-
VIDEO
Gjirokastër/ Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë hashashi, arrestohet lazaratasi
Gjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka zbuluar një parcelë droge të kultivuar në oborrin e një banese në Lazarat.
Gjatë operacionit të koduar ‘Koordinata’ u arrestua personi i dyshuar për kultivimin, teksa u asgjesuan 48 bimë narkotike.
-
VIDEO
Ushtarë e zjarrfikës nga toka, helikopterë dhe avionë nga ajri! Lufta me flakët në Dhivër të Finiqit
Këto janë pamjet që Report Tv ka siguruar nga përmasat e zjarreve në Dhivër të Finiqit, që po vijojnë prej katër ditësh dhe po rrezikojnë disa fshatra.
Operacioni po vijon në të dy frontet, me ushtarë e zjarrfikës nga toka dhe me helikopterë dhe avionë Canadair apo të Mekanizmit Europian nga ajri, informon gazetari Limos Didani.
Sasi të mëdha uji derdhen nga zjarrfikësit në terren dhe mjetet fluturuese nga ajro, teksa shihet se vatra e zjarrit është gjigante dhe ka përfshirë një territor të madh me pyll, kullotë, bimësi dhe pemëtari.
Të paktën 4 mjete fluturuese kryejnë misione nga qielli dhe mbi 100 forca nga toka me disa mjete mbështetëse.
-
VIDEO
Vatrat e zjarrit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Vetëm ndërhyrja nga ajri mund t’i izolojë flakët, 40 ha me pisha të djegura
Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër, ku terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, pohon se përballë kësaj situate vetëm ndërhyrja nga ajri mund të bëjë të mundur izolimin e plotë të flakëve, të cilat përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era.
Qerimaj pohon gjithashtu se në këtë ditë të tretë të përballjes me flakët, në terren janë angazhuar 11 mjete zjarrfikëse dhe rreth 130 forca zjarrfikëse, të ushtrisë dhe strukturave bashkiake, ndërsa thekson se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri përllogaritet në 40 ha, kryesisht pisha të mbjella në vitet 70-80-të.
Po sipas tij, menjëherë pas neutralizimit të plotë të zjarrit, komisionet e verifikimit do të dalin në terren për të bërë një bilanc të dëmeve, jo vetëm të pemëve frutore, por edhe të masivit pyjor.
-
VIDEO
Tiranë/ Do shiste 2 pistoleta, arrestohet në Allias 28-vjeçari me precedent penal
Policia e Tiranës ka goditur një rast të shitjes së armëve të zjarrit në zonën e Alliasit.
Gjatë finalizimit të aksionit nga forcat e Komisariatit Nr.4, uniformat blu arrestuan 28-vjeçarin Aleksandër Matoja nga Shkodra, person me precedent të mëparshëm penal për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ai u kap brenda makinës së tij, ku dhe u gjetën 2 pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste personave të tjerë apo grupeve kriminale.
-
VIDEO
Aksident i shumëfishtë te ‘Pushimi i Shoferit’ në Lushnjë! Trafik i rënduar si pasojë e përplasjes
Një aksident rrugor është shënuar sot në vendin e quajtur ‘Pushimi i Shoferit’ në Lushnjë.
Gazetari Yrjet Saliasi raporton se disa mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar radha të gjata makinash në këtë aks rrugor.
Policia ndodhet në vendngjarje për menaxhimin e trafikut.
-
VIDEO
Finiq/ Vijon zjarri i fuqishëm në Dhivër, rrezikon disa fshatra dhe banesa! Ndërhyrje nga ajri edhe me 2 avionë 'Canadair'
Sarandë- Zjarri në zonën e Dhivrit ka vazhduar përgjatë natës dhe ditës së sotme.
Orët e natës kanë qenë kritike, pasi flakët kanë rrezikuar shtëpitë, por edhe përhapjen drejt fshatit Memoraq.
Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë efikase dhe është arritur të mbrohen shtëpitë.
Gazetari i report Tv, Limos Didani, ka siguruar edhe pamjet e aksionit nga toka dhe ajri me helikopterë, për të shuar vatrën.
Zjarri vijon ditën e sotme drejt fshatit Navarricë, ku rrezikohet djegia e parcelave me ullinj në këtë fshat. Për fikjen e zjarrit përveç zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë, po ndihmon edhe 1 helikopter dhe pritet edhe mbërritja e 2 avionëve ‘Canadair’.
Zjarri i cili vazhdon për të katërtën ditë, rrezikon përhapje edhe drejt fshatrave Leshnicë dhe Dhrovjan të bashkisë Finiq. Bashkia Finiq këtë verë është goditur nga 2 zjarre të fuqishme: zjarri që nisi në Malçan dhe zjarri aktual në Dhivër.
-
VIDEO
Shpërndante kokainë me makinë, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari në Durrës
Një aktivitet ilegal për shitjen e kokainës në Durrës, është goditur nga policia gjatë aksionit të koduar “Il Punto”.
Në pranga ra 43-vjeçari Jorgent Dhima, i cili u kap në flagrancë brenda makinës së tij me disa doza kokaine.
Në total u sekuestrua 250 gramë kokainë, që do të shitej përmes dozave në lagje të ndryshme të Durrësit, si dhe në zonën e plazhit.
-
VIDEO
Ilir Meta kërkon lirinë, shtyhet seanca në GJKKO! Gjyqtari Bani shpalli moskompetencë. Avokati Cakrani: Kërkojmë gjyqtarin e çështjes, Erjon Çela
Hetimi ndaj Metës është mbyllur dhe dosja është dërguar në gjykatë. Ish-Presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
-
VIDEO
Vlorë/ Krim mostruoz në Llogara, gjuetarët qëllojnë me çifte tufën e kuajve! Shkak dyshohet konkurrenca mes pronarëve të guidave
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Llogarasë në Vlorë.
Gjuetarë të paligjshëm kanë qëlluar me çifte drejt 22 kuajve, duke vrarë 4 dhe plagosur 3 prej tyre.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur katër ditë më parë, ndërsa policia ka nisur hetimet
-
VIDEO
Mallakastër/ Kultivoi parcelën me hashash, ‘Koordinata’ kap mat 58-vjeçarin teksa kujdesej për bimët
Mallakastër- Një parcelë hashashi është zbuluar nga Policia e Mallakastrës orët e fundit gjatë një operacioni për monitorimin e territorit.
Pak pasi gjatë aksionit të koduar “Koordinata”, u gjetën 77 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara dhe u kap në flagrancë brenda parcelës autori i dyshuar.
Burime zyrtare të policisë bënë me dije se i ndaluari është 58-vjeçari Kastriot Xhemalaj.
-
VIDEO
Bie zjarr në fshatin Malaj të Rrëshenit, ndërhyrja nga toka e vështirë për shkak të terrenit malor
Një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Malaj të Rrëshenit në Mirditë. Zjarri ka rënë në lagjen “Vjollcë” të këtij fshati, raporton gazetari i Report Tv, Elvis Hila.
Sipas informacioneve, flakët ranë pasditen e djeshme në një sipërfaqe pyjore me pisha, lisa e shkurre.
Për shkak të terrenit të vështirë malor, nuk është e lehtë ndërhyrja me forca tokësore, ndërsa mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur.
-
VIDEO
Kavajë/ I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet 47-vjeçari!
Kavajë- Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj, Kavajë.
Shërbimet e Komisariatit, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme në territorin e fshatit Kryeluzaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendinngjarje.
Falë veprimeve të shpejta hetimore u lokalizua dhe arrestua i dyshuari Gentian Blloshmi, 47 vjeç, banues në Kavajë.