-
VIDEO
Debati për drejtimin e PD në Report TV, ish-kreu i degës së Librazhdit: Kemi 36 vjet me të njëjtin emër, nuk ka çfarë jep më! Avokati: Gara me veten nuk është votim
Në emisionin 'Studio Live', ish-kreu i degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto dhe avokati Novruz Haderi kritikuan mungeswn e garësë ku Sali Berisha kandidon i vetëm, duke e cilësuar procesin pa alternativë reale dhe larg një gare normale politike.
-
VIDEO
Të martën konferenca ndërqeveritare BE-Shqipëri, ekspertja: Jemi në një fazë të rëndësishme! Pa miratimin e IBAR kapitujt nuk do të mbylleshin
Këshilli i Bashkimit Evropian ka konfirmuar mbajtjen e Konferencës së tetë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 26 maj në Bruksel. Nirvana Deliu, eksperte për çështjet e integrimit tha në ‘Studio Live’ se vendi ynë po kalon drejt një faze të rëndësishme të integrimit drejt BE-së.
-
VIDEO
Zgjedhjet pa garë në PD/ Muçollari: Partia duhet të hapet si simotrat në BE! Analisti Daci: Elitat e kanë braktisur Berishën
Debati i së premtes në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' në Report TV u dominua nga situata në PD, anëtarët e së cilës do të votojnë për të zgjedhur kryetarin, në një proces të dominuar nga Sali Berisha
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Maj 2026 – Receta / ‘Nisma për fëmijët në nevojë’ / Rikthimi i Gent Bejkos
Emisioni Rreze Dielli sot hapet ndryshe, me poezi. Geraldo Dervishllari, nxënës i klasës së 8-të në shkollën "Muhamet Esat Minarolli" në Pogradec, reciton poezinë ‘Rapsodi për Flamurin’ nga poeti Ali Asllani. Më pas zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në kendin e gatimit: Brokoli me patate sufle / Bishtaja me oriz / Tavë me kërpudha dhe perime; si dhe një Çaj me lëkurë panxhari, limoni dhe xhinxhër.
Në Shqipëri, shumë familje përballen me një nga sfidat më të mëdha të jetës kur fëmijët e tyre kanë nevojë për trajtime të specializuara jashtë vendit, trajtime që shpesh kushtojnë shtrenjtë dhe i detyrojnë prindërit të trokasin në dyert e donatorëve apo të kërkojnë ndihmë publike. Pikërisht për t’i dhënë fund kësaj pasigurie, në Korçë ka nisur një nismë ligjore qytetare që synon mbulimin nga shteti të trajtimeve për fëmijët që nuk mund të kurohen në Shqipëri. Nisma kërkon 20 mijë firma për të shkuar në Parlament dhe synon krijimin e një fondi të posaçëm, procedura më të shpejta dhe më shumë barazi për familjet në nevojë. Sot kemi në studion e “Rreze Dielli” përfaqësues të kësaj nisme, Kolindo Vjerdha nga “Qendresa qytetare” dhe aktivistin Ardit Konomi për të folur jo vetëm për aspektin ligjor, por edhe për dimensionin njerëzor të kësaj beteje.
Aktori dhe regjisori Gent Bejko rikthehet nga Kanadaja për të ndarë me publikun eksperiencën e jetës dhe artit mes dy vendeve. Një rrëfim mbi sfidat, emocionet dhe transformimet që sjell një karrierë artistike e ndërtuar larg Shqipërisë, por gjithmonë e lidhur ngushtë me skenën dhe publikun shqiptar. Përveç jetës mes Kanadasë dhe Shqipërisë, Gent Bejko vjen edhe me një projekt të ri teatror në skenën e teatrit “Migjeni”, komedinë e zezë “Gomerët e Trojeve”, një vepër që premton të sjellë humor, ironi dhe reflektim përmes një qasjeje të veçantë artistike. Për të na treguar më shumë mbi rikthimin, teatrin dhe projektet e tij artistike, flasim sot në “Rreze Dielli”, në një lidhje direkte nga Shkodra me Gent Bejkon.
-
VIDEO
‘Gomerët e Trojeve’, rikthimi i bujshëm i Gent Bejkos

Izraeli e mbajti peng, Baki Goxhaj mbërrin mes lotësh në atdhe: Na poshtëruan! Mund ja vlejti
Ka mbërritur në Shqipëri aktivisti Baki Goxhaj i cili u ndalua bashkë me qindra të tjerë në flotiljen humanitare nga Izraeli. Ekskluzivisht për Report TV ai rrëfen momentet kur u ndaluan në det dhe dhunën e përjetuar.
-
VIDEO
‘Shteti të paguajë kurimin e fëmijëve jashtë vendit’ | Nisma që po mbledh 20 mijë firma
Në Shqipëri, shumë familje përballen me një nga sfidat më të mëdha të jetës kur fëmijët e tyre kanë nevojë për trajtime të specializuara jashtë vendit, trajtime që shpesh kushtojnë shtrenjtë dhe i detyrojnë prindërit të trokasin në dyert e donatorëve apo të kërkojnë ndihmë publike. Pikërisht për t’i dhënë fund kësaj pasigurie, në Korçë ka nisur një nismë ligjore qytetare që synon mbulimin nga shteti të trajtimeve për fëmijët që nuk mund të kurohen në Shqipëri. Nisma kërkon 20 mijë firma për të shkuar në Parlament dhe synon krijimin e një fondi të posaçëm, procedura më të shpejta dhe më shumë barazi për familjet në nevojë. Sot kemi në studion e “Rreze Dielli” përfaqësues të kësaj nisme, Kolindo Vjerdha nga “Qendresa qytetare” dhe aktivistin Ardit Konomi për të folur jo vetëm për aspektin ligjor, por edhe për dimensionin njerëzor të kësaj beteje.
-
VIDEO
‘Ky mund ia vlejti’, aktivisti shqiptar mes lotësh pas kthimit në Shqipëri: Nuk dua të rris fëmijët e mi e në një botë ku gjenocidi është normal
Mes lotësh ishte kthimi i aktivistit shqiptar Baki Goxhaj në Shqipëri, pasi u ndalua nga ushtarët izraelitë, të cilët edhe e kanë dhunuar. Për Report Tv ai tha se nuk dëshiron që fëmijët e tij t’i rrisë në një botë ku gjenocidi ndaj fëmijëve të tjerë është normal
-
VIDEO
Ekskluzive/ U ndalua nga Izraeli, Baki Goxhaj rrëfen torturat: Na morën peng e na poshtëruan!
Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, i cilu u ndalua nga Izraeli ndërsa shkonte në Gaza, ka mbërritur në Shqipëri. Report Tv sjell pamjet ekskluzive, të momenti kur Goxhaj pritet nga fëmijët.
-
VIDEO
U ndalua nga Izraeli, takimi emocionues i aktivistit Goxhaj me familjen teksa mbërrin në Shqipëri
Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, i cilu u ndalua nga Izraeli ndërsa shkonte në Gaza, ka mbërritur në Shqipëri. Report Tv sjell pamjet ekskluzive, të momenti kur Goxhaj pritet nga fëmijët.
-
VIDEO
Brokoli me patate sufle nga zonja Albana
Brokoli me patate sufle
Përbërësit:
- 1 brokoli mesatar
- 3-4 patate
- 4 vezë
- 150 ml qumësht
- 200 gr djathë i grirë (kaçkavall ose mocarela)
- 2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Pak arrë moskat
Përgatitja:
Qërojmë patatet, i presim në kubikë dhe i ziejmë 10 minuta. Ndajmë brokolin në lule të vogla dhe i ziejmë 4–5 minuta me pak kripë. Në një tavë të lyer me gjalpë vendosim patatet dhe sipër brokolin. Rrahim vezët me qumështin, pak kripë, piper dhe gjysmën e djathit. Hedhim masën mbi perimet, sipër shtojmë pjesën tjetër të djathit dhe e vendosim tavën në furrë në 190°C për rreth 25–30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 22 Maj|'Këto bashkëpunojnë bashkë!' Qytetarët: Duhen ndërruar të gjithë