• VIDEO

    Si të pastrojmë hekurin në pak minuta vetëm me një përbërës që ka shtëpia

    Në kuzhinën e ‘Rreze Dielli’ Niki dhe Albana demostrojnë disa këshilla praktike për të gjitha amvisat. Ndodh shpesh që pllaka e hekurit të ndotet nga pjesë të ndryshme të rrobave të cilat ngjiten në hekur, prandaj proçesi i pastrimit të tij është shumë delikat dhe i rëndësishëm. Nuk është gjithmonë e thjeshtë, pasi në të mbeten njolla sidomos kur përdorni në mënyrë të vazhdueshme avullin. Me një hekur të pastër rrobat tuaja do të mbeten të reja për një kohë më të gjatë. Që ta mbani hekurin tuaj si të ishte i ri, Niki me Albanën tregojnë si të pastrojmë hekurin në pak minuta me kripë të trashë dhe letër pjekje, një metodë tepër praktike dhe pa kosto.  

  • VIDEO

    Kek me pjeshkë, një ëmbëlsirë e lehtë dhe e shpejtë nga zonja Albana

    Kek me pjeshkë

    Përbërësit:

    • 3 vezë
    • 180 gr sheqer
    • 80 ml vaj
    • 150 ml qumësht
    • 300 gr miell
    • 1 bustinë fryrës ëmbëlsirash
    • Lëkurë limoni
    • 4-5 pjeshkë

    Përgatitja:

    Në një enë përziejmë vezët me sheqerin me tel dore, shtojmë qumështin dhe vajin dhe i përziejmë mirë. Shtojmë më pas lëkurën e grirë të limonit dhe fryrësin pjekës. Në fund gradualisht shtojmë miellin e situr dhe disa copëza të vogla pjeshke. Pjesën tjetër të pjeshkëve i kemi prerë në feta gjysmë hëne, të cilat i vendosim sipër  masës së kekut. E vendosim kekun në pjekje në 180 gradë për 45 minuta.

  • VIDEO

    Super shije / Patëllxhanë furre në petë nga zonja Albana

    Patëllxhanë furre në petë

    Përbërësit:

    Brumi:

    • 2 vezë
    • 200 ml qumësht
    • 200 gr djathë i butë
    • 200 gr kos
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 1 lç sodë
    • 180 gr miell
    • Pak sheqer, pak kripë

    Mbushja:

    • 30 gr gjalpë
    • 3 thelpinj hudhër
    • 1 qepë
    • 1 spec i kuq
    • 1 domate
    • 500 gr patëllxhanë
    • 200 gr djathë
    • 2 lgj miell misri

    Përgatitja:

    Patëllxhanët i lëmë në ujë me kripë për rreth 15 minuta. Ndërkohë në një tas vendosim vezët, kosin, qumështin, vajin, kripën, sheqerin dhe sodën e bukës. Pasi i përziejmë mirë shtojmë miellin e situr, vazhdojmë trazimin dhe në fund shtojmë djathin e butë.

    Në një tigan ngrohim pak gjalpë, vendosim thelpinjtë e hudhrës, më pas qepën e prerë në gjysmë hëne. Pasi kaurdisim qepën, shtojmë specin e kuq, domaten e prerë në kubikë dhe patëllxhanët. Vendosim kapakun dhe i lëmë perimet të gatuhen.  

    Lyejmë një tavë me gjalpë, e pudrosim me pak miell dhe vendosim gjysmën e sasisë së brumit të përgatitur. Vendosim një shtresë me mbushjen me perime dhe sipër vendosim pjesën tjetër të brumit. E nivelojmë mirë dhe e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.

  • VIDEO

    Gjellë tigani me domate dhe speca nga zonja Albana

    Gjellë tigani me domate dhe speca

    Përbërësit:

    • 2 qepë
    • 2 domate
    • 2 speca jeshil
    • 1 lç kripë
    • Vaj ulliri
    • Piper i zi
    • Piper i kuq

    Përgatitja:

    Qepën e prerë hollë në gjysmë hëne e kaurdisim mirë në vaj ulliri. Pasi qepa është zbutur shtojmë specat e prerë në shkopinj dhe domatet të prera në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, shtojmë dhe pak ujë të ngrohtë dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë nën mesatare.  

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 18 korrik 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Kurti refuzon Ramën për herë të dytë te porositë për Policinë ministri I ri Balla me "dorë të fortë" e deri tek Partizan gjunjëzoi një herë e mirë.

  • VIDEO

    Ballkani sipas Ramës dhe Kurtit , kush po digjet nga inceneratorët? (17 korrik 2023)

     

    Ish deputeti demokrat, Muslim Murrizii i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje me inceneratorët dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt Një mbledhje pa Kosovën e përfaqësuar si vend i Rajonit në Tiranë, ishte kryefjala e diskutimit në emisionin ‘5 pyetjet’ nga gazetari i Report Tv, ilri Babaramo. Për anëtarëin e Lëvizjes Vetëvendosjes Arbër Zaimi thotë se mospjesëmarrja e Kurtit në samit nuk ka qenë me qëllim por për shkak të një moskoordinimi.

  • VIDEO

    Takimi informal ne Tiranë, Malaj te “5pyetjet”: Ballkani i Hapur i përket të shkuarës

    Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Tiranë mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe kryeministrit Edi Rama ku mungoi homologu i tij Albin Kurti.

  • VIDEO

    60-vjeçari zbulon se i biri mban tjetër atësi/ Gruaja 20 vjet më e re e braktis me fëmijët (17 Korrik 2023)

    Divorci me gruan pas 30-viteve martesë në Amerikë, e detyroi Fatmir Sulin të rikthehej në vendlindjen e tij Dibër, ku jeta nuk do të ishte e aq e lehtë. Edhe pse i ri në moshë, kishte frikë ta niste nga e para, të krijonte një tjetër familje. Ishte viti 2009 dhe mbushi plotë 46 vjec. Në këtë vit, Fatmiri njohu 27-vjecaren Alida Bushin dhe dashuria e tyre u kurorëzua në familjen e munguar të dibranit. Cifti nisi bashkëjetesën dhe sollën në jetë dy djem, Ridjanin dhe pas 6 viteve Leon. Të lumtur për gjithcka që kishin krijuar, vendosën të largohen nga Tirana drejtë Gjermanisë, pa e ditur se aty do shkatërrohej gjithcka, do humbiste dashuria dhe ndarja do ishte shumë e afërt. Emigrimi i Alidës drejt një shteti të Bashkimit Evropian e ndryshoi, ku kërkesat ndaj bashkëshortit ishin të cuditshme. Pa djeninë e babait të fëmijëve, ajo celebrohet me një shtetas amerikan me qëllim përfitim dokumentash. Ishte viti 2015, ku erdhi në jetë dhe Leo, djali i dytë, ku automatikisht mori atësinë e shtetasit të huaj. I shqetësuar për veprimet e bashkëshortes, i kërkon të kthehen në Tiranë. Kthimi në atdhe nuk e mbante nënën e fëmijëve, e cila lë dy të vegjëlit me babain dhe vetë vendos të dalë jashtë për punë. Kontaktet i mbante me djemtë dhe tregonte se jetonte mes Italisë dhe Zvicrës. Fatmiri 59-vjecar kujdesej i vetëm për fëmijët, derisa në vitin 2022 nëna vjen duke e denoncuar në polici babain dhe merr fëmijët dhe largohet……Fatmir Suli përfundon pas hekurave me akuzën ´dhunë ne familje´ Ka pak kohë që ka fituar lirinë, por i lirë pa fëmijët e tij, ai e quan sërish burg.

  • VIDEO

    Mungesa e Kurtit në takimin informal me liderët e rajonit, Anton Berisha: Manipulim që të bojkotojë samitin e procesit të Berlinit

    Liderët e rajonit u mblodhën në Tiranë bashkë me komisionierin Oliver Varhelyi për përgatitjet e samitit të procesit të Berlinit. Në sy ra mungesa e Albin Kurtit, e për ish-zëvendësministrin e Jashtëm të Kosovës, Anton Berisha, kjo lëvizje tregon se Kurti po zbaton axhendën politike anti-europiane.

  • VIDEO

    Politika në syrin e ciklonit nga Berisha te Ahmetaj (17 korrik 2023)

    Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar në Report TV deklaratën e sotme të Sali Berishës, ku ky i publikoi një material 25 faqe mbi ku parashtronte versionin e tij për raportin e Britanisë së Madhe për shpalljen non grata. Deputetja socialiste Ermonela Felaj është vënë nën ‘shenjestërn’ e opozitës të cilët e akuzojnë se kanë pushtuar Prokurorinë e Tiranës, pasi punojnë katë të afërm të saj. E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Ermonela Felaj tha se motra dhe kunata e saj kanë dy dekada që punojnë në sistemin e drejtësisë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Korrik 2023 – Receta / Horoskopi javor / Çajrat hidratues / Helmimi nga ushqimet

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreçka me djathë dhe koper / Speca me kos dhe gjizë.

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 17-23 korrik 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë që kërkon vëmendje dhe kujdes sepse një pengesë e cila në dukje mund të duket e lehtë mund të na lodhë shumë. Eshtë një periudhë sado delikate por dhe aq perfekte ku mundësitë, favorizuar nga ndikimi planetar nuk do të mungojnë. Kjo javë fillon me Hënën e re, ku më e ndikuar do të jetë shenja e Gaforres. Gjithashtu ndikime favorite në fushën e punës dhe karrierës por dhe në atë shpirtërore do të ketë edhe Bricjapi. Kjo javë për të gjitha shenjat do të japë mundësi në zgjidhjen e problemeve të së shkuarës por dhe në ndryshime të cilat duhet t’i vendosim në veprim që tani. Eshtë një javë ku do të nxitemi dhe motivohemi si në punë, në kontrata apo marrëveshje të reja si dhe në dashuri.

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për hidratimin sa më të shëndetshëm përmes çajrave bimore në sezonin veror. Hidratimi është tepër i rëndësishëm në ditët e nxehta të verës. Alternativat industriale për freski janë të mbushura me sheqerna dhe substanca që më shumë bëjnë dëm në organizëm. Zgjidhja më e mirë qëndron tek çajrat e ftohtë bimorë, të cilët jo vetëm që e freskojnë organizmin, por edhe e pajisin me vitamina dhe minerale. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon një sërë bimësh të cilat jo vetëm ndihmojnë në nxjerrjen e nxehtësisë nga organizmi, por gjithashtu freskojnë trupin dhe të kombinuara në formën e një çaji, përveçse mbajnë trupin të hidratuar vijnë në ndihmë dhe për një sërë problematikash të tjera në organizëm.

    Gjithashtu me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për helmimin nga ushqimet në sezonin e verës. Me ngritjen e temperaturave gjatë sezonit të verës rritet dhe rreziku i helmimit nga ushqimet. Helmimi nga ushqimi ndodh duke ngrënë ose pirë ushqime të cilat janë të kontaminuara nga viruse, baktere, toksina, parazitë ose kimikate toksike. Jo gjithmonë kjo ndodh nga ushqimet e prishura. Mund të helmohemi nga ushqime në dukje shumë të mira por që nuk janë ruajtur siç duhet. Bakteret që shkaktojnë helmimet nga ushqimet në verë kryesisht gjenden në prodhimet shtazore, në mishin e papjekur, mishrat e përpunuar, në prodhimet e detit krudo, qumësht, ujë, vezë, domate, sallatë, duar të palara. Ylli Merja rekomandon bimët të cilat pastrojnë toksinat nga trupi dhe një metodë natyrale tepër efikase për shërim nga helmimi.

  • VIDEO

    Akuzat se ka ‘pushtuar’ Prokurorinë e Tiranës, Felaj: Familjarët e mi kanë dy dekada që punojnë

    Deputetja socialiste Ermonela Felaj është vënë nën ‘shenjestërn’ e opozitës të cilët e akuzojnë se kanë pushtuar Prokurorinë e Tiranës, pasi punojnë katë të afërm të saj. E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Ermonela Felaj tha se motra dhe kunata e saj kanë dy dekada që punojnë në sistemin e drejtësisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv