-
VIDEO
Ylli Merja: 2 bimët sekrete që largojnë fryrjen e zorrëve
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për sëmundjet e pleqërisë, cilat janë ato më të shpeshtat dhe si të përdorim natyrën për të trajtuar pikërisht këto problematika shëndetësore. Dobësimi në tretje dhe konstipacioni në moshën e tretë është një nga problematikat që shqetësojnë më së shumti të moshuarit. Sistemi i tretjes dhe pastrimi i enëve të gjakut janë dy kolonat bazë për pleqëri të shëndetshme, shprehet Merja.
-
VIDEO
Dhimbjet reumatizmale, Ylli Merja: Sekreti qëndron tek ky vaj
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për sëmundjet më tipike që prekin më shumë moshat e treta dhe trajtimin e tyre me metoda natyrale. Një ndër këto sëmundje është dhe reumatizma.
“Ne me të vërtetë kemi gjetur disa zgjidhje të mrekullueshme, kemi gërmuar dhe thënit e dikurshme ne i kemi kthyer në receptura kurative. Dikur fara e sinapit të zi që kombinohej dhe me disa produkte të tjera vendosej nëpër kyçe dhe përmirësonte qarkullimin e gjakut dhe rrjedhimisht duke u përmirësuar qarkullimi i gjakut qetësoheshin dhimbjet” shprehet Merja. Me vajin e sinapit, vajin reumer lyeni të gjitha kyçet të paktën një herë në ditë. Gjithashtu një kujdes i shtuar duhet dhe në ushqim, këshillohet që mosha e tretë të konsumojë një gotë lëng kockash në ditë për 10 ditë në muaj. Për forcimin e kockave këshillohet përdorimi i trumzës, urthit, hithrës dhe i farave të bimëve si kungull, bajame, stika, lajthi, etj, pasi përmbajnë vitamina, acide yndyrore, kalcium, magnez, zink, etj.
-
VIDEO
Ish-ministri i mbrojtjes së Kosovës: Shtimi i forcave të NATO-s në veri, mesazh i qartë për Serbinë, të tërhiqet
Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni ka komentuar në Report Tv tensionet në veri të Kosovës. Ndërsa NATO ka shtuar forcat e KFOR në veri, Quni thotë se ky është një mesazh i qartë për Serbinë që të heqë dorë nga synimet e saj për ankesimin e Mitrovicës së Veriut.
-
VIDEO
Ngjela në Report Tv: Krimi vret, prokurorët e gjyqtarët të jetojnë në lagje të mbrojtura si në Perëndim
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, u shpreh se prokurorët e SPA, por edhe gjyqtarët e GJKKO-së të merren në mbrojtje te veçantë. Sipas Ngjelës, njerëzit e drejtësisë, duhet të jetojnë në lagje të mbrojtura si në Perëndim.
-
VIDEO
13-vjeçarja kampione e Europës në shah, presidenti i federatës për Report TV: Super talent dhe inteligjente, synojmë majat
Rezultati mahnitës i Kler Çakut në kampionatin europian nuk ishte surprizë. Presidenti i federatës shqiptare të shahut Erald Dervishi thotë për Report TV se 13-vjeçarja është një vajzë shumë inteligjente dhe në të ardhmen do arrijë majat e botës.
-
VIDEO
Laert Haxhiu donte t'i eliminonte, pas Doloreza Musabelliut merret në mbrojtje edhe prokurorja Merita Selimi! 'Ngrihen në këmbë' institucionet
Dy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK dhe Merita Selimi e Lushnjës, janë marrë në mbrojtje pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, i cili zbuloi planin e Laert Haxhiut, për t’i eliminuar. Selimi në korrik 2023 është shkarkuar nga KPK. Ndërkohë, s’ka vendim për avokatin Adriatik Doga, i cili po ashtu ishte në listë për t’u vrarë.
-
VIDEO
Vetëm 8 studentë këtë vit në degën e Fizikës! Pedagogia Hafizi tregon për Report Tv shkaqet: As paga 40 mijë lekë nuk funksionoi si karrem
Dhjetë vite më parë 100 studentë zgjodhën Fizikën, këtë vit në auditor do të ulen vetëm 8 studentë. Shifrat flasin për një situatë vërtet alarmante kur kujton se tashmë në të gjitha universitetet e Shqipërisë dega e Fizikës është mbyllur dhe e vetmja që mbijeton është dega në universitetin e Tiranës.
-
VIDEO
Sëmundjet tipike të pleqërisë, nga tensioni tek diabeti e reumatizma / Ylli Merja: Ja bimët aleate të moshës së tretë
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, në kuadër të datës 1 tetor, Dita Botërore e të Moshuarve, folëm për sëmundjet më tipike që prekin më shumë moshat e treta dhe trajtimin e tyre me metoda natyrale.
Moshimi ose plakja është një proces fiziologjik dhe natyror gjatë të cilit ndodhin një sërë ndryshimesh. Popullsia e tё moshuarve në botë, 65 vjeç e lart, është duke u rritur me shpejtësi. Kujdesi shëndetësor parësor efektiv për të moshuarit është shumë i rëndësishëm për promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike.
Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja renditi sëmundjet tipike që prekin më shumë moshën e tretë si: tensioni arterial, dhimbjet reumatizmale, diabeti, problemet me veshkat, prostata, dobësimi i shqisave, pagjumësia, lodhja, anemia, përkujdesi për lëkurën, gojën dhe mykun, etj. Për të gjitha këto problematika Merja rekomandoi bimët mjekësore, frutat dhe perimet që ndihmojnë në mbajtjen në kontroll të secilës prej këtyre sëmundjeve.
-
VIDEO
Supë me kungull vjeshtor nga zonja Albana
Supë me kungull vjeshtor
Përbërësit:
- 400 gr kungull
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj pana
- Kripë, piper
- Arrë moskat
- Fara kungulli
Përgatitja:
Vendosim në një tavë kungullin e prerë në kubikë, qepën dhe hudhrën. I spërkasim me pak kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta. Më pas i frulojmë, i vendosim në një tenxhere në zjarr të ngadaltë, rregullojmë shijen me erëza duke shtuar panën, farat e kungullit të pjekura dhe bukë të thekur.
-
VIDEO
Tavë me domate jeshile dhe krem kosi nga zonja Albana
Tavë me domate jeshile dhe krem kosi
Përbërësit:
- 1 kg domate jeshile
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 2 qepë
- 2 speca jeshile
- 400 gr ajkë kosi
- 100 ml pana
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Presim domatet jeshile në kubikë mesatare dhe i vendosim të zbuten në ujë të nxehtë. Ndërkohë kaurdisim qepët të prera në kubikë me pak vaj ulliri, më pas shtojmë specat dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. E largojmë tenxheren nga zjarri, shtojmë domatet jeshile, kripë, piper të zi dhe piper të kuq pluhur. I trazojmë që shijet të unifikohen dhe në fund shtojmë ajkën e kosit dhe panën. E kalojmë gatimin në një tavë dheu dhe e vendosim në furrë në temperaturën 250 gradë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë.
-
VIDEO
Mëngjes me vezë dhe kremviçe në tjegull nga zonja Albana
Mëngjes me vezë dhe kremviçe në tjegull
Përbërësit:
- Vezë të freskëta
- Kremviçe pule / kremviçe e tymosur FIX
- Kripë, piper
- Pak gjalpë
Përgatitja:
Fillimisht vendosim tjegullën në furrë të nxehet shumë. E lyejmë me gjalpë, thyejmë 3 vezë, vendosim kremviçet, kripë, piper. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak perime. E lëmë në furrë për pak minuta.
-
VIDEO
Ashtu si në Shkodër, edhe në universitetin e Gjirokastrës studentët zgjedhin Infermierinë
Universiteti 'Eqrem Çabej' nè Gjirokastër ka nisur sot vitin e ri akademik me rrezikimin e mbylljes se dy degëve siç është Gjuha Italiane dhe Matematikë-Informatike.