Kimë me domate të thata nga zonja Albana

14 Nëntor 2023, 12:15

Kimë me domate të thata

Përbërësit:

  • 150 gr domate të thata
  • 1 kokërr qepë
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 4 vezë
  • 1 lk miell
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Domatet e thata i lajmë dhe i lemë të regjen në ujë të vakët. Kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me hudhrat të prera në fetëza të imëta, më pas shtojmë domatet të prera në copëza dhe vazhdojmë kaurdisjen. Shtojmë pak ujë dhe e lemë qepën me domatet e thata të ziejnë për rreth 10 minuta në temperaturë mesatare. Rrahim vezët me miell, kripë, piper dhe majdanoz të grirë hollë, e shtojmë në tigan mbi qepët e gatuara me domate. Vendosim kapakun për pak minuta sa vezët të mpiksen dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.