-
VIDEO
Pini duhan? Po përpiqeni t’a lini…? Ja ç’thotë ekspertja nga SHBA për duhanpirësit
Edlira dhe Erik Farka, nënë e bir që jetojnë në Amerikë vijnë në studion e ‘Rreze Dielli’ për informimim e publikut mbi risqet e përdorimit të duhanit, dhe për të inkurajuar të rinjtë në Shqipëri për mos përdorimin e tij.
Edlira Farka me më shumë se 15 vjet eksperiencë në fushën e mjekësisë, prej vitesh ka mbajtur postin si Drejtoreshë programi për lënien e duhanit në një nga spitalet (Huntsman Cancer Hospital) më prestigjiozë në Amerikë.
Edlira është specialiste e çertifikuar në SHBA për trajtimin e duhanit dhe së bashku me të birin, Erik Farka, një adoleshent 16 vjeçar, kanë ardhur në Shqipëri për të ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi për rrezikshmërinë e përdorimit të duhanit. Pasi siç shprehen ata, në Shqipëri i bën përshtypje numri i madh i të rinjve që konsumojnë cigare. Dhe pikërisht të rinjtë janë fokusi i tyre, pasi përdorimi i cigares krijon një vartësi mendore, fizike dhe emocionale. Mbi 70% e njerëzve që përdorin duhan kanë dëshirë t’a lenë, por nuk janë në gjendje. Sipas raportimeve cigarja është një nga shkaktarët më të lartë për stimulimin e shumë sëmundjeve.
-
VIDEO
Njihuni me gjinekologen shqiptare e shpallur si ‘mjekja e vitit’ në Slloveni
Në lidhje skype për studion e 'Rreze Dielli' nga Ljubljana me mjeken Hatije Ismaili, obstetër gjinekologe, e shpallur si ‘mjekja e vitit’ në Slloveni.
E lindur në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, Hatije Ismaili ka kryer studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijeka të Kroacisë. Prej vitit 2002 jeton dhe punon në Slloveni pas kryerjes së specializimit në gjinekologji dhe obstetrikë në Ljubljane. Eshtë anëtare e Federatës Evropiane dhe përfaqësuese e mjekëve në Slloveni si dhe Nënkryetare e Shoqatës së Grave në Slloveni. Gjithashtu ajo kontribon për komunitetin shqiptar në Novo Mesto si dhe ka një forum online për të rinjtë anembanë botës, sidomos Kosovë dhe Shqipëri.
-
VIDEO
Revani me niseshte, ëmbëlsirë e shpejtë tradite nga zonja Albana
Revani me niseshte
Përbërësit:
- 500 gr niseshte
- 2 gota sheqer
- 1 litër ujë
- 100 ml vaj ulliri
- 1 të verdhë veze
- 1 lgj kos
Përgatitja:
Në një tenxhere përziejmë niseshten me sheqerin. Më pas shtojmë rreth 1 litër ujë të vakët dhe vajin e ullirit gradualisht. E përziejmë derisa masa të jetë e duhur. E vendosim në një tavë duke e niveluar mirë. Me kosin dhe të verdhën e vezës lyejmë sipërfaqen e revanisë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur.
-
VIDEO
Bukë shtëpie e butë si pambuk me brumë të përgatitur në zierje nga zonja Albana
Bukë shtëpie
Përbërësit:
- 700 gr miell
- 400 ml ujë të ngrohtë
- ½ lç sheqer
- 8 gr maja
- ½ ls kripë
- 30 ml vaj bimor
- Fara susami
Përgatitja:
Trazojmë majanë e thatë me ujë dhe pak sheqer. E lëmë 5 minuta në qetësi dhe e përziejmë sërish. Shtojmë më pas vajin, pak kripë dhe miellin gradualisht duke e përzier me lugë druri. Lyejmë një tas me vaj, vendosim brumin e përgatitur të bukës, e mbulojmë me membranë dhe e lëmë për 30 minuta të pushojë. Pasi brumi ka dyfishuar volumin, e punojmë përsëri dhe e ndajmë në toptha duke i punuar pak me duar. E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta të tjera.
Në një tenxhere me ujë të vluar me 1 lugë gjelle kripë, vendosim kuleçët e brumit të bukës. I lëmë për 40 sekonda dhe më pas i kthjemë nga ana tjetër. I largojmë nga uji i vluar dhe i vendosim në një tavë me letër pjekje. I spërkasim me pak fara susami dhe i vendosim bukëzat të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.
-
VIDEO
Gjellë me patate dhe speca të skuqur në salcë domate nga zonja Albana
Gjellë me patate dhe speca të skuqur në salcë domate
Përbërësit:
- 2 patate
- 4 speca
- 4 domate
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lgj salcë të koncentruar
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Skuqim specat e prerë në shkopinj si dhe patatet që i kemi prerë gjithashtu në feta për së gjati. Qepën e grirë imët e kaurdisim me vaj ulliri bashkë me hudhrat. Pasi qepa është zbutur shtojmë salcën e koncentruar dhe domatet e grira në rende. E lëmë salcën derisa përbërësit të treten mirë. Më pas shtojmë patatet dhe specat e skuqur. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës dhe e lëmë derisa salca të thahet e të mos ketë lëng.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin, Arben Ahmetaj largohet nga Shqipëria! VOA: Për herë të fundit telefoni i pulsoi në Kanada! Këshilli i Mandateve mblidhet sërish sot
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. Largimin e ka konfirmuar avokati Henrik Ligori në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Dyshohet se Ahmetaj është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, ndërsa telefoni i ka pulsuar për herë të fundit në Kanada. Këshilli i Mandateve mblidhet sërish sot në 16:00.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 12 korrik 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Arben Ahmetaj ikën nga Shqipëria ,Kuvendi shtyn vendimin për arrestin te gazetari zbulon se arrestimet e SPAK do vijojnë e deri tek spektakël I kuq Partizanin e ndal shtylla në Champions.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt (11 korrik 2023)
Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt, ishte temë e dabatit në emisionin Repolitix në Report Tv
-
VIDEO
Deklarata e fortë e ish-deputetit: Deri në vjeshtë një ish-president do të jetë në burg
Ish-deputeti Halit Valteri i ftuar në Repolitix në Report Tv u shpreh se deri në vjeshtë një ish-president do të jetë në burg. ‘Deri në vjeshtë një ish-president do të jetë në burg!’- tha Valteri
-
VIDEO
Shpëtim Brahamaj: Nuk doja që babai të vdiste në internim (11 korrik 2023)
Myrteza Brahamaj, ishte 4 vjeç kur komunistët ja pushkatuan të atin ushtarakun e njohur Sefedin Greshica. Myrtezai, pati vetëm një kujtim të vagullt për të atin, gjatë gjithë jetës së tij, kujtim që i pasurohej veç me rrëfimet e të jëmës Feruze dhe gjyshes së tij Havasë. Të dyja ato e kishin parë trupin e pajetë të Sefedinit në vendin ku e kishin pushkatuar vetëm pak çaste pas ekzekutimit dhe me atë imazh dhimbjeje në mendje e zemër ishin munduar të kultivonin tek fëmijët kujtimin e një aptrioti që vdiq si trimat për ideale patriotike. Pas vdekjes së të atit, Myrtezai, e kaloi gjithë jetën e tij në një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe dhune, duke përjetuar veç dhimbjeve të tij, edhe dhimbjen e fëmijëve që do të vinin më vonë në jetën e tij, edhe ata të dënuar që në barkun e nënës nga regjimi që hakmerrej brez pas brezi....
-
VIDEO
Izolimi në kamp, shoku nuk i tregon imazhin e të birit/Nëna: Djali mbahet peng (11 korrik 2023)
Këto ishin fjalët e fundit që zonja Fijeni dëgjoi nga djali i saj Andrea Qëndro, më 20 gusht 2022, ndërsa po mbushet viti dhe ajo nuk ka asnjë informacion për të. 47-vjeçari u largua nga banesa, marsin e vitit 2022, ndërsa me vete mori dokumentet greke dhe 300 mijë lekë shqiptare. Nënën nuk e sqaroi me detaje se ku do të shkonte dhe ku do të qëndronte, pervveç disa bisedave që kishte bërë në fillim të vitit me një shok, kur ajo kuptoi se djali mund jetë zhvendosur në Francë. Ai e telefonoi gushtin e vitit 2022, ku i pohoi se ishte mirë dhe se priste të fillonte punë shpejt. Me t’u mbyllur telefoni, nëna humb çdo kontakt me djalin e saj. Në mëndje 73-vjeçares i përshkojnë qindra mendime, veç shpreson të jetë gjallë e t’i dëgjojë zërin. Frika për fatin e djalit është e madhe, pasi 47-vjeçari vuan nga depresioni. Ai nuk mundi dot të krijojë familje, ndërsa që herët ka bërë një jetë në emigrim në vende si Austria, Greqia dhe Belgjika, por asnjëherë pa patur një vend stabël. Ky largim i fundit i 47-vjeçarit duket se ka ngritur mjaft dyshime tek familjarët.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Korrik 2023 – Receta / Si të nisim ditën me pozitivitet dhe energji të mirë
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe fshati me perime dhe sallam / Byrek me gjizë me petë të hapura vetë sipas traditës turke/ Supë e ftohtë kremoze me domate.
Si ta nisim ditën me pozitivitet dhe energji të mirë? Pse bukuria jonë e jashtme varet nga bukuria e brendshme? Si të jetojmë një jetë të balancuar mes trupit, mendjes dhe shpirtit? Në studion e “Rreze Dielli” flasim për balancën që duhet të ekzistojë mes botës së brendshme dhe asaj të jashtme. Mentorët dhe trajnerët e jetës në kohët e sotme janë personat që kanë ndikim në mënyrën sesi duhet ta organizojmë kohën cilësore në jetën tonë. Eglent Bici, investitor dhe trainer coach, rrëfeu eksperiencën e tij të nisjes së ditës me mendimet që ushqejnë trurin dhe shpirtin. Ndërsa Donika Gunther, këshilluese jete dhe mësuese në Amerikë tregoi disa mënyra praktike sesi të mposhtim energjinë negative dhe njerëzit toksikë nga jeta jonë. Dermatologia Brunilda Bardhi nënvizoi se për të pasur një bukuri të plotë dhe tërheqëse, është e rëndësishme të punojmë në zhvillimin dhe pasurimin e brendësisë sonë, si dhe të trajtojmë të tjerët me mirësi dhe dashuri. Vetëm atëherë bukuria jonë e jashtme do të përmbledhë esencën dhe shkëlqimin e vërtetë të brendësisë sonë.