-
VIDEO
Ekskluzive/ U ndalua nga Izraeli, konsulli i Shqipërisë në Stamboll tregon rrugëtimin për në atdhe të aktivistit Goxhaj: U ekzaminua, gëzon shëndet të plotë
Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, i ndaluar nga Izraeli në flotiljen “Global Sumud”, do të kthehet në Shqipëri pasi u transferua në Stamboll dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Konsulli shqiptar Armand Shandro tha se Goxhaj rezultoi në gjendje të mirë shëndetësore për të udhëtuar drejt Tiranës.
-
VIDEO
Tavë me kërpudha dhe perime nga zonja Albana
Tavë me kërpudha dhe perime
Përbërësit:
- 1 presh
- 1 qepë të njomë
- 300 gr kërpudha
- 2 kunguj
- 1 patëllxhan
- 2 speca
- 1 thelpi hudhër
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim preshin dhe qepët e njoma të grira imët. Më pas shtojmë me rradhë perimet e prera në kubikë. Vijojmë me kaurdisjen për pak minuta, duke rregulluar shijen me pak kripë e piper. E kalojmë gatimin në një tavë ku shtojmë pak ujë të ngrohtë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur.
-
VIDEO
Bishtaja me oriz nga zonja Albana
Bishtaja me oriz
Përbërësit:
- 500 gr bishtaja
- 1 qepë
- 1 filxhan kafeje oriz
- 3 domate
- 1 spec i kuq
- 1 lugë gjelle majdanoz
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë bishtajat, u heqim fijet dhe i presim në copa të vogla. Në tenxhere kaurdisim qepën e grirë hollë me vaj ulliri derisa të zbutet. Shtojmë bishtajat dhe i përziejmë për pak minuta. Hedhim domatet e grira, specin e kuq të prerë në kubikë dhe orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper. Shtojmë ujë sa të mbulojë përbërësit (pak më shumë për të gatuar orizi). E lëmë të ziejë në zjarr mesatar derisa bishtajat dhe orizi të zbuten. Në fund e spërkasim me majdanoz të freskët të grirë.
-
VIDEO
14 vjeçari nga Pogradeci reciton ‘Rapsodi për Flamurin’ nga poeti Ali Asllani
Geraldo Dervishllari, nxënës i klasës së 8-të në shkollën "Muhamet Esat Minarolli" në Pogradec, reciton në studion e Rreze Dielli, poezinë ‘Rapsodi për Flamurin’ nga poeti Ali Asllani.
-
VIDEO
'PD jo parti por lëvizje me grupe interesi!' Gazetari Pata skanon garën e PD: Edhe ato po ikin te PS
Gazetari Pata komentoi zhvillimet politike në vend, nga raporti i IBAR te gara në Partinë Demokratike dhe zgjedhja e ambasadorit të ri amerikan. Ai analizoi raportet e forcave politike dhe ndikimin e grupeve të interesit në skenën politike shqiptare.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 22 maj 1997/ Vlonjatët protesta masive kundër Presidentit: Berisha s’ka vend këtu, nuk ndalemi pa e larguar
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Nga fundi i majit të vitit 1997-të situata në vend ishte sërish e tensionuar jo vetëm sepse partitë nuk po gjenin kompromis për zgjedhjet e jashtëzakonshme por në jug kishin filluar sërish edhe protestat kundër pushtetit qëndror. Në Zërin e Popullit botimin e Partisë Socialiste pasqyroheshin protestat e vlonjatëve kundër Presidentit Berisha të cilët theksonin se nuk do ndalen deri sa ta rrëzojnë nga pushteti. Titulli kryesor në ZP ishte : “ Berisha nuk ka vend në Vlorë “. Në Gazetën Shqiptare zhvillimi kryesor kishte të bënte me përpjekjet për konsensusin për zgjedhjet dhe shkruhej : “ Partitë-Europës: Na ruani votat”. Ndërsa në Koha Jonë shkruhej : “ PS në zgjedhje, çahet opozita”.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 22 maj 2026
Titujt e gazetave për sot, nga Hungaria ndryshon rregullat me kufizim dy mandate për kryeministrin te republika e mediokritetit e deri tek zbulohet letra e Merz për Shqipërinë.
-
VIDEO
Pjesa 2 'Frontline'| ‘M*t ligji…’ Shpërthen Kreshnik Spahiu live! Analistët: ‘Balluku’ vë në rrezik Integrimin?
Për juristin Kreshnik Spahiu, evidentimi i qartë i kritereve që duhet të përmbushë Shqipëria për t'u anëtarësuar në BE, në raportin e shteteve anëtare të BE-së për vendin tonë, është një lajm i mirë. Kjo pasi sipas Spahiut, Shqipëria duhet të bëhet pjesë e Unionit, pasi të ketë arritur të njëjtin nivel të mirë-funksionimit të shtetit dhe demokracisë, me shtetet anëtare të BE-së.
-
VIDEO
PJESA 1 'Frontline'| Godet sërish Mereme Sela: Berisha ka mbaruar! Luftë deri në fund
Në 'Frontline' u diskutuan tensionet në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve për kreun e saj, ku Sali Berisha ishte i vetëm në garë. Në fokus ishin akuzat për 'zaptim' të PD-së, ankimimet, paditë dhe pikëpyetjet mbi ligjshmërinë e procesit. Deklarata e Mereme Selës se 'Berisha ka mbaruar' ndezi debat në studio, ndërsa të ftuarit analizuan përplasjet politike dhe juridike brenda PD-së.
-
VIDEO
Raporti për Shqipërinë/ Spahiu: Lajm i mirë që BE kërkon të na pranojë si vend anëtar duke plotësuar kushtet dhe duke detyruar shtetin të funksionojë drejt
Për juristin Kreshnik Spahiu, evidentimi i qartë i kritereve që duhet të përmbushë Shqipëria për t'u anëtarësuar në BE, në raportin e shteteve anëtare të BE-së për vendin tonë, është një lajm i mirë. Kjo pasi sipas Spahiut, Shqipëria duhet të bëhet pjesë e Unionit, pasi të ketë arritur të njëjtin nivel të mirë-funksionimit të shtetit dhe demokracisë, me shtetet anëtare të BE-së.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Bota Report'| Kush kërkon ta eliminojë Putinin? Trondit Eksperti: I frikësohet lëvizjeve të elitës ruse
'Bota Report' është emisioni më i ri informativ që vjen çdo të hënë dhe të enjte, nga ora 15:30 deri në 16:00. Nën moderimin e gazetarit Denis Minga 'Bota Report' synon të sjellë tek publiku lajmin më të rëndësishëm të ditës. Gjithashtu një ekspert i zhvillimeve ndërkombëtare do të jetë i pranishëm çdo emision për të analizuar temat dhe sfidat globale. A rrezikon bota një luftë të tretë botërore? Cili do të jetë fati i luftës Rusi-Ukrainë dhe pasojat për Europën? Cfarë do të ndodhë me konfliktin në Lindjen e Mesme?
-
VIDEO
Si krijohet dhe sa kushton një qeleshe? Rikthehet interesi tek të rinjtë për punimet artizanale
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.