Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, në kuadër të datës 1 tetor, Dita Botërore e të Moshuarve, folëm për sëmundjet më tipike që prekin më shumë moshat e treta dhe trajtimin e tyre me metoda natyrale.
Moshimi ose plakja është një proces fiziologjik dhe natyror gjatë të cilit ndodhin një sërë ndryshimesh. Popullsia e tё moshuarve në botë, 65 vjeç e lart, është duke u rritur me shpejtësi. Kujdesi shëndetësor parësor efektiv për të moshuarit është shumë i rëndësishëm për promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike.
Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja renditi sëmundjet tipike që prekin më shumë moshën e tretë si: tensioni arterial, dhimbjet reumatizmale, diabeti, problemet me veshkat, prostata, dobësimi i shqisave, pagjumësia, lodhja, anemia, përkujdesi për lëkurën, gojën dhe mykun, etj. Për të gjitha këto problematika Merja rekomandoi bimët mjekësore, frutat dhe perimet që ndihmojnë në mbajtjen në kontroll të secilës prej këtyre sëmundjeve.