• VIDEO

    Lorenc Vangeli në ‘Kontrast’: Sali Berisha viktimë e karmës, mendonte se kurrë s’do kishte punë me drejtësinë

    Analisti Lorenc Vangjei ka komentuar në Report TV deklaratën e sotme të Sali Berishës, ku ky i publikoi një material 25 faqe mbi ku parashtronte versionin e tij për raportin e Britanisë së Madhe për shpalljen non grata.

  • VIDEO

    Vangjeli në 'Kontrast': Vetëizolimi i Kurtit i pakuptimtë, ai dhe Berisha janë dy fatkeqësitë më të mëdha

    Përgatitjet për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në muajin tetor, sollën në Tiranë liderët e rajonit dhe komionerin e BE-së Oliver Vareley në një takim informal me Ramën. Këtë takim, kryeministri i Kosovës Albin Kurti zgjodhi ta bojkotojë, ndërsa për analistin Lorenc Vangjeli është i pakuptimtë vetëizolimi i Kurtit.

  • VIDEO

    Aktivitetet e kulturës sot: Art e traditë, 9 ansamble vallesh sot në Amfiteatër! Joana Dhiamandi fton vizitorët në “Darkën e parë”! Teatri i Kukullave, sot në Orikum!

    Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit

  • VIDEO

    Ylli Merja: Jo vetëm ujë, përballoni vapën me çajrat më të mirë hidratues, bëjnë mrekulli

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për hidratimin sa më të shëndetshëm përmes çajrave bimore në sezonin veror.

    Hidratimi është tepër i rëndësishëm në ditët e nxehta të verës. Alternativat industriale për freski janë të mbushura me sheqerna dhe substanca që më shumë bëjnë dëm në organizëm. Zgjidhja më e mirë qëndron tek çajrat e ftohtë bimorë, të cilët jo vetëm që e freskojnë organizmin por edhe e pajisin me vitamina dhe minerale. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon një sërë bimësh të cilat jo vetëm ndihmojnë në nxjerrjen e nxehtësisë nga organizmi, por gjithashtu freskojnë trupin dhe përthajnë lagështirën e tepërt.

    Këto bimë të kombinuara në formën e një çaji, përveçse mbajnë trupin të hidratuar vijnë në ndihmë dhe për një sërë problematikash të tjera në organizëm.

  • VIDEO

    Si të shpëtoni nga helmimi i ushqimit / Ylli Merja: Ja kura natyrale që ju qetëson menjëherë

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për helmimin nga ushqimet në sezonin e verës. Me ngritjen e temperaturave gjatë sezonit të verës rritet dhe rreziku i helmimit nga ushqimet. Helmimi nga ushqimi ndodh duke ngrënë ose pirë ushqime të cilat janë të kontaminuara nga viruse, baktere, toksina, parazitë ose kimikate toksike. Jo gjithmonë kjo ndodh nga ushqimet e prishura. Mund të helmohemi nga ushqime në dukje shumë të mira por që nuk janë ruajtur siç duhet.

    Bakteret që shkaktojnë helmimet nga ushqimet në verë kryesisht gjenden në prodhimet shtazore, në mishin e papjekur, mishrat e përpunuar, në prodhimet e detit crudo, qumësht, ujë, vezë, domate, sallatë, duar të palara. Ylli Merja rekomandon bimët të cilat pastrojnë toksinat nga trupi dhe një metodë natyrale tepër efikase për shërim nga helmimi.

  • VIDEO

    Kurti refuzoi takimin informal në Tiranë, Deputeti i PDK, Xhavit Haliti: U soll si fëmijë, Kosova humbi mundësinë të fliste për interesat e saj

    Në një intervistë për Report TV për emisionin “Sot Shqipëria Live” deputeti i PDK-së Xhavit Haliti shprehet kritik ndaj refuzimit të Albin Kurtit të ftesës për të qenë i pranishëm në takimin informal të liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë.

  • VIDEO

    Një javë aq sa delikate, aq dhe perfekte! Horoskopi javor 17-23 korrik nga astrologu Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 17-23 korrik 2023.

    Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë që kërkon vëmendje dhe kujdes sepse një pengesë e cila në dukje mund të duket e lehtë mund të na lodhë shumë. Eshtë një periudhë sado delikate por dhe aq perfekte ku mundësitë, favorizuar nga ndikimi planetar nuk do të mungojnë. Kjo javë fillon me Hënën e re, ku më e ndikuar do të jetë shenja e Gaforres. Gjithashtu ndikime favorite në fushën e punës dhe karrierës por dhe në atë shpirtërore do të ketë edhe Bricjapi. Kjo javë për të gjitha shenjat do të japë mundësi në zgjidhjen e problemeve të së shkuarës por dhe në ndryshime të cilat duhet t’i vendosim në veprim që tani. Eshtë një javë ku do të nxitemi dhe motivohemi si në punë, në kontrata apo marrëveshje të reja si dhe në dashuri.

  • VIDEO

    Byreçka me djathë dhe koper, super të shpejta me petë pa okllai nga zonja Albana

    Byreçka me djathë

    Përbërësit:

    • 1 gotë miell misri
    • 1 gotë miell gruri
    • 1 lç pluhur pjekës
    • 1 lç sodë
    • 1 gotë vaj ulliri
    • 1 gotë kos
    • 1 vezë
    • 1 tufë koper
    • Djathë i butë
    • Kripë

    Përgatitja:

    Në një tas vendosim vezën, vajin, kosin, miellin e misrit, miellin e grurit, pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën. Zëmë një brumë të butë. Më pas e ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i hapim me dorë aq sa të mbyllet një kubik djathi. I lyejmë byreçkat me pak vezë dhe bëjmë 3 prerje. I vendosim të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

  • VIDEO

    Ideale për në verë, vetëm 5 minuta / Speca me kos dhe gjizë nga zonja Albana

    Speca me kos dhe gjizë

    Përbërësit:

    • 1 kg speca
    • 3 thelpinj hudhër
    • 5 lgj kos
    • 5 lgj ajkë
    • 3 lgj gjizë
    • 1 lç uthull
    • 1 tufë koper

    Përgatitja:

    Pasi i kemi larë specat i vendosim të piqen në furrë. Pas pjekjes largojmë lëkurën dhe i presim në rripa ose në rondele. Gjizën, ajkën dhe kosin i përziejmë me koper, hudhër dhe pak uthull. Zhysim specat në salcën kremoze dhe e konsumojmë të ftohtë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 17 korrik 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Albin Kurti bojkoton sërish Edi Ramën te letër Kryeministrit nga Fatos Tarifa e deri tek Chelsea do Igli Taren.

  • VIDEO

    Në Përmet, në një lagje si në përralla (16 korrik 2023)

    Një udhëtim mbreslënës drejt qytetit perlë të Përmetit, 250 kilometër larg Tiranës. Qyteti mbi lumin më të egër të Europës, mbi Vjosë, në një mikpritje të veçantë për kameran e emisioneve Veri Jug. Një lagje e vjetër qindravjeçare e rijetëzuar, rrugët me kalldrëm, portat me qemere të gurta, shëndrrimi I shtëpive në bujtina ose guest house, trëndafilat dhe luleborët, glikot dhe qëndismat e zonjës duarartë Donika Kreçi. Ndiqni reportazhin “Në Përmet, në një lagje si në përralla” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    N’kohë- Ndizet kalaja e Porto Palermos, Olen Cesar zbulon prapaskenat (15 korrik 2023)

    Nga festivali i Porto Palermos te Himara si destinacion turistik, gazetari Ermal Qori rrugëtim me violinistin Olen Cesar në emisionin N’kohë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv