• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 15 korrik 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Kuvendi jep "ok" për arrestimin Ahmetaj thotë se do të bjerë koka e Mbretit te Rama shpjegon pse e "dorëzoi" ish-zv.kryeministrin e deri tek Kushtetuesja me rroga deri 7.6 milionë lekë.

  • VIDEO

    Kuvendi vendosi, 117 deputetë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetaj

     Kuvendi i ka dhënë dritën jeshile SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, ndërsa kjo e fundit ka dërguar në Gjykatë kërkesën për masën ‘arrest me burg’ për ish zv.kryeministrin. Avokati Spartak Ngjela në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv tha se kryeministri Rama nuk mund të dilte kundër SPAK. Ngjela hodhi dyshime në lidhje me largimin e ish-ministrit Ahmetaj, ku tha se një i pafajshëm nuk arratiste, por përballet me drejtësinë.

  • VIDEO

    Arratiset me të dashurin, këshillon burrin me një letër: Gjej dhe ti dashurinë tënde (14 korrik 2023)

    “Elton më fal që të kam sjellë gjithë këto debate por tani kupa u mbush. Shiko jetën tënde, shiko të gjesh dashurinë e jetës tënde se unë e gjeta dashurinë time.” Njofton ikjen e saj me anë të kësaj letre, largohet me të dashurin nëna e 3 fëmijëve. Pas 21 vitesh martesë me bashkëshortin Elton Sinanaj, Zeliha merr guximin të largohet përfundimisht nga shtëpia, ku jetonin në Vlorë, për shkak të konflikteve të vazhdueshme në familje. Ishte data 27 mars 2023 kur 42-vjeçarja merr dy fëmijët e saj të mitur, djalin 15 vjeç dhe vajzën 1 vjeçe e gjysëm, duke braktisur kështu djalin e madh 19 vjeç, i cili prej dy vitesh punon në Itali. Përveç letrës, po atë ditë Zeliha ka njoftuar ikjen e saj edhe në komisariatin e policisë në Vlorë, ku ka deklaruar se do të largohej me dëshirën e saj. Për shkak të kësaj deklarate edhe pas denoncimit të familjarëve, uniformat blu nuk e kanë kërkuar 42-vjeçaren. Pas largimit të saj nga shtëpia, familjarët nuk kanë mundur dot të Familjarët kanë arritur të zbulojnë personin me të cilin Zeliha kishte nisur një lidhje dashurie. Afro 10 vite më i ri në moshë, Zeliha ishte njohur me djalin nga Berati në ambjentet e punës, ndërsa kishte nisur një lidhje jashtmartesore. Pavarësisht se familjarët kanë trokitur në derën e këtij të fundit për ta pyetur, ai e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa ka treguar se Zeliha nuk ndodhet me të. Të shqetësuar pasi prej muajsh nuk kanë asnjë informacion, familjarët sot kërkojnë ndihmën e emisionit ‘Pa Gjurmë’ për gjetjen e 42-vjeçares nga Vlora.

  • VIDEO

    Gjellë vere me patëllxhanë nga zonja Albana

    Gjellë vere me patëllxhanë

    Përbërësit:

    • 1-2 patëllxhanë
    • 200 gr mish pule
    • 1 spec
    • 1 qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 2 domate / pure domatesh
    • 1/2 fç ujë
    • 1 tufë majdanoz
    • Piper i kuq, piper i zi
    • Kripë, rigon

    Përgatitja:

    Mishin e pulës e presim në kubikë sikurse dhe perimet. Kaurdisim fillimisht me pak vaj ulliri mishin e pulës të cilin e kemi marinuar me pak kripë. Pasi mishi fillon të lëshojë lëngjet e veta, e largojmë nga tigani dhe vendosim në kaurdisje qepën e grirë imët, hudhrën, patëllxhanët dhe specin. Shtojmë purenë e domates, rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe në fund shtojmë pak ujë të vakët. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë nën mesatare dhe të ketë pak lëng.

  • VIDEO

    Puding me fara Chia, kos dhe mjaltë për mëngjes apo mesvakt të shëndetshëm nga zonja Albana

    Puding me fara chia me kos dhe mjaltë

    Përbërësit:

    • 60 gr fara chia
    • 400 gr qumësht soje
    • 6 gr pluhur kakao të hidhur
    • 20 gr mjaltë
    • 400 gr kos grek

    Përgatitja:

    Hedhim farat chia në një tas të madh, më pas hedhim ngadalë qumështin e sojës, duke e përzier vazhdimisht për të krijuar një përzierje homogjene. Shtojmë edhe mjaltin, e përziejmë sërish dhe e mbulojmë me mbështjellëse. E vendosim masën në frigorifer për 2-3 orë. Më pas e ndajmë kosin në katër gota. Shtojmë pudingun chia dhe në fund e dekorojmë me një spërkatje me kakao pluhur.

  • VIDEO

    Pak kosto, super shije / Patate me kos dhe vezë në furrë nga zonja Albana

    Patate me kos dhe vezë në furrë

    Përbërësit:

    • 1 kg patate
    • 1 lugë vegetë
    • 2 vezë
    • 200 gr ajkë kosi
    • 100 gr kos
    • 100 ml qumësht
    • Vaj ulliri / gjalpë
    • Kripë, piper
    • Bime aromatike sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Pasi qërojmë patatet i presim në feta dhe i vendosim në një tenxhere me ujë të nxehtë me vegetë ose kripë e piper. I ziejmë për rreth 15 minuta.

    Lyejmë mirë një tavë me gjalpë, shtojmë patatet të cilat i shtypim jo plotësisht. Rrahim vezët me kosin, ajkën, qumështin dhe erëza sipas dëshirës. E shtojmë mbi patate dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Sipas preferencës mund të shtojmë dhe bimë aromatike.

  • VIDEO

    Picë shtëpie, sekreti për një brumë të butë si sfungjer nga zonja Albana

    Picë shtëpie

    Përbërësit për brumin:

    • 1 filxhan kos
    • 1/2 gotë qumësht
    • 1 lugë çaji maja
    • 1 lugë sheqer
    • 2-3 lugë ujë të ngrohtë
    • 2-3 gota miell
    • 1 lugë kripë
    • 1 filxhan me vaj

    Për mbushjen:

    • Salcë domate
    • Djathë
    • Speca
    • Ullinj
    • Sallam / suxhuk FIX

    Përgatitja:

    Në një enë vendosim majanë, sheqerin dhe ujin e vakët. E lëmë majanë të aktivizohet dhe e vendosim tek ena ku do të zëmë brumin. Shtojmë miellin, kosin dhe qumështin. E punojmë brumin për 10 minuta. Në fund shtojmë vajin, e punojmë sërish derisa vaji të mos ndjehet. E mbulojmë me membranë kuzhine dhe e lëmë brumin të pushojë për 30 minuta.

    Pasi brumi i picës ka ardhur e hapim në një tavë të cilën e kemi spërkatur me miell. E lyejmë bazën e picës me salcë, shtojmë djathë të grirë, ullinj, speca të prerë në rondele dhe sallam apo suxhuk sipas dëshirës. Bëjmë në fund dhe një spërkatje me djathë dhe e vendosim picën në furrë në fillim në pjesën e poshtme dhe në 3 minutat e fundit sipër.

  • VIDEO

    Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Ahmetajt, sa kohë i duhet SPAK-ut? Avokati jep detaje në Report Tv: Deputet edhe për 6 muaj

    Që nga ky moment, SPAK ka rrugën e hapur për të arrestuar si dhe për të kontrolluar banesat e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetajt. Mirëpo sa kohë i duhet SPAK?

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 14 korrik 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga sherr në Kuvend për Ahmetajn sot votohet kërkesa për arrestim te Xhafaj dhe Majko abstenojnë projektligjin për legalizimin e kanabisit e deri tek afera Zdravo.

  • VIDEO

    Shoku biznesmen i merr gruan, 45-vjeçari kërkon përballje (13 korrik 2023)

     Ishte viti 2015 kur Nue dhe Silvana Hoxha, të ardhur të dy nga martesa të dështuara në jetët e tyre, njihen rastësisht me njeri-tjetrin përmes rrjeteve sociale. Bisedat e shpeshta në facebook pas disa muajsh u konkretizuan në takimin e tyre të parë në Kosovë, e kështu vendosën të bashkëjetonin në qytetin e Prizrenit, deri në vitin 2018 kur Nue lë vendlindjen dhe zhvendoset bashkë me Silvanën në qytetin e Durrësit. Marrëdhënia mes tyre ishte shumë e mirë, saqë në vitin 2020 vendosën që të celebrojnë dashurinë e tyre. Dashuri, e cila shpeshherë mbushej nga xhelozia dhe frika për humbjen e njeri-tjetrit. Nuk do të zgjaste shumë dhe frika e tyre më e madhe u bë realitet, kur në jetën e tyre futet shoku i Nues, Viktori… Gjithçka nisi në fund të vitit 2022 kur Nue u detyrua të shkonte në vendlindje për disa dokumente dhe kur u kthye në Durrës mësoi nga vetë shoku i tij, se çuditërisht Silvana e kishte telefonuar atë për t’i kërkuar ndihmë… I shokuar Nue shkon në banesë për t’u sqaruar me gruan e tij, por e gjitha përfundoi në një zënkë të madhe, pas së cilës filloi edhe ftohja mes çiftit. Asgjë nuk ishte si më parë. Dyshimet për tradhëtinë e gruas me shokun e tij, Nues ia shtoi edhe djali, i cili shpeshherë e ka parë Silvanën nën shoqërinë e Viktorit në qytetin e Durrësit. Veprime të tjera të dyshimta bënë që Nuja të largohej drejt vendlindjes bashkë me djalin 12 vjeç që ka nga martesa e parë ndërsa sot, pas shumë e shumë ditësh mungesë komunikimi, vjen në “Pa Gjurmë” për t’i dhënë LIVE një mesazh të fortë bashkëshortes së tij…

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Korrik 2023 – Receta / Simptomat e goditjes nga i nxehti, si të përballojmë temperaturat e larta

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona me pesto me gjethe selinoje / Fërgesë në tavë dheu me mëlçi / Pulë me jufka në furrë.  

    Në studion e ‘Rreze Dielli’ me kreun e Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore, Skënder Brataj flasim për simptomat e goditjes nga i nxehti dhe masat që duhet të marrim për të përballuar temperaturat e larta, kujdesin për të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe fëmijët… Zyrtarisht i nxehti përvëlues ka ardhur, meteorologët parashikojnë që muajt korrik dhe gusht të regjistrojnë temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa mjekët e dinë që i nxehti i verës do të shtojë urgjencat mjekësore. Vala e jashtëzakonshme e të nxehtit, për fat të keq, nuk është pa pasoja në shëndetin tonë, veçanërisht kur nuk respektojmë rregullat për të përballuar këto temperatura ekstreme. Grupet më të prekura janë të moshuarit, veçanërisht pacientët me sëmundje kardio-respiratore, si dhe fëmijët shumë të vegjël. Një rëndësi të veçantë ka njohja e goditjes nga të nxehtit, cilat janë simptomat dhe dhënia e ndihmës së parë. Është shumë e rëndësishme të parandalosh dhe të veprosh në raste urgjente! Nxehtësia dhe djersitja gjithashtu mund të zvogëlojnë sasinë e lëngjeve në trup, ulin vëllimin e gjakut dhe të çojnë në dehidrim. Rreziku real është i shtuar në verë edhe nga frekuenca në plazhe e personave me sëmundje kronike, ku shpesh herë mund të çojnë edhe në arrest të papritur kardiak. Çfarë duhet bërë për të ulur këto rreziqe?

  • VIDEO

    Shtohen urgjencat nga i nxehti, Skënder Brataj apel: Kujdes me daljet, ja si të përballoni vapën!

    Në studion e ‘Rreze Dielli’ me kreun e Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore, Skënder Brataj flasim për simptomat e goditjes nga i nxehti dhe masat që duhet të marrim për të përballuar temperaturat e larta, kujdesin për të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe fëmijët…

    Zyrtarisht i nxehti përvëlues ka ardhur, meteorologët parashikojnë që muajt korrik dhe gusht të regjistrojnë temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit.  Ndërsa mjekët e dinë që i nxehti i verës do të shtojë urgjencat mjekësore. Vala e jashtëzakonshme e të nxehtit, për fat të keq, nuk është pa pasoja në shëndetin tonë, veçanërisht kur nuk respektojmë rregullat për të përballuar këto temperatura ekstreme. Grupet më të prekura janë të moshuarit, veçanërisht pacientët me sëmundje kardio-respiratore, si dhe fëmijët shumë të vegjël. Një rëndësi të veçantë ka njohja e goditjes nga të nxehtit, cilat janë simptomat dhe dhënia e ndihmës së parë. Është shumë e rëndësishme të parandalosh dhe të veprosh në raste urgjente!   

    Nxehtësia dhe djersitja gjithashtu mund të zvogëlojnë sasinë e lëngjeve në trup, ulin vëllimin e gjakut dhe të çojnë në dehidrim. Rreziku real është i shtuar në verë edhe nga frekuenca në plazhe e personave me sëmundje kronike, ku shpesh herë mund të çojnë edhe në arrest të papritur kardiak. Çfarë duhet bërë për të ulur këto rreziqe?

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv