Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Tetor për 12 shenjat e zodiakut.
Sipas astrologut Jorgo Pulla, muaji Tetor është muaji i vendimeve, i zhvillimeve, i martesave, por njëkohësisht dhe muaj i vështirë në të kuptuar, në intuitë. Është një muaj që ka të mirat dhe problemet e veta. Është muaji i shpërthimeve të skandaleve, muaji i problematikave të ndryshme që do nxjerrë në pah shumë gjëra. Njerëzit e pastër, të çiltër dhe me këmbë në tokë nuk kanë pse shqetësohen. Duhet të keni kujdes në këtë muaj për detajet, edhe gjërat më të vogla, pasi ato bëjnë shpesh diferencën.
Një muaj disi i veçantë, pasi kemi tre ndikime të forta planetare, ndikimi i Afërditës në Virgjëreshë më datën 9 tetor që do të thotë lajme shumë të mira ekonomike, kemi eklipsin diellor në datën 14 tetor i cili do të na pastrojë nga e shkuara. Ky eklips do të bëjë që të jemi më të vëmendshëm dhe kujdesshëm në çdo fushë, pasi pa kuptuar mund të humbasim gjithçka. Mërkuri në Akrep në datën 22 tetor do të thotë 'mendoj, llogjikoj, veproj'. Ndërsa në datën 28 tetor, eklipsi i Hënës në Dem, do të na fuqizojë në përballimin e vështirësive. Datat më të mira të muajit Tetor në lidhje me martesa, fejesa, njohje të rëndësishme janë datat 3, 4, 8 dhe 9 Tetor. Pikërisht në këto data kemi një ndikim të fortë planetar në këtë fushë. E rëndësishme është koha kur ndodhin fenomenet, ku ndodhet Hëna, është e plotë, është gjysmë e plotë apo Hënë e re?! Kur jemi në Hënë të re e cila sapo ka filluar të duket tamam, në javën e parë të saj është mirë, kur është Hënë e plotë në të thyer është gati gjysëm, aty mund të bëjmë bisedime shumë të rëndësishme sepse ka energji pozitive dhe mundësi të mëdha që ndodhin dhe veprojnë, ndërsa kur është në të ngrënë shikojmë, përgatitemi, nuk presim ditë dasme, fejese apo takim të rëndësishëm, pasi me siguri do të ndodhë diçka.