Makarona orzo me mish pule dhe salcë të kuqe nga zonja Albana

14 Nëntor 2023, 12:00

Makarona orzo me mish pule dhe salcë të kuqe

Përbërësit:

  • 500 gr makarona orzo
  • 500 gr mish pule
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i verdhë
  • 1 qepë e thatë
  • 3 lgj salcë domate
  • 1 lgj salcë e koncentruar
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Kaurdisim mishin e pulës në një tigan me pak vaj ulliri, ndërkohë paralelisht në një tigan tjetër kaurdisim qepën e grirë imët me pak kripë. Shtojmë specat e prerë në kubikë dhe thelpinjtë e hudhrës. Pas rreth 4 minuta kaurdisje shtojmë makaronat dhe i përziejmë derisa të ndryshojnë ngjyrë. Shtojmë salcën e domates dhe mishin e pulës, sikurse dhe ujin 1 me 2 raporti. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike. E vendosim gatimin në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.