Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për helmimin nga ushqimet në sezonin e verës. Me ngritjen e temperaturave gjatë sezonit të verës rritet dhe rreziku i helmimit nga ushqimet. Helmimi nga ushqimi ndodh duke ngrënë ose pirë ushqime të cilat janë të kontaminuara nga viruse, baktere, toksina, parazitë ose kimikate toksike. Jo gjithmonë kjo ndodh nga ushqimet e prishura. Mund të helmohemi nga ushqime në dukje shumë të mira por që nuk janë ruajtur siç duhet.
Bakteret që shkaktojnë helmimet nga ushqimet në verë kryesisht gjenden në prodhimet shtazore, në mishin e papjekur, mishrat e përpunuar, në prodhimet e detit crudo, qumësht, ujë, vezë, domate, sallatë, duar të palara. Ylli Merja rekomandon bimët të cilat pastrojnë toksinat nga trupi dhe një metodë natyrale tepër efikase për shërim nga helmimi.