Pa Gjurme-E la shtatzënë dhe i mori lekët/28-vjeçarja përballet me të dashurin: Nusja ime s’di asgje (28 shtator 2023)

28 Shtator 2023, 21:50

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Historia e Ola Myrtos nga Tirana është historia e një vajze të pambrojtur…e rritur pa ngrohtësinë e familjes së saj…. Këtë dashuri të munguar ajo ka tentuar ta gjejë diku tjetër… ndërsa në këtë moment 28-vjeçarja ka rënë pre e mashtrimit… Gjithçka e ka zanafillën 4 vite më parë, kur për shkak të vështirësive ekonomike Ola një 24-vjeçare vendos të shpërngulet në Kosovë, në Prizren ku nis punë si kamariere në një lokal. Aty vajza e komunitetit rom njihet me Shefqet Kude nga Prizreni. Për Olën, diferenca e madhe e moshësh dhe fakti që i përkisnin dy komuniteteve të ndryshme nuk do të ishte problem. E reja nuk do ta mendonte kurrë se dashuria e 40-vjeçarit Shefqet Kude ndaj saj nuk ishte e vërtetë. Shefqeti i merrte të gjitha paratë që Ola mundohej t’i siguronte me punë, ndërsa nuk ia kthente më. Pas një viti bashkëjetesë, e reja rikthehet sërish në Tiranë, ndërsa shpeshherë Shefqenti vinte dhe e takonte deri më 6 shkurt të vitit 2022… datë kjo kur Ola zbulon se ishte shtatzënë. E lumtur, këtë lajm ia komunikon edhe partnerit të saj pa e ditur se fill pas kësaj 40-vjeçari do të largohej për të mos e kthyer më kokën për to. E vetme, Ola Myrto sjell në jetë djalin ndërsa Shefqeti nuk i njohu as atësinë. Më pas e reja mëson se burri që dashuronte kishte një tjetër familje, ai kishte një grua e cila e kishte bërë baba të tre fëmijëve, dhe se e gjithë lidhja tyre kishte qenë një mashtrim. Sot, kjo nënë e re e gjendur e vetme me foshnjen, ka një mesazh për ish-partnerin, babain e djalit i cili prej më shumë se një viti ka shkëputur çdo kontakt me to