion zyrtar: 40-vjeçari ishte lyer me benzinë, u ndalua nga qytetarët

    Policia e Tiranës ka dhënë informacionet e para në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot në mëngjes gjatë ceremonisë së faljes së besimtarëve myslimanë në sheshin 'Skënderbej'.

    "Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

  • VIDEO

    Momentet kur besimtarët ndalojnë 40-vjeçarin të vetëdigjet te falja e Namazit te sheshi 'Skënderbej'

    TIRANË-Një person është përpjekur të prishë ceremoninë e faljes së Namazit të Ditës së Fitër Bajramit.

    Një burrë ka tentuar të futet mes besimtarëve gjatë ceremoninë duke bërë edhe thirrje të tipit si 'S'ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë'. Nga informacionet paraprake mësohet se personi, në gjendje të rënduar emocionale ka tentuar të vetëdigjej me benzinë. 

    Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.

    Një prej përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman e cilësoi një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.Report Tv ka siguruar pamjet e incidentit të ndodhur  mëngjesin e sotëm në sheshin 'Skënderbej', ku një person ka tentuar të vetëdigjet në ceremoninë e faljes së namazit së Fitër Bajramit nga besimtarët myslimanë.

  • VIDEO

    Tiranë, një person tenton të vetëdigjet në ceremoninë e faljes së Namazit te sheshi 'Skënderbej'

    Një person është përpjekur të prishë ceremoninë e faljes së Namazit të Ditës së Fitër Bajramit.

    Një burrë ka tentuar të futet mes besimtarëve gjatë ceremoninë duke bërë edhe thirrje të tipit si 'S'ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë'. Nga informacionet paraprake mësohet se personi, në gjendje të rënduar emocionale ka tentuar të vetëdigjej me benzinë. 

    Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.

    Një prej përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman e cilësoi një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.

  • VIDEO

    Në tre muajt e parë të 2021, 3459 vdekje më shumë se vjet! 2021 viti i parë që nga 1990 që ka më pak lindje se vdekje

    TIRANË- Tre muajit e parë të këtij viti kanë regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve që prej vitit 2011. Raporti i fundit i INSTAT për treguesit demografik thotë se humbjet e jetës nga janari në muajin mars janë rritur me 55.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

  • VIDEO

    VIDEO, shokojnë dy të rinjtë, “sfidojnë” vdekjen dhe ecin buzë ndërtesës së lartë në Tiranë

    Ecja buzë ndërtesave të larta duket se është kthyer në një trend në rrjetet sociale në Shqipëri e në botë, ku shumë të rinj gjejnë guximin të ndërmarrin këtë 'sport' të rrezikshëm

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Ambasadori i Izraelit për Report Tv: Jeruzalemi është përdorur si një justifikim! Nuk diskutohet heqja dorë nga qyteti i shenjtë

    Në një rrëfim për Report TV ambasadori izraelit Noah Gal Gentler në Tiranë, theksoi se përplasjet e ditëve të fundit në Izrael janë përdorur më shumë si justifikim për të shkaktuar tensione nga ana e Hamas-it. Ndërkohë që marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Izrael i konsideron tejet pozitive edhe pse sipas tij ka ende shumë punë për të bërë.

  • VIDEO

    Falja e Fitër Bajramit në sheshin 'Skënderbej'/ Ish-myftiu i Tiranës: Distanca vështirë të ruhet, do shpërndajmë maskat për besimtarët

    Distanca sociale do të jetë e vështirë për t'u mbajtur ditën e nesërme në sheshin 'Skënderbej' gjatë faljes së Fitër Bajramit, e megjithatë, besimtarëve do t'u shpërndahet maskë, si një ndër masat kryesore për t'u mbrojtur nga COVID. Ish- myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i ftuar në "Studio Live" në Report Tv, tha se në ndryshim nga vitet e kaluara, kësaj here besimtarët janë më të çliruar nga frika e pandemisë.

  • VIDEO

    Dokumenti/ BE: Njerëzit në Ballkanin Perëndimor, të zhgënjyer me procesin e zgjerimit

    Në një dokument të brendshëm të Bashkimit Evropian të parë nga Zëri i Amerikës, thuhet se njerëzit në vendet e Ballkanit Perëndimor po përjetojnë një ndjenjë zhgënjimi të thellë lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv