• VIDEO

    Sulmi në veri, eksperti i Sigurisë nga Prishtina tregon si u identifikua Milan Radoiçiç në Banjskë: Armët e sekuestruara janë të ushtrisë serbe

    Të gjitha provat tregojnë se sulmi ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit është orkestruar dhe mbështetur nga Beogradi, ndërsa Milan Radoiçiç ishte dora e hekurt e Vuçiç në këtë sulm. Kështu analizon eksperti i sigurisë në Kosovë Taulant Elshani në një intervistë për Report Tv. 

  • VIDEO

    Zgjedhjet në Kukës, Zaloshnja: Bashkimi i Berishës e Metës tregon se pakësojnë votat! Të ndryshojnë emrin e koalicionit në ‘Bashkë Humbasim’

    Votuesit opozitar nuk mobilizohen që të mbështesin dyshen Berisha-Meta. Kështu deklaroi në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, analisti Eduard Zaloshnja, i cili duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë Kukës, ku ‘Bashkë Fitojmë’ humbi në mënyrë drastike, tha se ky rezultat tregoi se Berisha e Meta pakësojnë vota

  • VIDEO

    Tiranë/ Kush parkon gabim e pëson, për një ditë vendosen 5200 gjoba! Do hiqen me karrotrec! S'ka më tolerim

    Automjetet që do të pakohen gabim në Tiranë do të largohen nga Policia Rrugore me karrotrec, me qëllim uljen e trafikut nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

  • VIDEO

    "Jam në luftë me veten", Moza Erebara rrëfen "shallin e lotëve"

    E ftuar sot në studion e Rreze Dielli ishte shkrimtarja Mimoza Erebara, e cila prezantoi një kolanë me poezi të autorëve më të njohur të letërsisë tradicionale, ata që e revolucionarizuan poezinë hebraike dhe poetët bashkëkohorë. "Shalli i Lotëve", sipas Erebarës është një vëllim interesant që sjell në shqip një poezi pak të njohur me autorë modernë të letërsisë hebraike. E apasionuar pas poezisë, kryesisht asaj të angazhuar, Erebara ndau në studio edhe pasionin për gazetarinë dhe kritikën letrare. Krijimtaria e saj letrare tashmë është e përkthyer në disa gjuhë të huaja dhe është përfshirë në disa antologji dhe botime. Moza Erebara tregoi se ka marrë pjesë në mjaft konkurse dhe aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 2015 është nderuar me Medaljen e Artë Ndërkombëtare për Poezinë “Or internationale pour la poesie” nga Akademia Europiane e Artit, si dhe mban titullin Ambasadore e Paqes.

  • VIDEO

    Përshkallëzimi në veri, analistja në Report Tv: Lista Serbe, organizatë terroriste, Kosova t’i rikthehet dialogut! Opozita të jetë në një zë me Kurtin për të luftuar agresionin

    Situata në veri të Kosovës fill pas vrasjes nga kriminelët serbë të efektivit në krye të detyrës, Afrim Bunjakut është përshkallëzuar.

  • VIDEO

    Mahnitëse / Njihuni me vajzën që ringjall gjethet

    Në studion e Rreze Dielli në një lidhje skype nga Italia me Mentie Ruci, vajza nga Peshkopia me stilin unik të qëndisjes në gjethe duke gërshetuar natyrën me perin në punime vërtetë mahnitëse…

    Mentie Ruci vajza nga Peshkopia që jeton në Itali, tregon se pasionin për qëndisjen e ka të trashëguar nga familja e saj, e cila vazhdon akoma të bëjë punime me penj si triko e çorape. Ajo thotë se ka patur gjithmonë një lidhje të veçantë me gjethet dhe natyrën në përgjithësi. 'Qëndisja në gjethe ka nisur rastësisht në fillim duke shkruajtur fjalë motivuese, rezultati më pëlqeu aq shumë sa nuk ndalova më, kështu bëra së bashku artin dhe natyrën' shprehet ajo. Prej kohësh punët e Menties të postuara në rrjete sociale kanë marrë shumë popullaritet, për shkak të stilit unik të gërshetimit të natyrës me perin.   

  • VIDEO

    Ndikoi për të liruar një të burgosur në vitin 2021, në burg ish-shoferi i Prokurorisë së Kukësit

    Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 38-vjeçarin Arian Cengu, i arrestuar me akuzën e ushtrimit të ndikimit të pa ligjshëm me qëllim lirimin e një të arrestuari për kundërshtim të punonjësve të policisë.

  • VIDEO

    I shërbente Erjon Alibejt, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për ish-efektivin, Leonard Palushi

    I akuzuar për prishje provash kundrejt shpërblimeve të afruar nga Erjon Alibej, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite e 6 muaj, burg ish oficerin e policisë të Elbasanit, Leonard Palushin

  • VIDEO

    Speca furre me gjizë nga zonja Albana

    Speca furre me gjizë

    Përbërësit:

    • 6 speca
    • 2 fç gjizë
    • 2 fç kos
    • 3 thelpinj hudhër
    • 10 domate qershi
    • Kripë, rigon
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Presim në mes specat. Përziejmë kosin me gjizën, hudhrën dhe bimë aromatike sipas dëshirës. Mbushim specat, shtojmë domatet qershi dhe i vendosim të piqen në furrë për 15 minuta. I spërkasim me vaj ulliri përsipër dhe i shoqërojmë me bukë të thekur.

  • VIDEO

    Trahana me cingaridhe nga zonja Albana

    Trahana me cingaridhe

    Përbërësit:

    • 2 lgj trahana
    • 1 qepë
    • 200 gr mish me dhjamë
    • 100 gr kabanos special i thatë FIX
    • 1 lç spec i kuq
    • Kripë, piper
    • Pluhur hudhre
    • Bukë e zezë

    Përgatitja:

    Vendosim në tigan me 1 lugë vaj, mish me dhjamë të prerë në copa të vogla, kabanosin e thatë ne kubikë dhe e kaurdisim derisa të tretet dhjami, më pas shtojmë qepën duke vijuar kaurdisjen. Pasi qepa është bërë transparente e shuajmë me pak ujë dhe hudhër pluhur. Shtojmë trahananë në kaurdisje dhe më pas shtojmë ujë. Rregullojmë shijen dhe ndërkohë thërrmojmë bukën të cilën e shtojmë tek trahanaja.

  • VIDEO

    Petulla me sheqer nga zonja Albana

    Petulla me sheqer

    Përbërësit:

    • 350 gr miell
    • 50 gr sheqer
    • 200 gr kos
    • 1 lç maja e thatë
    • 1 vanilje
    • Vaj vegjetal për skuqje
    • Sheqer për spërkatje

    Përgatitja:

    Zëmë brumin me majanë, sheqerin dhe ujin. Shtojmë miellin dhe kosin. E lëmë të vijë brumi, më pas bëjmë toptha dhe hapim një vrimë në mes. I skuqim dhe i servirim spërkatur me pak sheqer.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 27 shtator 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Serbia mban zi për terroristët te Rama thotë se Serbia po i fryn zjarrit të konfliktit të armatosur në Kosovë e deri tek vrasje për hakmarrje në Rrëshen.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv