-
VIDEO
Nuk zbatoi vendimin e gjykatës për rikthimin e drejtorit të Ujësjellësit në punë, Bardh Spahia në GJKKO! Mbahet seanca paraprake
Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, është paraqitur në GJKKO, ku sot mbahet seanca paraprake. Më 26 shkurt SPAK dërgoi për gjykim dosjen e Spahisë, i marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
-
VIDEO
Tiranë/ Shpërthim me tritol jashtë portës së një banese! Pronari kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA! Në 2009 i vranë vëllanë
Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e Tonin Qafës në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar dera e oborrit të banesës, xhamat e banesës si dhe është dëmtuar një automjet i parkuar aty pranë
-
VIDEO
Makina doli nga rruga në Milot-Morinë, ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri
Një aksident me vdekje ka ndodhur pak para mesnate (1 prill) në aksin rrugor Milot-Morinë.
Policia bën me dije se një makinë tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë shoferi, 50 vjeç dhe pasagjeri, 35-vjeç.
“Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.
-
VIDEO
'Do ta taksojmë 10 për qind', Rama ironizon Berishën për gafën me dividentin: Ndizu fiku llampa e shkretë...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën pas gafës së këtij të fundit se dividenti do të taksohet me 10 për qind.
Kreu i PD ishte në një takim me një biznes fasonerie në Durrës, ku teksa po fliste për premtimet, një biznesmen ndërhyri duke i thënë "Po si 10%, është 8%… duhet ta hiqni".
Kreu i qeverisë ka ndarë videon ku flet Berisha shoqëruar edhe me një buf, ndërsa ka shkruar: "Ndizu fiku llampa e shkretë..."
-
VIDEO
Rama ndan pamje nga kantieri i superstradës Tiranë-Durrës: Do të lehtësojë qarkullimin, i jep kryeqytetit një hyrje dinjitoze
Teksa ka ndarë pamje nga kantieri, kryeministri Rama shprehet se superstrada Tiranë-Durrës do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe do t’i japë një pamje më dinjitoze hyrjes së kryeqytetit.
-
VIDEO
Gara për Drejtorin e RTSH kthehet në pikën zero, Këshilli Drejtues rrëzon procedurën e hapur më 6 janar! Rihapen aplikimet
Këshilli i ri Drejtues i Televizionit Publik vendosi të hapë nga e para garën për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH. Anëtarët e sapo zgjedhur anuluan të gjithë procedurën e kryer nga paraardhësit e tyre, për shkak të shkeljeve që Kuvendi gjeti. Këto parregullsi sollën edhe shkarkimin e 11 antarëve të mëparshmë të bordit drejtues.
-
VIDEO
Kryeministri Rama në eventin ‘Hangart’, prezantohet nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm mbrëmjen e sotme në eventin HangArt.
-
VIDEO
Si doli në treg mishi me salmonelë? Nis hetimi! Brenda vitit AKU do të shkrihet, në vend vetëm 8 inspektorate
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për të zbuluar se si doli në treg mishi i pulës me salmonelë. Ndërkohë, sipas një ligji të miratuar vjeshtën e vitit të kaluar e që pritet të hyjë në fuqi më 13 maj, AKU do të shkrihet pasi në vend do të funksionojnë vetëm 8 inspektorate qendrore, të fokusuara në sektorët me më shumë risk.
-
VIDEO
Plagosi me thikë bashkëshorten në Sarandë, arrestohet 55-vjeçari! Fqinjët: Janë familje e qetë
55- vjeçari Adriatik Bodini i cili një ditë më parë plagosi gruan me thikë në banesën e tyre në Sarandë është arrestuar ditën e sotme nga policia. Motivet ende nuk dihen ndërsa fqinjët thanë se çifti Bodini, prindër të një djali nuk kishin konflikte.
-
VIDEO
Gjenden 43 bidonë me karburant afër Sazanit, dyshohet se i hodhi një skaf gjatë ndjekjes, vinte nga Greqia! Policia: U kontrolluan 200 mjete lundruese
Mjeti tip skaf ka ardhur nga Greqia dhe sapo ka pikasur policinë, e kanë hedhur benzolin në det, me peshë rreth 3 tonë. Autorët dyshohet se janë larguar sërish drejt shtetit fqinj. Policia konfirmon gjetjen e bidonëve duke pluskuar dhe nisjen e hetimeve. Vijon kontrolli detar bashkë me Guardia di Finanza
-
VIDEO
Mungesa e infrastrukturës penalizon qindra banorë në aksin Mabë-Lezhë-Vau Dejës, banorët shprehen se kanë dëgjuar premtime boshe
Në këtë segment me gjatësi 800 metra nuk është investuar asnjëherë, e për rrjedhoje janë krijuar gropa të shumta që në kohe me shi mbulohen nga uji.Banoret thonë se mungesa e infrastruktures ju ka vështiresuar jetesen, duke penalizuar dhe sektorin e bujqësisë dhe blektorisë nga i cili e kanë të varur jetesen shumë familje
-
VIDEO
Plagosi me thikë bashkëshorten në Sarandë, 55-vjeçari ende në kërkim! Fqinjët: Ishin familje e qetë
55-vjeçari Adriatik Bodini që plagosi me thikë bashkëshorten e tij Mirjana Bodini pasditen e së hënës në lagjen nr.4 në Sarandë vazhdon të jetë ende në kërkim.
51-vjeçarja mori një plagë në bark, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, u transportua në Vlorë për trajtim më të specializuar. Sipas burimeve policore të Sarandës, mësohet se 51-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë deklaratë për të treguar shkakun e ngjarjes.
Dera e ballkonit të banesës në katin e tretë të pallatit pesë katësh ku jeton familja Bodini ishte edhe sot e hapur. Gjurmët e gjakut të 51-vjeçares kanë ngelur edhe sot nëpër shkallët e pallatit.