-
VIDEO
Hetimi i SPAK ndaj Berishës/ Kalaja në Report Tv: Procedurat e ndjekura janë të paligjshme, do të ketë protesta! Dedaj: Demokratët s'mund të lidhen me fatet e 2-3 individëve
Hetimi nga SPAK ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, marrja e masës detyrim paraqitje dhe kufizmi i udhëtimit jashtë vendit për të, si dhe arrestimi i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Berishës për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, ka ndezur polemika të forta gjatë ditëve të fundit.
-
VIDEO
Berisha në masë nga SPAK, Këlliçi: Tentativë për të goditur opozitën! Proces i pabazuar në fakte dhe prova
Belind Këlliçi anëtar i kryesisë së Rithemelimit thotë se masa ndaj Sali Berishës dhe akuzat për korrupsion për të cilat po e heton SPAK janë një tentativë për të goditur opozitën
-
VIDEO
Gjinushi heq për pak kostumin e akademikut: Berisha duhej të ishte hetuar që në 1998 për ngjarjet e '96, krizën e '97 e grushtin e shtetit
Skënder Gjinushi ishte sot i ftuar në studion e “Sot Live në Shqipëri’ për të folur për zgjedhjen e tij si kryetar i Akademisë së Shkencave si dhe reformat në këtë institucion.
Por në një moment vendosi të heqë kostumin e Akademikut dhe komentoi situatën aktuale politike ku e gjithë vëmendja është përqendruar tek dosja e aferës së privatizimit të ish kompleksit Partizani për të cilën ish kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Tetor 2023 – Receta/ Mesazhi i Papës për të rinjtë shqiptar / Rritet çmimi i fasules / Artizane
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fole patate me kima pikante / Byreçka me jeshillëqe / Kompekaj, ëmbëlsirë tradite.
Vetëm një ditë pas videomesazhit të Papa Françesku drejtuar të rinjve shqiptarë, flasim në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Vatikani, me Mon Sinjor Arjan Dodaj, i cili tregon sesi i mori videomesazhin Papa Franceskut, i cili bekon të rinjtë shqiptar “Ju të rinjve shqiptar, një përshëndetje të përzemërt. Duke ju uruar më të mirën do t’ju thoja të punoni fort për atdheun tuaj, që vendi juaj të përparojë, sepse vendi juaj ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë, Shën Maria t’ju mbrojë dhe lutuni për mua!”.
Rritet çmimi i fasules. Eksperti i agrobiznesit Ilir Pilku shpjegon se çfarë po ndodh me produktet e vendit, pse po i mungojnë tregut dhe pse jemi kthyer në vend importues për prodhimet e traditës? Prodhimi i paktë i fasules këtë vit po i bën fermerët që ta shesin atë me çmimin më të lartë historik. Aktualisht një kilogram fasule trenare e Korçës po shitet 520 lekë/kg, por fermerët kanë paralajmëruar që çmimi pritet të shtrenjtohet akoma më shumë. Cilët janë shkaktarët e prodhimin të ulët të fasuleve, si qëndron e vërteta dhe problematika? Pse fasulet e importuara nga Argjentina apo Turqia po konkurojnë me çmime fasulen vendase? Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku, ndërsa ngre shqetësimin se po kthehemi në një vend importues edhe për produktet e traditës (siç janë hudhrat, karrotat apo mandarinat) thotë se fasulet e importuara po shiten me rreth 150-200 lekë më lirë për kg, ndërkohë që në krahasim me fasulen vendase, nuk kanë të njëjtat vlera ushqimore. Një tjetër shqetësim është që vitet e fundit po importohen fasule nga jashtë dhe reklamohen sikur janë autoktone të zonës. Sipas Pilkut e gjithë kjo situatë po vjen nga mungesa e politikave orientuese bujqësore, pasi fermerët duhet të orientohen drejt preferencave dhe nevojave të konsumatorëve. Pilku thotë se është e patolerueshme me klimën dhe tokat që ne kemi që të importojmë karrotat dhe hudhrat nga jashtë, apo mandarinat.
Qëndresa Mustafa Kllokoqi, autodidakte e teknikës me penj e gozhda, tregon si la gazetarinë për pasionin e krijimit të veprave të artit me penj. Vajza nga Prishtina, la profesionin e gazetares për të cilin studio dhe nisi rrugëtimin për të mësuar krijimin e veprave të artit me penj dhe gozhdë. Qëndresa, nënë e dy fëmijëve, këtë fushë të artit e mësoi vetë dhe zbuloi se ky pasion ishte aq i madh sa nuk mund të ndalej, këtë gjë e tregojnë dhe punimet e saj artistike aq të bukura.
-
VIDEO
Afera e privatizimit të 'Partizanit', Kadilli për Report Tv: Berisha e ka humbur betejën me publikun, të shkojë të mbrohet në gjykatë
Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në emisionin 'Studio Live' u shpreh se fakti që SPAK afrohet tek Berisha është lajm i mirë se tregon që nuk ka njerëz të pahetushëm.
-
VIDEO
Lë gazetarinë për pasionin / Qëndresa Mustafa artistja e veprave të artit me penj dhe gozhdë
Qëndresa Mustafa Kllokoqi, autodidakte e teknikës me penj e gozhda, tregon si la gazetarinë për pasionin e krijimit të veprave të artit me penj. Vajza nga Prishtina, la profesionin e gazetares për të cilin studio dhe nisi rrugëtimin për të mësuar krijimin e veprave të artit me penj dhe gozhdë. Qëndresa, nënë e dy fëmijëve, këtë fushë të artit e mësoi vetë dhe zbuloi se ky pasion ishte aq i madh sa nuk mund të ndalej, këtë gjë e tregojnë dhe punimet e saj artistike aq të bukura.
-
VIDEO
Gjinushi pas rizgjedhjes në krye të Akademisë së Shkencave: S’e vlerësojnë dot procesin ca deputetë parazitë të opozitës! I vetëm në garë? E drejta ime
Gjinushi pati një koment për opozitën duke thënë se nuk mund ta japin vlerësimin për Akademinë e Shkencave disa deputetë parazitë, që sipas tij nuk e kanë as formim për ta gjykuar. Ky duket edhe si një ‘thumb’ për Ina Zhupën, e cila ka qenë ndër zërat më kritikë të këtij procesi. Gjinushi thotë se në katër vite Akademia e Shkencave ka ndryshuar imazhin e saj.
-
VIDEO
Afera e 'Partizanit' Ilir Yzeiri: SPAK po vepron me integritet, Berisha të shkojë në gjykatë! S'ka më mbështetje
Data ‘21 tetor 2023’, ditën kur SPAK i vuri prangat dhëndrit të Jambër Malltezit dhe njoftoi se Sali Berisha po hetohej për akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, për analistin Ilir Yzeiri është “ditën e parë të demokracisë’
-
VIDEO
"Tangërlliku" i fasules, shitet me çmimin më të lartë historik, eksperti: Turp, e importojmë!
Rritet çmimi i fasules. Eksperti i agrobiznesit Ilir Pilku shpjegon se çfarë po ndodh me produktet e vendit, pse po i mungojnë tregut dhe pse jemi kthyer në vend importues për prodhimet e traditës?
Prodhimi i paktë i fasules këtë vit po i bën fermerët që ta shesin atë me çmimin më të lartë historik. Aktualisht një kilogram fasule trenare e Korçës po shitet 520 lekë/kg, por fermerët kanë paralajmëruar që çmimi pritet të shtrenjtohet akoma më shumë. Cilët janë shkaktarët e prodhimin të ulët të fasuleve, si qëndron e vërteta dhe problematika? Pse fasulet e importuara nga Argjentina apo Turqia po konkurojnë me çmime fasulen vendase?
Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku, ndërsa ngre shqetësimin se po kthehemi në një vend importues edhe për produktet e traditës (siç janë hudhrat, karrotat apo mandarinat) thotë se fasulet e importuara po shiten me rreth 150-200 lekë më lirë për kg, ndërkohë që në krahasim me fasulen vendase, nuk kanë të njëjtat vlera ushqimore. Një tjetër shqetësim është që vitet e fundit po importohen fasule nga jashtë dhe reklamohen sikur janë autoktone të zonës. Sipas Pilkut e gjithë kjo situatë po vjen nga mungesa e politikave orientuese bujqësore, pasi fermerët duhet të orientohen drejt preferencave dhe nevojave të konsumatorëve. Pilku thotë se është e patolerueshme me klimën dhe tokat që ne kemi që të importojmë karrotat dhe hudhrat nga jashtë, apo mandarinat.
-
VIDEO
"Çfarë më tha tjetër për shqiptarët Papa Françesku", Imzot Arjan Dodaj tregon "sekretet" pas videos
Vetëm një ditë pas videomesazhit të Papa Françesku drejtuar të rinjve shqiptarë, flasim në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Vatikani, me Mon Sinjor Arjan Dodaj, i cili tregon sesi i mori videomesazhin Papa Franceskut, i cili bekon të rinjtë shqiptar “Ju të rinjve shqiptar, një përshëndetje të përzemërt. Duke ju uruar më të mirën do t’ju thoja të punoni fort për atdheun tuaj, që vendi juaj të përparojë, sepse vendi juaj ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë, Shën Maria t’ju mbrojë dhe lutuni për mua!”.
Prej datës 30 Shtator në Vatikan po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Sinodit të Ipeshkvijve me Papën, ku përfaqësues nga e gjithë bota janë mbledhur për të reflektuar mbi ecjen e mbarë të Kishës, dhe sesi ajo mund të vlerësojë më shumë brenda saj, aftësitë dhe dhuntitë e të gjithëve, për të qenë sa më shumë e hapur për të gjithë, sikurse thotë dhe vetë Papa Françesku, e që të mund të përcjellë me sa më shumë dashuri mesazhin e fjalës së Zotit, si mesazh shprese, paqeje dhe shpëtimi për mbarë njerëzimin.
-
VIDEO
Byreçka me jeshillëqe nga zonja Albana
Byreçka me jeshillëqe
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 1 gotë ujë
- 1 lç kripë
- 100 gr gjalpë
- 6 bishta qepësh të njoma
- 1 tufë majdanoz
Përgatitja:
Zemë brumin e byreçkave me miell, kripë dhe ujë. E lemë brumin të pushojë për rreth 10 minuta. Ndërkohë grijmë imët qepët e njoma si dhe majdanozin.
Masën e brumit e ndajmë në 4 pjesë dhe e punojmë. Hapim 2 petë dhe në mes të dy petëve vendosim qepët e grira, majdanozin dhe copëza gjalpi. Më pas e presim në shirita të hollë dhe çdo shirit e mbledhim role. Me okllai roletë e krijuara i shtypim paksa dhe më pas i vendosim të skuqen në një tigan me pak gjalpë.
-
VIDEO
Fole patate me kima pikante nga zonja Albana
Fole patate me kima pikante
Përbërësit:
- 500 gr patate
- 100 gr gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- 300 - 400 gr sallam pikant dhe salçiçe pule
- 1 kokërr qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 1fç salcë domate
- 3 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
- Djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja:
Në një enë me ujë të vluar me kripë vendosim patatet e prera në kubikë dhe i ziejmë për 15 minuta. Më pas i shtypim duke shtuar majdanozin dhe gjalpin. Krijojmë topa sa grushti i dorës, duke bërë një gropë nga lart për t’i mbushur me kiman. Kimën e përgatisim duke kaurdisur qepën e grirë imët në pak vaj ulliri. Më pas shtojmë salçiçet dhe sallamin të cilin e kemi grirë imët. Shtojmë thelpinjtë e shtypura të hudhrës dhe vijojmë kaurdisjen për pak minuta, më pas shtojmë salcën e domates me erëzat.