• VIDEO

    Kujdes, mbajini mend këto data! 2 eklipse do ndikojnë në… Horoskopi i muajit Tetor nga Jorgo Pulla

    Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Tetor për 12 shenjat e zodiakut. 

    Sipas astrologut Jorgo Pulla, muaji Tetor është muaji i vendimeve, i zhvillimeve, i martesave, por njëkohësisht dhe muaj i vështirë në të kuptuar, në intuitë. Është një muaj që ka të mirat dhe problemet e veta. Është muaji i shpërthimeve të skandaleve, muaji i problematikave të ndryshme që do nxjerrë në pah shumë gjëra. Njerëzit e pastër, të çiltër dhe me këmbë në tokë nuk kanë pse shqetësohen. Duhet të keni kujdes në këtë muaj për detajet, edhe gjërat më të vogla, pasi ato bëjnë shpesh diferencën.

    Një muaj disi i veçantë, pasi kemi tre ndikime të forta planetare, ndikimi i Afërditës në Virgjëreshë më datën 9 tetor që do të thotë lajme shumë të mira ekonomike, kemi eklipsin diellor në datën 14 tetor i cili do të na pastrojë nga e shkuara. Ky eklips do të bëjë që të jemi më të vëmendshëm dhe kujdesshëm në çdo fushë, pasi pa kuptuar mund të humbasim gjithçka.  Mërkuri në Akrep në datën 22 tetor do të thotë 'mendoj, llogjikoj, veproj'. Ndërsa në datën 28 tetor, eklipsi i Hënës në Dem, do të na fuqizojë në përballimin e vështirësive. Datat më të mira të muajit Tetor në lidhje me martesa, fejesa, njohje të rëndësishme janë datat 3, 4, 8 dhe 9 Tetor. Pikërisht në këto data kemi një ndikim të fortë planetar në këtë fushë. E rëndësishme është koha kur ndodhin fenomenet, ku ndodhet Hëna, është e plotë, është gjysmë e plotë apo Hënë e re?! Kur jemi në Hënë të re e cila sapo ka filluar të duket tamam, në javën e parë të saj është mirë, kur është Hënë e plotë në të thyer është gati gjysëm, aty mund të bëjmë bisedime shumë të rëndësishme sepse ka energji pozitive dhe mundësi të mëdha që ndodhin dhe veprojnë, ndërsa kur është në të ngrënë shikojmë, përgatitemi, nuk presim ditë dasme, fejese apo takim të rëndësishëm, pasi me siguri do të ndodhë diçka.  

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 28 shtator 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama kritika BE-së për Kosovën te vritet babai e plagoset djali në atentat në Dukagjin e deri tek financat firmosin këstin e 22 për ish-të përndjekurit.

  • VIDEO

    Rama kundër linjës së BE- së për Kosovën (27 shtator 2023)

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në emisionin “Repolitix” u shpreh se ai dhe Partia Demokratike mbështesin pa hezitim deklaratën e Ramës për të kundërshtuar deklaratën e politikës së jashtme të BE-së, sa i përket situatës së Kosovës dhe Serbisë

    • VIDEO

      Andri Nurellari: Deklarata e BE, si të krahasosh xhelatin me viktimën! PD krah Kurtit, të kthehet në dialog me Vuçiç për zgjidhje finale

      Anëtari i kryesisë PDK Adri Nurellari referuar deklaratës së BE për dialogun Kosovë-Serbi, tha se të lë për shije të hidhur sepse sipas tij është si krahasosh “xhelatin me viktimën”.

       
    • VIDEO

      Rama kundër BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, deputeti Krashi: Deklaratë e duhur, shihet qartë që konflikti është i njëanshëm

      Deputeti i PS Lavdrim Krashi i ftuar në “Repolitix” në Report Tv u shpreh se qëndrimi i kryeministrit Rama kundër deklaratës së BE për dialogun Kosovë-Serbi është e duhura, ndërsa theksoi se pas sulmit në Veri të gjithë e shohin qartë që konflikti është i njëanshëm.

       
    • VIDEO

      Tirana nuk pajtohet me deklaratën e BE-së për Kosovën, Çollaku: PD-ja mbështet pa asnjë rezervë qëndrimin e Ramës! Plani i sulmuesve serbë, aneksimi i veriut

      Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në emisionin “Repolitix” u shpreh se ai dhe Partia Demokratike mbështesin pa hezitim deklaratën e Ramës për të kundërshtuar deklaratën e politikës së jashtme të BE-së, sa i përket situatës së Kosovës dhe Serbisë

      • VIDEO

        Pa Gjurme-I ‘zhvati’ 1-mijë euro xhaxhait, zhduket 23-vjeçari/ E motra:Shokët mund ta… (27 shtator 2023)

        Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Si shumë të rinj të cilët për një jetë më të mirë kanë marrë rrugët e emigrimit, por për arsye të ndryshme kanë humbur çdo kontakt me familjarët, është edhe rasti i Arjan Bulkut nga Kavaja. Prej një viti bënte jetën e emigrimit, ku punonte nëpër qytete të ndryshme të Italisë dhe Gjermanisë në ndërtim. Edhe pas shumë tentativave të së motrës për ta marrë tek shtëpia e saj në Itali, Arjani ishte i vendosur ta vazhdonte këtë jetë. I ndodhur në Itali i riu kishte shprehur dëshirën për t’u nisur drejt Gjermanisë sërish. Ishte data 16 korrik i vitit 2023 kur 23-vjeçari për herë të fundit telefonoi të motrën Marizën, të cilës i pohoi se kishte mbërritur shëndoshë e mirë në shtetin Gjerman me disa shokë, por që nga ai moment Arjani shkëputi çdo kontakt, për të mos u bërë më i gjallë. Sipas të motrës Arjani mashtrohej nga shokët, të cilët e detyronin të gënjente në familje dhe të kërkonte para, para të cilat ua merrnin shokët e tij. Së fundmi Arjani kishte marrë 1000 Euro borxh kushërirës së tij me pretekstin se ndodhej në kushte të vështira, por pak pasi kishte marrë paratë ai zhduket pa lënë gjurmë. Për këtë arsye familja hedh dyshime mbi shokët e tij, ndërsa të frikësuar për fatin e Arjanit kërkojnë ndihmën e emisionit ‘Pa Gjurmë’.

      • VIDEO

        ‘Një nga ne’/Rrugëtimi i ri i Doreada Mios në Report Tv, sfidat dhe jeta midis Tiranës dhe Beogradit (27 shtator 2023)

        “Klinika 24” është emisioni që e identifikon. Sfidë për Doreada Mion nuk do të jetë vetëm përzgjedhja e temave të emisionit, por edhe jeta e ndarë midis Tiranës dhe Beogradit.

      • VIDEO

        Humbja e ‘BF’ në Kukës, Kadilli: Berisha të hapë krahun se mori më qafë opozitën! Zhvendosja e Bardhit te Rithemelimi? Vendim politik! Karaj: E njeh si deputet

        Kriza e Partisë Demokratike ka qenë sërish thelbi i diskutimit në ‘Studio Live’ për t’i dhënë ndoshta ‘arsyen’ e humbjes së opozitës në zgjedhjet e Kukësit

      • VIDEO

        Shqipëria nuk mbështeti deklaratën e BE-së për dialogun Kosovë-serbi, deputeti i LVV për Report Tv: Qasje e zakonshme, qeveria shqiptare duhet të jetë në anën tonë

        Për herë të parë, Shqipëria nuk mbështeti deklaratën e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pasi sipas kryeministrit Edi Rama nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit të asaj që ka ndodhur në veri të Kosovës.

        • VIDEO

          Kush parkon gabim në Tiranë e pëson, specialistët e qarkullimit rrugor në Report Tv: Gjoba deri në 7 mijë lekë, heqje mjeti me karrotrec! Nismë për të lehtësuar trafikun

          Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë masash për lehtësimin e trafikut në kryeqytet me qëllim uljen e trafikut në Tiranë

          • VIDEO

            Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Shtator 2023 – Receta tradite/ Qëndisje në gjethe /’Shalli i lotëve’ himne poetike

            Zonja Albana solli tre sugjerime recetash tradite në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca furre me gjizë / Trahana me cingaridhe / Petulla me sheqer.

            Nga Italia me Mentie Ruci, vajza nga Peshkopia me stilin unik të qëndisjes në gjethe duke gërshetuar natyrën me perin në punime vërtetë mahnitëse…Mentie Ruci, tregon se pasionin për qëndisjen e ka të trashëguar nga familja e saj, e cila vazhdon akoma të bëjë punime me penj si triko e çorape. Ajo thotë se ka patur gjithmonë një lidhje të veçantë me gjethet dhe natyrën në përgjithësi. 'Qëndisja në gjethe ka nisur rastësisht në fillim duke shkruajtur fjalë motivuese, rezultati më pëlqeu aq shumë sa nuk ndalova më, kështu bëra së bashku artin dhe natyrën' shprehet ajo. Prej kohësh punët e Menties të postuara në rrjete sociale kanë marrë shumë popullaritet, për shkak të stilit unik të gërshetimit të natyrës me perin.

            E ftuar në studion e Rreze Dielli ishte shkrimtarja Mimoza Erebara, e cila prezantoi një kolanë me poezi të autorëve më të njohur të letërsisë tradicionale, ata që e revolucionarizuan poezinë hebraike dhe poetët bashkëkohorë. "Shalli i Lotëve", sipas Erebarës është një vëllim interesant që sjell në shqip një poezi pak të njohur me autorë modernë të letërsisë hebraike. E apasionuar pas poezisë, kryesisht asaj të angazhuar, Erebara ndau në studio edhe pasionin për gazetarinë dhe kritikën letrare. Krijimtaria e saj letrare tashmë është e përkthyer në disa gjuhë të huaja dhe është përfshirë në disa antologji dhe botime. Moza Erebara tregoi se ka marrë pjesë në mjaft konkurse dhe aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 2015 është nderuar me Medaljen e Artë Ndërkombëtare për Poezinë “Or internationale pour la poesie” nga Akademia Europiane e Artit, si dhe mban titullin Ambasadore e Paqes.

          Për lajme të tjera kërkoni në arkiv