Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 17-23 korrik 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë që kërkon vëmendje dhe kujdes sepse një pengesë e cila në dukje mund të duket e lehtë mund të na lodhë shumë. Eshtë një periudhë sado delikate por dhe aq perfekte ku mundësitë, favorizuar nga ndikimi planetar nuk do të mungojnë. Kjo javë fillon me Hënën e re, ku më e ndikuar do të jetë shenja e Gaforres. Gjithashtu ndikime favorite në fushën e punës dhe karrierës por dhe në atë shpirtërore do të ketë edhe Bricjapi. Kjo javë për të gjitha shenjat do të japë mundësi në zgjidhjen e problemeve të së shkuarës por dhe në ndryshime të cilat duhet t’i vendosim në veprim që tani. Eshtë një javë ku do të nxitemi dhe motivohemi si në punë, në kontrata apo marrëveshje të reja si dhe në dashuri.