-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Shtator 2023 – Receta plot shije / ‘Esencë” nga Eljan Tanini/ Një mjeke e suksesshme…
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me perime dhe qofte / Supë me lëng kockash dhe perime / Kek me fruta të thata.
Djali që dashuron natyrën, pemët dhe ngjyrën e verdhë! Artist, poet, aktivist, gazetar, eseist… për Eljan Taninin ka shumë për të thënë... I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, Tanini ndan pasionet e tij si dhe flet për “Esencë”, programi i cili rivjen në sezonin e tij të dytë në ekranin e Report Tv nën moderimin e tij. Ky format premton të sjellë ngjarje, dëshmi, personazhe, histori, personalitete dhe nostalgji që nuk janë thënë ose nuk janë folur në publik ashtu siç duhet. Nostalgjia dhe historia nuk janë e shkuara jonë, por e tashmja! A do të jenë ngjarjet e kaluara nostalgjike si pikturat e Taninit plot jetë e ngjyra? Si do të vijë e shkuara në ‘Esencë’-n e Eljan Taninit, i cili nuk lë pa përmendur dhe disa surpriza që teleshikuesit do të mund të ndjekin çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv.
Në skype nga Suedia me mjeken endokrinologe Geriolda Topi mbi eksperiencën e saj të suksesshme në këto 10 vite në sistemin shëndetësor... Geriolda Topi punon mjeke në Departamentin e Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Malmo të Suedisë. Prej 10 vitesh ajo kontribuon në fushën e mjekësisë së bashku me bashkëshortin e saj, gjithashtu mjek. Në studion e ‘Rreze Dielli’ Geriolda tregon rreth punës dhe jetës në Suedi, përshtatjen me një realitet krejt ndryshe nga Shqipëria, duke patur parasysh rregullat dhe disiplinën e jetës në vendet nordike. Si një mjeke shqiptare, çfarë ndikimi apo impakti ka tek shtetasit suedezë, a është ndier ndonjëherë e paragjykuar që nuk është vendase? Sa dhe si vlerësohet një mjek aty krahasuar me Shqipërinë? Ndër të dyja realitetet mjekësore, çfarë duhet të marrë Shqipëria shembull nga Suedia në aspektin mjekësor?
-
VIDEO
Eksperti i sigurisë: Sulmi në Veri pati qëllim destabilizmin e Kosovës dhe Ballkanit! Shërbimet sekrete serbe po bëjnë presion
Eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi ka deklaruar se qëllimi i aktit terrorist i grupit të armatosur serb në fshatin Banjskë të Zveçanit ka patur si qëllim destabilzimin e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan. Nga sulmi i 24 shtatorit mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
-
VIDEO
Mjekja shqiptare në Suedi: Ja ç'më thonë pacientët kur mësojnë që jam shqiptare
Në skype nga Suedia me mjeken endokrinologe Geriolda Topi mbi eksperiencën e saj të suksesshme në këto 10 vite në sistemin shëndetësor
Geriolda Topi punon mjeke në Departamentin e Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Malmo të Suedisë. Prej 10 vitesh ajo kontribuon në fushën e mjekësisë së bashku me bashkëshortin e saj, gjithashtu mjek. Në studion e ‘Rreze Dielli’ Geriolda tregon rreth punës dhe jetës në Suedi, përshtatjen me një realitet krejt ndryshe nga Shqipëria, duke patur parasysh rregullat dhe disiplinën e jetës në vendet nordike. Si një mjeke shqiptare, çfarë ndikimi apo impakti ka tek shtetasit suedezë, a është ndier ndonjëherë e paragjykuar që nuk është vendase? Sa dhe si vlerësohet një mjek aty krahasuar me Shqipërinë? Ndër të dyja realitetet mjekësore, çfarë duhet të marrë Shqipëria shembull nga Suedia në aspektin mjekësor?
-
VIDEO
'Esencë' me Eljan Taninin, nostalgji, rrëfime, surpriza nga djali i dashuruar pas...
'ESENCË’, nis sot sezonin e dytë në Report Tv me Eljan Tanini. Një format ndryshe që do të sjellë histori, nostalgji, personazhe e ngjarje që nuk janë folur në publik
Djali që dashuron natyrën, pemët dhe ngjyrën e verdhë! Artist, poet, aktivist, gazetar, eseist… për Eljan Taninin ka shumë për të thënë...
I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, Tanini ndan pasionet e tij si dhe flet për “Esencë” programi i cili rivjen në sezonin e tij të dytë në ekranin e Report Tv nën moderimin e tij. Ky format premton të sjellë ngjarje, dëshmi, personazhe, histori, personalitete dhe nostalgji që nuk janë thënë ose nuk janë folur në publik ashtu siç duhet. Nostalgjia dhe historia nuk janë e shkuara jonë, por e tashmja! A do të jenë ngjarjet e kaluara nostalgjike si pikturat e Taninit plot jetë e ngjyra? Si do të vijë e shkuara në ‘Esencë’-n e Eljan Taninit, i cili nuk lë pa përmendur dhe disa surpriza që teleshikuesit do të mund të ndjekin çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv.
-
VIDEO
Tavë / Gjellë me patate, perime dhe qofte në furrë nga zonja Albana
Tavë me qofte dhe perime
Përbërësit:
- 3 patate
- 3 karrota
- 1 qepë
- 1 fç bizele
- 2 fç salcë domate
- 1 lç piper i kuq i ëmbël
- 1 lç turmerik
- 1 lç shafran
- 1 lç hudhër pluhur
- Kripë, piper i zi
Për qoftet:
- 500 gr mish i grirë
- 1 vezë
- 1 lç kripë
- 1 lk sodë buke
- Galetë
Përgatitja:
Bashkojmë të gjithë produktet e qofteve, e lëmë pak brumin të pushojë dhe më pas krijojmë qofte të vogla. Patatet dhe karrotat i presim në kubikë dhe i vendosim të ziejnë. Vendosim në një tavë perimet me qepën e grirë, bizelet, salcën, erëzat dhe qoftet. E vendosim tavën në furrë me letër alumini në temperaturën 220 gradë për 45 minuta.
-
VIDEO
Supa Kolagjen me perime dhe lëng kockash nga zonja Albana
Supë me perime dhe lëng kockash
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 patate
- 1 karrotë
- 1 degë selino
- 80 gr oriz
- 1 litër lëng kockash
- Lëng limoni
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim me pak vaj ulliri qepën të prerë në kubikë të vegjël. Sapo qepa të marrë ngjyrë të artë shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë lëngun e kockave që kemi përftuar nga zierja e kockave, e kullojmë dhe e shtojmë tek perimet. Hedhim orizin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë supën të marrë valë. Në fund shtojmë lëng limoni dhe majdanoz të grirë imët.
-
VIDEO
Kek me fruta të thata nga zonja Albana
Kek me fruta të thata
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 4 kokrra vezë
- 1 fk vaj misri
- 1 fk gjalpë
- 1-2 fk qumësht
- 1-2 fk sheqer
- 1 fk mjaltë
- 100 gr arra
- 100 gr rrush të thatë
Përgatitja:
Rrahim vezët në një tas së bashku me sheqerin. Sapo vezët të zbardhen shtojmë qumështin, vajin, mjaltin dhe miellin të kaluar në sitë bashkë me pluhurin pjekës. Në fund shtojmë frutat e thata dhe e përziejmë brumin me spatull. E vendosim në një tavë në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 26 shtator 2023
Titujt e gazetave për sot, nga "harta dhe dokumente ruse" çfarë zbuloi Policia e Kosovës në automjetet e serbëve te çfarë na tregoi Kukësi e deri tek Muçi dhe Broja, sulmi i Kombëtares " vallëzon" ndryshe ndaj Çekisë.
-
VIDEO
E dhimbshme/I vogli qan tek varri i babait, njerku e kërcënon (25 shtator 2023)
E mbetur e ve dhe me një djalë 8-vjeçar… bie pre e dhunës. Kjo është historia e 40-vjecares nga Puka e cila denoncon për dhunë bashkëshortin e saj të dytë. Ajo rrëfen se nuk e dashuroi asnjëherë partnerin e ri ndërsa së bashku 3 vite më parë u bënë prindër të një vajze. Fati i dënoi me lindjen e parakohëshme të vajzës, e cili edhe sot e kësaj dite ka probleme shëndetësore. I shoqi nuk e deshi kurrë, ndërsa e dhunonte edhe në sy të fëmijëve. Do të ishte djali i mitur, ai i cili do ta shpëtonte nënën e tij nga duart e njerkut dhunues. Burgu i kryer nga ky 40-vjecar nuk ndryshoi asgjë nga sjellja e tij. Pasi doli nga qelia e burgut, Dashuria vendos ta falë sërish të shoqin, ndërsa ai nuk hoqi dorë nga dhuna asnjëherë. Kjo gjë e detyroi 40-vjeçaren të marrë rrugët e emigrimit bashkë me dy fëmijët e mitur në vitin 2022. Ata u vendosën në azil, ndërsa një vit më pas, më 15 shtator 2023 u refuzohet kërkesa dhe rikthehen në atdhe. Sot e vetme, nëna e dy fëmijëve kërcënohet vazhdimisht nga i shoqi i saj, e ndërsa nuk i ka mbetur rrugë tjetër veçse ta denoncojë në një studio televizive
-
VIDEO
Sulmi terrorist në Veri të Kosovës (25 shtator 2023)
Ish-ambasadori Flamur Gashi përgëzoi punën e autoriteteve të Kosovës veçanërisht atë të inteligjencës pasi sipas tij nga informacionet e mbledhura ndaluan një masakër. Kurse për Ditmir Bushatin konferenca ndërkombëtare nuk do ta zgjidhte çështjen mes dy vendeve.
-
VIDEO
Sulmi në Veri të Kosovës, ish-ambasadori Gashi: Agjencia e inteligjencës parandaloi një masakër
Ish-ambasadori përgëzoi punën e autoriteteve të Kosovës veçanërisht atë të inteligjencës pasi sipas Gashit nga informacionet e mbledhura ndaluan një masakër.
-
VIDEO
Vrasja e policit në veri, eksperti i sigurisë: Vuçiç të dorëzojë para drejtësisë së Kosovës anëtarët e bandave! Janë stërvitur për luftë
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, duke komentuar në Report Tv situatën në veri të Kosovës, tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç duhet të dorëzojë kriminelët që janë kthyer në Serbi para drejtësisë së Kosovës.