-
VIDEO
Gazetari Dervishi: 20 gjeneralëve u janë sekuestruar telefonat për dosjen për pronat e ushtrisë! 70% e policisë të përfshirë në përgjimet SKYECC (14 nëntor 2023)
Po ashtu edhe ajo për pronat e ushtrisë, ku rreth 20 gjeneralëve të ushtrisë u janë sekuestruar telefonat. Si dhe dosja përpërgjimet SKYECC, ku dalin të përfshirë 70% e policisë.
-
VIDEO
Debati brenda të djathtës për vulën, avokati: PD sduhet të trajtohet si bunker për interesat e veta
Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa thotë se vendimi i Gjykatës së Tiranës për pezullimin e çështjes ku Basha kishte kërkuar regjistrimin e ndryshimeve statutore, nuk do të pengojë në funksionimin normal të partisë.
-
VIDEO
Në kuzhinën e Dhurata Thanasit gatuajmë 2 lloje humusi me fasule: panxhar dhe spinaq
Dy receta të shpejta shumë praktike dhe mbi të gjitha me shumë vlera ushqyese përgatiti ekspertia e kulinarisë Dhurata Thanasi, dy lloje humusi me fasule dhe një recetë ideale për të gjithë familjen dhe sidomos për fëmijët me makarona me vezë, spinaq dhe panxhar.
-
VIDEO
Varietet e ndryshme të fasuleve shqiptare dhe përdorimet e shumta në kuzhinën tonë
Një vizitë në Luga e Argjendë në “shtëpinë” e ekspertes së kulinarisë Dhurata Thanasi. E sapo kthyer nga Toskana e Italisë ku u zhvillua “Slow Beans” një aktivitet në promovimin e bishtajoreve të vendeve të ndryshme të botës, Dhurata tregon se Shqipëria u prezantua nëpërmjet saj për promovimin e produkteve vendase duke prezantuar farat tona autoktone të legumeve dhe bishtajoreve. Larmishmëria e legumeve në vendin tonë është shumë e pasur, por Dhurata theksoi se ende në vendin tonë, por jo vetëm ka shumë probleme në fushën e bujqësisë ku sigurisht ka vend për zhvillime.
Dhurata Thanasi tregon vlerat e mëdha ushqyese që kanë legumet, disa nga varietetet vendase dhe si gatuhen ato në zona të ndryshme të Shqipërisë. “Rrota e Stinëve” është një tjetër pikë ku u ndal Dhurata për rëndësinë që ka konsumi i produkteve në stinën e tyre duke na treguar se cilat janë perimet dhe frutat të ndara sipas stinës, pasi pikërisht përzgjedhja në stinën e duhur na jep maksimumin e vlerave ushqyese.
-
VIDEO
Kimë me domate të thata nga zonja Albana
Kimë me domate të thata
Përbërësit:
- 150 gr domate të thata
- 1 kokërr qepë
- 3-4 thelpinj hudhër
- 4 vezë
- 1 lk miell
- 4 lgj vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Domatet e thata i lajmë dhe i lemë të regjen në ujë të vakët. Kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me hudhrat të prera në fetëza të imëta, më pas shtojmë domatet të prera në copëza dhe vazhdojmë kaurdisjen. Shtojmë pak ujë dhe e lemë qepën me domatet e thata të ziejnë për rreth 10 minuta në temperaturë mesatare. Rrahim vezët me miell, kripë, piper dhe majdanoz të grirë hollë, e shtojmë në tigan mbi qepët e gatuara me domate. Vendosim kapakun për pak minuta sa vezët të mpiksen dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.
-
VIDEO
Makarona orzo me mish pule dhe salcë të kuqe nga zonja Albana
Makarona orzo me mish pule dhe salcë të kuqe
Përbërësit:
- 500 gr makarona orzo
- 500 gr mish pule
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 spec i verdhë
- 1 qepë e thatë
- 3 lgj salcë domate
- 1 lgj salcë e koncentruar
- 3 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
- Bimë aromatike
Përgatitja:
Kaurdisim mishin e pulës në një tigan me pak vaj ulliri, ndërkohë paralelisht në një tigan tjetër kaurdisim qepën e grirë imët me pak kripë. Shtojmë specat e prerë në kubikë dhe thelpinjtë e hudhrës. Pas rreth 4 minuta kaurdisje shtojmë makaronat dhe i përziejmë derisa të ndryshojnë ngjyrë. Shtojmë salcën e domates dhe mishin e pulës, sikurse dhe ujin 1 me 2 raporti. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike. E vendosim gatimin në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
-
VIDEO
Petulla me qumësht nga zonja Albana
Petulla me qumësht
Përbërësit:
- 500 ml qumësht
- 4 filxhanë çaji miell
- 1 pako maja
- 1 lç kripë
- 1 lç sheqer
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një enë shtojmë maja, sheqer, ujë të vakët dhe 2 lugë miell. Në një tas tjetër përziejmë miellin me kripë dhe qumësht. Pasi majaja të aktivizohet e shtojmë në tasin me miell dhe qumësht. E zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë. Më pas bëjmë kuleçë sa pëllëmba e dorës duke i hapur një vrimë dhe i skuqim në vaj bimor të ngrohur mirë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 14 nëntor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Rama i prerë që reformën në drejtësi e solli PS e jo Amerika te Berisha dorëzohet para SPAK e deri tek Mensah rrëfen pse ishte unik Duamena.
-
VIDEO
Buxheti 2024/ Ku shkojnë paratë? (13 Nëntor 2023)
Projektbuxheti i vitit 2024 ka qenë në qendër të diskutimeve në komisionet parlamentare gjatë mbledhjeve të fundit të realizuara online apo fizikisht. Ky projektbuxhet ka qenë në qendër të debatit edhe mes ekspertëve të ftuar në emisionin “5 pyetjet" me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV.
-
VIDEO
15-19 nëntor, zv/dekania e Filologjikut Elsa Rakipllari tregon risitë e panairit të librit
Elsa Rakipllari, pedagoge dhe zv/dekane e Fakultetit Histori Filologji ka treguar risitë e shtëpive botuese për panairin e librit të këtij viti i cili nis të mërkurën, 15 nëntor dhe do të zgjasë deri në 19 nëntor, si gjithnjë te Pallati i Kongreseve
-
VIDEO
Eksperti i Ekonomisë, Danaj: Bujqësia e pamotivuar, pak buxhet në 2024 edhe për arsimin
Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj në emisionin "5 pyetjet" nga Ilir Babaramo në Report Tv ngriti disa shqetësime për buxhetin e vitit 2024. Sipas tij më tepër vëmendje duhet t'u ishte dhënë sektorëve si bujqësia, turizmi, arsimi dhe infrastruktura.
-
VIDEO
Buxheti i vitit 2024/Gjokutaj: Nuk ka ndonjë zhvillim të ri, vetëm shton borxhin! Çoçoli: Do të jetë i rritjes së pagave! Ekonomia, rezistente
Projektbuxheti i vitit 2024 ka qenë në qendër të diskutimeve në komisionet parlamentare gjatë mbledhjeve të fundit të realizuara online apo fizikisht. Ky projektbuxhet ka qenë në qendër të debatit edhe mes ekspertëve të ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report TV.