• VIDEO

    Pa Gjurme- Prek rrëfimi i dy të moshuarave/’Nuset na përzunë, djemtë nuk na flasin’ (29 shtator 2023)

    "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Historia e dy të moshuarave u trajtua mesditen e sotme në studion e emisionit “Pa Gjurme”. 82-vjeçarja Maria nga Elbasani tregoi historinë e dhimbshme të saj duke apeluar për ndihmë. Ndërsa 73-vjeçarja Leonora nga një fshat i Fierit preku me historinë e saj teksa tregoi se kishte 6 vite që nuk kishte kontakte me të bijën, ndërsa djali e telefonon rrallë. Për më shumë ndiqni videon e plotë

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Shtator 2023 – Receta tradite / Udhëtimi në BE / Mundësi punësimi për të rinjtë

    Zonja Albana përgatiti në studion e “Rreze Dielli” një nga gatimet më me shije tradicionale shqiptare Qullë me pulë. Ndërsa e ftuara në këndin tonë të gatimit, blogerja e suksesshme Mirela Andoni përgati Byrek me arra dhe Papare.

    Formulari ETIAS për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian nga viti 2024 bëhet i detyrueshëm. Procedura është e shpejtë dhe bëhet në internet, por ka disa kërkesa dhe një kosto për ta marrë atë, ajo do kushtojë 7 euro. Miratimi për formularin pritet të jepet “brenda minutave”, për rreth 95% të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE. Por koha maksimale e nevojshme për miratim mund të jetë deri në një muaj në “raste shumë të jashtëzakonshme”. Edhe për qytetarët shqiptarë, në faqen e ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit), thuhet se të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë në ndonjë nga vendet e zonës Shengen do të duhet të aplikojnë dhe të marrin një formular të tillë. Vetëm Shtetasit e BE-së janë të përjashtuar dhe kanë lirinë e lëvizjes nëpër bllok. Në studion e ‘Rreze Dielli’ flasim në lidhje me këtë procedurë dhe aplikimin e saj me avokaten Anxhela Lami.

    Dy sipërmarrës, njëri shqiptar e tjetri italian, përfaqësues të kompanisë ‘Chogan Group’, sjellin në Shqipëri dhe Kosovë ‘marketingun e rrjetit’, një mundësi të re biznesi për shqiptarët. Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” Sandro Cazzato dhe Fatmir Shtjefni, dy sipërmarrës nga Italia të cilët prezantojnë një mundësi të mirë biznesi për Shqipërinë dhe Kosovën në fushën e Network Marketing. CHOGAN GROUP është një kompani e krijuar në Itali në vitin 2013. Kompania ka më shumë se 400.000 konsulentë dhe klientë në të gjithë Europën - mbi të gjitha Itali, Francë, Gjermani, Austri, Belgjikë, Zvicër. Grupi bën biznes në të gjithë botën, falë një rrjeti tregtar, i cili ekziston që nga muaji mars 2015 dhe ka mbi 8000 partnerë. Fokusi kryesor i kompanisë është Network Marketing në shumë nivele, duke përshirë produktet e konsumit, kryesisht kozmetikë me kualitet shumë të lartë Made in Italy.

  • VIDEO

    Të formuar për elitën, flet për Report Tv sulmuesi që i dha kreun AF Elbasanit: Rival kemi vetëm veten, s'jemi ende në 100 përqind

    Akademia e Futbollit Elbasani fitoi dje 0-1 kundër Besës për javën e pestë në Kategorinë e Parë. Në stadiumin e Luzit të Vogël ndeshja u vendos nga goli i Arsen Lleshit në minutën e 40-të.

    • VIDEO

      Si të vetëpunësohesh dhe të fitosh shumë? Dy sipërmarrës italianë prezantojnë projektin ambicioz

      Dy sipërmarrës, njëri shqiptar e tjetri italian, përfaqësues të kompanisë ‘Chogan Group’, sjellin në Shqipëri dhe Kosovë ‘marketingun e rrjetit’, një mundësi të re biznesi për shqiptarët.

      Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” Sandro Cazzato dhe Fatmir Shtjefni, dy sipërmarrës nga Italia të cilët prezantojnë një mundësi të mirë biznesi për Shqipërinë dhe Kosovën në fushën e Network Marketing. CHOGAN GROUP është një kompani e krijuar në Itali në vitin 2013. Kompania ka më shumë se 400.000 konsulentë dhe klientë në të gjithë Europën - mbi të gjitha Itali, Francë, Gjermani, Austri, Belgjikë, Zvicër. Grupi bën biznes në të gjithë botën, falë një rrjeti tregtar, i cili ekziston që nga muaji mars 2015 dhe ka mbi 8000 partnerë. Fokusi kryesor i kompanisë është Network Marketing në shumë nivele, duke përshirë produktet e konsumit, kryesisht kozmetikë.

    • VIDEO

      Kujdes: Nga 2024 nuk do udhëtojmë dot pa këtë formular, ja si funksionon…

      Formulari ETIAS për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian nga Janari i vitit 2024 bëhet i detyrueshëm. Procedura për të marrë një ETIAS është e shpejtë dhe bëhet në internet, por ka disa kërkesa dhe një kosto për ta marrë atë, ajo do kushtojë 7 euro. Miratimi për formularin pritet të jepet “brenda minutave”, për rreth 95% të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE. Por koha maksimale e nevojshme për miratim mund të jetë deri në një muaj në “raste shumë të jashtëzakonshme”.

      Edhe për qytetarët shqiptarë, në faqen e ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit), thuhet se të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë në ndonjë nga vendet e zonës Shengen do të duhet të aplikojnë dhe të marrin një formular të tillë. Vetëm Shtetasit e BE-së janë të përjashtuar dhe kanë lirinë e lëvizjes nëpër bllok.

      Në studion e ‘Rreze Dielli’ flasim në lidhje me këtë procedurë dhe aplikimin e saj me avokaten Anxhela Lami.

    • VIDEO

      Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Propozimi i Ramës që KFOR të marrë kontrollin veriun, kritikë për palët! Mos të politizohet, por të vërehet me kujdes

      Për të mos u de përshkallëzuar konflikti mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Edi Rama propozoi që KFOR të marrë në kontroll veriun e vendit

    • VIDEO

      Qull me arra dhe mish pule nga zonja Albana

      Qull me arra dhe mish pule

      Përbërësit:

      • 1 pulë ose pulë në racione
      • 2-3 thelpinj hudhër
      • 1 gotë e gjysmë kos
      • 1 vezë
      • 1 e ½ lgj miell
      • 1 lgj gjalpë
      • 1 bulion me erëza
      • Arra të thërrmuara
      • Piper i zi, piper i kuq
      • Kripë, rigon
      • Lëng limoni   

      Përgatitja:

      Presim mishin e pulës në racione dhe e kaurdisim me pak kripë dhe yndyrë. Më pas shtojmë ujë dhe e lëmë të ziejë. Në një tigan kaurdisim miellin me gjalpë, derisa të shpërthejë aroma e pjekjes. Shtojmë buljon nga pak që mos të kokrrizohet. Shtypim hudhrat në masën e qullit, rregullojmë shijen duke shtuar dhe kosin me lëngun e limonit. E kalojmë në tavë me copat e mishit përsipër sikurse e spërkasim me arrat. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.

    • VIDEO

      Papare, me shumë shije dhe pa kosto nga blogerja e njohur Mirela Andoni

      Papare

      Përbërësit:

      • 100 gr gjalpë
      • 150 gr djathë i bardhë
      • Bukë e ndenjur e fortë
      • Hudhra
      • Spec i kuq pluhur
      • Nenexhik i thatë
      • Ujë

      Përgatitja:

      Kaurdisim në tigan gjalpin dhe bukën e copëtuar derisa të marrë ngjyrë, më pas e shuajmë me ujë. Shtojmë thërrime djathi dhe nenexhik, sipas dëshirës e pasurojmë shijen me hudhër të shtypur në havan me piper të zi edhe pak spec të kuq.

    • VIDEO

      Byrek me arra sipas traditës përgatitur nga blogerja e gatimit Mirela Andoni

      Byrek me arra

      Përbërësit:

      • 200 gr arra
      • 50 gr vaj
      • 300 ml ujë
      • Kripë
      • 1 pako peta të pjekura të holla  

      Përgatitja:

      Grijmë arrat, shtojmë kripën dhe ujin e nxehtë. Petët e pjekura i shtrojmë në tavë dhe i spërkatim me masën me arra. E pjekim byrekun në furrë të parangrohur për 30 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.

    • VIDEO

      Vrasja para komisariatit në Rrëshen, shkarkohen drejtuesit e policisë së Mirditës

      Shefi i krimeve, shefi i Rendit si dhe drejtues të Komisariatit në Rrëshen, janë shkarkuar pas vrasjes së Martin Bardhit që ndodhi para komisariatit në Rrëshen.

    • VIDEO

      EKSKLUZIVE/ ‘Vajza jote më ka vrarë djalin’, kërcënohet familja e Klea Gjatës, shoqe e Laert Haxhisë, mamaja për Report Tv: S’ka lidhje me vrasjet! Kishte frikë nga ai

      Familja e 27-vjeçares Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhisë, e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit 'Kurrës mos Harro', thotë se është kërcënuar nga familjarët e viktimave, të vrarë nga banda e Laert Haxhiut. Mamaja e vajzës për Report Tv tha se ajo s'ka lidhje me vrasjet

      • VIDEO

        ‘Ushtari’ i Laert Haxhisë u kap me armë e kartë greke false, Marjus Tafanit iu gjetën edhe tre celularë dhe euro

        Report TV siguron materialet që iu sekuestruan Artan Tafanit në momentin e arrestimit. Ndër to është dhe një kartë greke me të cilën duket që lëvizte për të kontaktuar edhe Laert Haxhiun.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv