• VIDEO

    Infermierët duan rol drejtues në qendra shëndetësore! Indriti, infermier prej 10 vitesh: Puna jonë është mision

    Sot në ditën ndërkombëtare të Infermierëve, presidentja e Urdhërit thotë për Report Tv se ata duhet të marrin role drejtuese në qendrat shëndetësore, ndërsa Indrit Jaupaj tregon punën e vështirë gjatë vitit pandemik dhe thotë se profesioni i tyre është mision.

  • VIDEO

    Ankimuan rezultatin e 25 prillit në Gjirokastër/ KAS rrëzon kërkesën e PD-LSI për sigurimin e provave

    KAS ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e LSI për të marrë prova nga institucionet shtetërore për emigrantët e penguar të votojnë. si edhe kërkesën e  PD për të marrë prova shtesë nga institucionet prokurori, polici pwr 25 prillin.

     
  • VIDEO

    ‘U rraskapitëm nga Basha’, kreu i PD iu përgjigjet kritikëve: Do ta keni të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesin! Kush u lodh nga beteja jonë, skllav i Ramës e Doshit

    Në një kohë që anëtari i kryesisë së PD Fatbardh Kadilli ka nisur fushatën për tu bërë drejtues  i PD duke thënë se sipas tij të gjithë janë rraskapitur nga kryedemokrati Basha, ky i fundit i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë në turin e tij të takimeve në Lezhë, qyteti i dytë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

  • VIDEO

    Krimet zgjedhore, kryeprokurori Çela thirrje prokurorive të vendit: Hetoni në transparencë të plotë dhe shpejtë! Ngjarjet kriminale duan kohë për përgjigje

    Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela, në një prononcim për mediat u ndal tek krimet zgjedhore. Ai tha se ka inkurajuar të gjitha prokuroritë e rretheve gjyqësore në vend që të hetojnë rastet në transparencë të plotë dhe rezultatet t’i transmetohen publikut.

  • VIDEO

    Fitër Bajrami, Myftiu i Shkodrës Muhamed B. Sytari mesazh besimtarëve: Jeta merr vlerë, kur njeriu jeton në harmoni dhe pa urrejtje

    Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed B. Sytari në mesazhin e tij për besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajrami ka nënvizuar faktin se ky muaj i Ramazanit që po lënë pas besimtarët u përgjak, duke cekur kështu edhe atë që po ndodh në Rripin e Gazës në Palestinë mes izraelitëve dhe palestinezëve.

  • VIDEO

    Java e Europës, Xhaçka e Soreca takim me studentë: Falë ndryshimit kolosal, Shqipëria është më pranë ëndrrës europiane se kurrë

    Të pranishëm janë edhe një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Tiranë. Në fjalën e saj, Xhaçka u shpreh se ne nuk jemi BE, por jemi europiane. Xhaçka tha se Shqipëria falë ndryshimit kolosal është më pranë BE-së se kurrë

  • VIDEO

    Dita Botërore e Infermierëve, Manastirliu: Do zgjerojmë kategoritë e vaksinimit për shërbimet kritike

    Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të Infermierëve, ka falenderuar infermierët dhe vaksinatorët, duke shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për punën e palodhur në këto muaj të Pandemisë.

    Ministrja ka mbërritur në qendrën e vaksinimit për të takuar nga afër infermierët, me një shportë me trëndafila të cila ia shpërndau.

     “Angazhimi juaj në këtë fushatë të vaksinimit masiv, përpos gjithë punës që ju bëni në qendrat shëndetësore, është me të vërtetë një punë e madhe, e rëndësishme në dobi të shëndetit të popullatës. Ndaj unë sot kam kënaqësinë të jem këtu mes jush dhe nëpërmjet jush, dua të falenderoj të gjithë vaksinatorët tanë, kudo në sistemin tonë shëndetësor, në qendra shëndetësore, në pikat e vaksinimit të përqendruar për punën e madhe dhe gjithë sakrificën që ju keni bërë ditëve të javës, pasditeve, ditëve të shtuna, ditëve të diela, për të mundësuar një vaksinim me ritme të larta të popullatës”, tha Manastirliu.

    Ministrja e Shëndetësisë theksoi se ritmet e vaksinimit do vijojnë të shtohen dhe fasha e moshës do të ulet sërish.

  • VIDEO

    Ndryshimet në Kodin Rrugor, Blendi Gonxhe: Do të ketë një ashpërsim të masave administrative!

    Parlamenti ka miratuar paktën e ndryshimeve në Kodin Rrugor, të cilat presin firmën e Presidentit për të hyrë në fuqi. Ndryshimet parashikojnë që kolaudimi i makinave do të bëhet një herë në dy vjet nga një herë në vit që ishte.  Makinat e reja duhet të kalojnë në kontroll teknik tre vite pas regjistrimit në Shqipëri. Për taksitë, auto-shkollat dhe mjetet e tjera të transportit afati i kolaudimit është një herë në vit.

    I ftuar në Report Tv, Blendi Gonxhe, Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR, tha se do të ketë një ashpërsim të masave administrative, që janë të përsëritur. Gonxhe theksoi me tej se me Kodin e ri Rrugor humbja e pikëve të patentës nuk përbën më një procedurë, por do të bëhet një ri-regjestrim në auto-shkollë.

    Ka një ashpërsim të masave administrative që janë të përsëritura që vijnë nga papërgjegjshmëria ose nga injorimi i rregullave. Ka një përshkallëzim të masave në raport me kohën kur t’i i bën këto shkelje. . Në rast se për një vit bën të njëjtat shkelje tre herë, agravohet masa. Qytetarët duhet të kanë të ngulitur se humbja e pikëve të patentës nuk përbën më një procedurë që do vish të bësh një test normash sjellje, por e kemi ashpërsuar masën dhe do të bësh një ri-regjistrim në autoshkollë. Kur përsërit gabimin përveç gjobës do të kesh edhe penalizim në pikë. Do fillojmë një fushatë të edukatës sesi duhet të sillemi në rrugë dhe si përdorues të rrugës. Do të punojmë shumë të bëjmë progres në këtë punë, për edukatën tek fëmijët.’- tha Gonxhe.

    Gonxhe, tha se brenda muajit maji pritet që të nisë kontrolli teknik i automjeteve. Gonxhe tha me tej se fillimisht do të kolaudohen 150 mijë automjete. Gonxhe tha se në rrugë do të kryhet një kontroll i dyfishtë i vetë punës së tyre.

  • VIDEO

    Ngjarja e rëndë në Greqi, grabitësit torturuan dhe mbytën 20-vjeçaren pranë foshnjës së saj

    GREQI- Ngjarja shokuese që ndodhi ditën e djeshme në Greqi, ku një 20 vjeçare ka mbetur e vrarë, pranë krevatit të foshnjës së saj 11 muajshe, pasi është torturuar dhe mbytur nga grabitësit të cilët u futën në shtëpinë e saj me qëllim për të vjedhur, ka tronditur vendin fqinj.

    Tre grabitësit “profesionist” nuk u gjendën rastësisht te shpija e çiftit grek. Përpara se ata të hynin për të grabitur, ata kishin menduar gjithçka për të mos u vunë re! Sipas hetimeve rezultoi se kamerat e sigurisë dhe alarmi i shtëpisë ishin të fikura, në mënyrë që mos të zbuloheshin fytyrat dhe veprimet e tyre.

    Charalambos Anagnostopoulos, bashkëshorti i vajzës së re 20 vjeçare e cila humbi jetën në mënyrën me makabre në duart e grabitësve, teksa po dilte nga shtëpia, disa orë pas ngjarjes tragjike foli për mikrofonat e mediave.

    Me lot në sy dhe me zë që i dridhej, rrëfeu se ata iu lutën grabitësve mos t’i lëndonin dhe i treguan se ku ishin parat por ata nuk i dëgjuan...Ai uroi që një gjë kaq e rëndë mos t’i ndodhi askujt.

    “Ajo që ndjej unë nuk përshkruhet me fjalë. Uroj mos t’i ndodhi askujt kjo që më ndodhi mua. Uroj mos t’i ndodhi askujt tjetër kjo që më ndodhi mua. Policia po bën një punë shumë të mirë, do t’i gjejnë ata. Kjo që përjetova unë dhe familja ime, s’duhet t’i ndodhi më askujt. Ne iu lutëm të mos na preknin, i treguam se ku ishin lekët”.

  • VIDEO

    Punimet në Porto Romano, Balluku: Kanë përfundur 50%, hapet në shtator! Shmang trafikun në Durrës

    Ministra e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar punimet në për ndërtimin e lotit 3 te Porto Romano-Durrës, ku do të ngrihet parku energjetik e ai industrial si dhe ECO-Parku. Kjo arteri që do të nxis zhvillimit ekonomik të zonës do të përfundojnë këtë shtator, ndërsa do të lehtësojë trafikun e rënduar në Durrës.

    Balluku tha se ky projekt do i japë një frymë zhvillimit të ekonomisë dhe është një nyje lidhëse me të gjitha investimet që po bëhen në qytet që nga porti i ri turistik deri tek ai i mallrave, do të lidhe autostradën dhe Durrësin përmes arterieve të ndryshëm. Balluku tha se ko zonë përveçse është indistriale ka të gjitha kushtet që të jetë edhe urbane duke u krijuar mundësi zhvillimi për të gjitha drejtimet.

    Balluku tha se deri tani është bërë gati 50 % e punës pasi fillimisht në zonë është bërë ngritja e tokës mbi nivelin e detit për të shmangur situatën me përmbytjet. Zona ka qenë nën nivelin e detit, ndërsa tani është 2 metra mbi nivelin e detit.

    “Lotin e 3 e kemi nisur shtatorin e kaluar këtë kantier dhe tashmë çdo gjë ka marrë formë dhe shtrati i rrugës është i dukshëm. Drejtimi i rrugës në perëndim na lidh me portin e ri që ka nisur puna për ndërtimin e tij dhe zhvillimi i tij ka lidhje me projektin e Emirateve që ka marrë përsipër dhe ndërtimin dhe kthimin e portit të Durrësit në një pikë turistike për Mesdheun. Eco Parku po shkon mirë, ku një vit më parë këtu ishte një situatë dramatike. Në Spitallë janë 60 hektarë për të kryer përpunimin  e materiale që do të lidhet me të gjitha arteriet rrugore dhe do të ketë edhe një linjë të dedikuar hekurudhore. Qyteti i Durrësit do të zhvillohet edhe nga ana urbane në këtë zonë, edhe se është një zonë industriale. Infrastruktura i përgjigjet të gjithë nevojës si nga ana komerciale dhe industriale dhe asaj urbane. Durrësi do shpëtojë nga trafiku i rëndë. Deri tani është bërë gati 50 % e punimeve dhe do të ruajmë në fund të shatori 2021 do të ketë përfunduar.

  • VIDEO

    Atentati në Elbasan, Everes Çaka u qëllua me 12 plumba në bark, 20 të shoqëruar!

    Report Tv ka mësuar detaje të reja nga ekzekutimi i Everest (Ibrahim) Çakës mbrëmjen e kaluar në Elbasan. Burime për gazetarin Arsen Rusta, bëjnë me dije se Çaka kishte vetëm pak javë që ishte kthyer nga Gjermania, ndërkohë që lëvizte me makinën e shokut të tij, pavarësisht se posedonte edhe mjete të shtrenjta.

    Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut. Ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është edhe larja e hesapeve mes bandave dhe prishje e pazarit të drogës. Para 10 ditësh, Everest Çaka është marrë në pyetje nga prokurorë belg në lidhje me vrasjen e kushëririt të tij Arjan Spahiut, të cilët po hetojnë për zbulimin e vrasjes.

    Çaka mbeti i vdekur në vend, teksa udhëtonte në makinë me bashkëshorten e tij e cila mbeti e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Bashkëshortja e Çakës ka deklaruar në dëshminë e saj se makina e tyre është goditur nga prapa dhe ato kanë menduar se mos ishte një aksident. Në ato momente, sipas dëshmisë së bashkëshortes është afruar në person i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të Everestit.

    Ndaj Çakës është qëlluar me 12 plumba nga një distancë e afërt, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Policia ka shoqëruar 20 persona për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

    41-vjeçari kishte lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë. Më konkretisht, atij i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri në Belgjikë. Bëhet fjalë për Ardit (Arjan) Spahiu. Ky i fundit është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. 

  • VIDEO

    ‘Do të strehohen 280 familje’, Rama në Valias ku do të ndërtohen 21 pallate të reja

    Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ishte në Valias, Kamëz, ku ka ndjekur nga afër punimet në lagjen e re me 28 pallate ku do të strehohen 280 familje. Pasi është përfunduar infrastruktura nëntokësore, kompleksi i godinave të banimit do të jetë gati në dhjetor së bashku me parkimin, njësitë shërbimit, shëtitoren, kopshtin, çerdhen dhe shkollën aty pranë.Në këtë zonë do të ndërtohen 280 apartamente dhe në dhjetor do të sistemohen të gjitha familjet që kanë banuar në këto pallate. Punimet do të përfundojnë në fund të muajit nëntor. Përveç pallateve ka përfunduar edhe kopshti, ka nisur edhe punimet e çerdhes dhe shkollës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv