• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 29 shtator 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga miratohet vendimi i indeksimit të pensioneve dhe nis nga 1 tetori te Rama kërkon që KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës e deri tek SHBA përgëzon Dumanin e punën e SPAK.

  • VIDEO

    Pa Gjurme-E la shtatzënë dhe i mori lekët/28-vjeçarja përballet me të dashurin: Nusja ime s’di asgje (28 shtator 2023)

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Historia e Ola Myrtos nga Tirana është historia e një vajze të pambrojtur…e rritur pa ngrohtësinë e familjes së saj…. Këtë dashuri të munguar ajo ka tentuar ta gjejë diku tjetër… ndërsa në këtë moment 28-vjeçarja ka rënë pre e mashtrimit… Gjithçka e ka zanafillën 4 vite më parë, kur për shkak të vështirësive ekonomike Ola një 24-vjeçare vendos të shpërngulet në Kosovë, në Prizren ku nis punë si kamariere në një lokal. Aty vajza e komunitetit rom njihet me Shefqet Kude nga Prizreni. Për Olën, diferenca e madhe e moshësh dhe fakti që i përkisnin dy komuniteteve të ndryshme nuk do të ishte problem. E reja nuk do ta mendonte kurrë se dashuria e 40-vjeçarit Shefqet Kude ndaj saj nuk ishte e vërtetë. Shefqeti i merrte të gjitha paratë që Ola mundohej t’i siguronte me punë, ndërsa nuk ia kthente më. Pas një viti bashkëjetesë, e reja rikthehet sërish në Tiranë, ndërsa shpeshherë Shefqenti vinte dhe e takonte deri më 6 shkurt të vitit 2022… datë kjo kur Ola zbulon se ishte shtatzënë. E lumtur, këtë lajm ia komunikon edhe partnerit të saj pa e ditur se fill pas kësaj 40-vjeçari do të largohej për të mos e kthyer më kokën për to. E vetme, Ola Myrto sjell në jetë djalin ndërsa Shefqeti nuk i njohu as atësinë. Më pas e reja mëson se burri që dashuronte kishte një tjetër familje, ai kishte një grua e cila e kishte bërë baba të tre fëmijëve, dhe se e gjithë lidhja tyre kishte qenë një mashtrim. Sot, kjo nënë e re e gjendur e vetme me foshnjen, ka një mesazh për ish-partnerin, babain e djalit i cili prej më shumë se një viti ka shkëputur çdo kontakt me to

  • VIDEO

    Tensionet në veri, Arifi: Mbështes qëndrimin e Ramës, të dënohet sulmi terrorist! Frikë në Luginën e Preshevës

    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shprehur shqetësimin e tij pas tensione në veri të Kosovës, ku një efektiv u vra dhe 3 të tjerë mbetën të plgaosur. Në një intervsitë për Report Tv, Arifi tha se kjo situatë është tepër shqetësuese për Luginën e Preshevës.

  • VIDEO

    Kontrast - Drejtësia e të penduarve, vrasje dhe arreste (28 shtator 2023)

  • VIDEO

    16 krimet e zbardhura pas dëshmisë së Artan Tafanit, Imeraj: Dëshmon vullnet të organeve për të hetuar! Masat për mbrojtjen e të penduarit, deri në ndërrim të indentitetit

    Ish-kryeprokurorja, Elisabeta Imeraj, u shpreh se zbardhja e ngjarjeve të fundit kriminale pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani është një element që dëshmon vullnetin e mirë të organeve kompetente për të hetuar.

  • VIDEO

    Komunikimi përmes aplikacioneve të koduara, Lorenc Vangjeli: Një telefon i ri është zbërthyer, të dhënat do jenë tronditëse

    Analisti Lorenc Vangjeli nga emisioni “Kontrast” në Report Tv duke folur për operacionin “Kurrë Mos Harro” që zbardhi disa ngjarje kriminale ka paralajmëruar se është zbërthyer një tjetër ‘telefon’ nga platformat digjitale të komunikimit që sipas tij do të nxjerrin të dhëna tronditëse

  • VIDEO

    Gazetari Dema: Si u arrestua Artan Tafani, iu gjet armë me fishek në fole gati për qitje! Tentativë për t’i ikur policisë

    Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e anëtarit të grupit të Lart Haxhisë, Artan Tafanit, i cili tashmë është bërë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë. Tafani ka qenë në kërkim për grabitjen e 30 mijë eurove në Astir, ndërsa gazetari dema thotë se në momentin e arrestimit ka pasur armë me vete me fishek në fole gati për qitje. Tafani është arrestuar nga policia e Lushnjës, ndërsa në momentin e ndërhyrjes ai ka pasur edhe një tentativë për t’u larguar.  

  • VIDEO

    Pendimi i Tafanit, drejtori i Policisë së Elbasanit: Priten arrestime të tjera! Dema: Kur u arrestua iu gjet armë me fishek në fole! Sokolaj: Si u bë i penduar i drejtësisë

    Policia ka zhvilluar një megaoperacion të koduar ‘Kurrë mos harro’, ku pas rrëfimeve të penduarit të drejtësisë Artan Tafani janë zbardhur 19 ngjarje kriminale, mes tyre 6 vrasje. Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda tha në studion e Report Tv se hetimi po vijon dhe se mund të ketë edhe arrestime të personave të tjerë që mund të jenë të përfshira në këto ngjarje.

    • VIDEO

      EMRAT/ Atentati në Dukagjin ku u vra babai e u plagos i biri, shpallen në kërkim 4 autorët! Shkak konfliktet për kanabisin

      Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç, janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Shtator 2023 – Receta tradite/ Horoskopi i muajit Tetor nga Jorgo Pulla

        Zonja Albana solli dy sugjerime recetash tradite në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe e shpejtë me kimë dhe perime në tigan / Qofte me patate dhe erëza.

        Në rubrikën “Parashikimi i yjeve” astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Tetor për 12 shenjat e zodiakut. Sipas tij, muaji Tetor është muaji i vendimeve, i zhvillimeve, i martesave, por njëkohësisht dhe muaj i vështirë në të kuptuar, në intuitë. Është një muaj që ka të mirat dhe problemet e veta. Është muaji i shpërthimeve të skandaleve, muaji i problematikave të ndryshme që do nxjerrë në pah shumë gjëra. Njerëzit e pastër, të çiltër dhe me këmbë në tokë nuk kanë pse shqetësohen. Duhet të keni kujdes në këtë muaj për detajet, edhe gjërat më të vogla, pasi ato bëjnë shpesh diferencën. Një muaj disi i veçantë, pasi kemi tre ndikime të forta planetare, ndikimi i Afërditës në Virgjëreshë më datën 9 tetor që do të thotë lajme shumë të mira ekonomike, kemi eklipsin diellor në datën 14 tetor i cili do të na pastrojë nga e shkuara. Ky eklips do të bëjë që të jemi më të vëmendshëm dhe kujdesshëm në çdo fushë, pasi pa kuptuar mund të humbasim gjithçka. Mërkuri në Akrep në datën 22 tetor do të thotë 'mendoj, llogjikoj, veproj'. Ndërsa në datën 28 tetor, eklipsi i Hënës në Dem, do të na fuqizojë në përballimin e vështirësive. Datat më të mira të muajit Tetor në lidhje me martesa, fejesa, njohje të rëndësishme janë datat 3, 4, 8 dhe 9 Tetor. Pikërisht në këto data kemi një ndikim të fortë planetar në këtë fushë. E rëndësishme është koha kur ndodhin fenomenet, ku ndodhet Hëna, është e plotë, është gjysmë e plotë apo Hënë e re?! Kur jemi në Hënë të re e cila sapo ka filluar të duket tamam, në javën e parë të saj është mirë, kur është Hënë e plotë në të thyer është gati gjysëm, aty mund të bëjmë bisedime shumë të rëndësishme sepse ka energji pozitive dhe mundësi të mëdha që ndodhin dhe veprojnë, ndërsa kur është në të ngrënë shikojmë, përgatitemi, nuk presim ditë dasme, fejese apo takim të rëndësishëm, pasi me siguri do të ndodhë diçka.  

      • VIDEO

        Pastiçe e shpejtë në tigan me kimë e perime nga zonja Albana

        Pastiçe me kima në tigan

        Përbërësit:

        • 400 gr mish i grirë
        • 1 qepë
        • 1 karrotë
        • 2 thelpinj hudhër
        • 1 lç pelte domate
        • 200 gr domate
        • 1/2 tufë majdanoz
        • 250 gr makarona
        • 2 kokrra vezë
        • 150 gr djathë të grirë
        • Krem djathi ose 500 gr kos
        • Gjalpë
        • Arrë moskat
        • Kripë, piper

        Përgatitja:

        Kaurdisim me pak gjalpë qepën dhe karrotën e grirë imët. Më pas shtojmë hudhrat e shtypura, mishin e grirë, salcën e domates, kripë, piper, arrë moskat dhe pak sheqer për neutralizimin e aciditetit të domates. Pasi e kemi kaurdisur mirë kimën shtojmë ujin dhe makaronat dhe i lëmë të ziejnë për 8 minuta derisa të përthithen lëngjet. Shtojmë dhe majdanozin e grirë imët. Në një tas përziejmë kremin e djathit ose kosin me djathin e grirë, vezët, piper dhe arrë moskat. E shtojmë kremin sipër makaronave dhe e vendosim në furrë në 200 gradë në grill.

      • VIDEO

        Qofte me patate, super të thjeshta e të shijshme nga zonja Albana

        Qofte me patate

        Përbërësit:

        • 5 patate
        • 100 gr spinaq
        • 1 qepë të kuqe
        • 1 lç kripë
        • 1 lç spec i kuq
        • 1 lç koriandër
        • 1 vezë
        • 2 lgj vaj ulliri
        • Vaj bimor për skuqje

        Përgatitja:

        Ziejmë patatet, më pas i shtypim në një tas, shtojmë spinaqin, qepën e kuqe të grirë hollë dhe erëzat. E punojmë mirë brumin dhe krijojmë qofte rrumbullake të cilat i lyejmë me vezë dhe i skuqim në vaj bimor.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv