-
VIDEO
Gabimi fatal i Monika Kryemadhit/ Ish-deputetja zbulon ç’po ndodh sot me Ilir Metën dhe PL
Gabimi fatal i Monika Kryemadhit/ Ish-deputetja zbulon ç’po ndodh sot me Ilir Metën dhe PL
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
Një histori tronditëse familjare vjen këtë pasdite në “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume në Report TV.29-vjeçarja Boreta Arbia rrëfen jetën e saj të vështirë, martesat pa dëshirë, dhunën dhe konfliktet familjare që, sipas saj, çuan në humbjen e katër vajzave të mitura. Prej tetë muajsh ajo nuk ka mundur t’i takojë fëmijët, pasi shërbimi social i ka dërguar në institucion.Mes lotëve, Boreta tregon shtatzëninë në moshë të mitur, mungesën e mbështetjes nga familja dhe vuajtjet që ka kaluar ndër vite. Në studio trajtohen edhe pasojat e konflikteve familjare tek fëmijët dhe përpjekja e një nëne për të rikthyer kontaktin me vajzat e saj.
-
VIDEO
Deputeti demokrat dhe këshilltari socialist përplasen në Report TV për spitalin e Lushnjes, Muharremi: PD la sistemin në kolaps! Korreshi: Turp t’i vijë!
Deputeti demokrat pati edhe një mesazh fyes dhe të drejtpërdrejtë për ish-ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duke e quajtur plehrë
-
VIDEO
Shqipëria avancon drejt BE-së, por me kushte më të forta, analistët në Report TV komentojnë raportin e IBAR: Lajm i mirë për shqiptarët, qeveria të zbatojë rekomandimet
Analistët e ftuar në Report TV e konsiderojnë miratimin e raportit të IBAR si një shans real për afrimin e Shqipërisë me bllokun 27-anëtarësh
-
VIDEO
Wendt shpalli prioritetet/ Alibeaj: Zëri i Ambasadës së SHBA-së i ka munguar Shqipërisë! Në PD kanë kapur thikat dhe po plagosin njëri-tjetrin! 23 maji, farsë për llogari të Berishës
Për ish-ministrin Alibeaj, është një lajm i mirë ardhja e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri dhe konsekuenca e qëndrimeve të SHBA-së lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Teksa e cilësoi '23 majin' si një farsë zgjedhore për llogari të Berishës, Alibeaj shprehu bindjen se PD e ka të sigurt humbjen në zgjedhjet e ardhshme.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 21 Maj| 'Bonusi i pranverës!' Eksperti shpjegon me detaje pensionistët
-
VIDEO
Kunguj të mbushur me mish të grirë në salcë të bardhë nga zonja Albana
Kunguj të mbushur me mish të grirë në salcë të bardhë
Përbërësit:
- 10 kunguj mesatarë
- 1 qepë e thatë
- 500 gr mish i grirë viçi
- 1 thelpi hudhër
- 2 karrota të grira
- 50 ml verë e bardhë
- 200 gr oriz kokërrgjatë
- 500 ml ujë
- ½ filxhan vaj ulliri
- ½ tufë majdanoz / kopër
- ½ tufë nenexhik i freskët
- 1 qepë e njomë
- 3 karrota të prera në copa
- Kripë, piper i zi
Për salcën:
- 50 gr gjalpë
- 50 gr miell
- 1–2 gota lëng nga gatimi
- Lëngu i 1 limoni + lëkura e grirë
- Kripë, piper, kopër
Përgatitja:
Lajmë kungujt mirë, presim pjesën e sipërme dhe i zbrazim me kujdes me lugë duke lënë pak trashësi anash që të mos çahen gjatë zierjes. Në tenxhere hedhim vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e grirë 2–3 minuta. Shtojmë hudhrën dhe mishin e grirë. E përziejmë derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë karrotat e grira, qepën e njomë, majdanozin, nenexhikun, koprën. E shuajmë me pak verë të bardhë dhe sapo të avullojë hedhim orizin, kripën dhe piperin. Shtojmë pak ujë dhe e lëmë 5 minuta të ziejë lehtë. Mbushim kungujt rreth ¾, jo plot, sepse orizi fryhet gjatë gatimit. Vendosim kapakun sipër secilit. Në fund të tenxheres vendosim karrotat e prera dhe sipër radhisim kungujt. Hedhim 500 ml ujë, pak vaj ulliri dhe pak kripë. Vendosim pjatë sipër kungujve që të mos lëvizin. I lemë të ziejnë në zjarr mesatar 45–60 minuta. Ruajmë lëngun e gatimit për salcën. Në tenxhere shkrijmë gjalpin, hedhim miellin dhe e përziejmë 1 minutë. Shtojmë gradualisht lëng nga gatimi duke e përzier vazhdimisht. Hedhim lëngun dhe lëkurën e limonit. Shtojmë kripë, piper dhe kopër. E lemë salcën të trashet pak. Vendosim kungujt në pjatë dhe sipër hedhim salcën e ngrohtë.
-
VIDEO
Bukë misri me salcë kosi dhe hudhër nga zonja Albana
Bukë misri me salcë kosi dhe hudhër
Përbërësit:
- Bukë misri
- 300 gr kos
- 100 gr pana kuzhine
- 2–3 thelpinj hudhër të shtypur
- Kripë sipas shijes
- Pak vaj ulliri
- Kopër e grirë
Përgatitja:
Presim bukën e misrit në feta ose copa. Vendosim pak vaj ulliri në tigan dhe skuqim bukën nga të dyja anët derisa të marrë ngjyrë të artë e krokante. Në një tas përziejmë kosin me panën, hudhrën e shtypur, kripën dhe koprën e grirë. Hedhim salcën sipër bukës së ngrohtë ose e shërbejmë anash. Mund të shtojmë pak vaj ulliri sipër për më shumë shije.
-
VIDEO
Kulaç misri nga zonja Albana
Kulaç misri
Përbërësit:
- 350 gr miell misri
- 100 gr miell gruri
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri
- 1 gotë kos
- 300 ml ujë
Përgatitja:
Përziejmë miellin e misrit me miellin e grurit. Shtojmë kripën dhe sodën. Hedhim kosin, vajin e ullirit dhe ujin gradualisht. I përziejmë derisa të krijohet një masë homogjene, jo shumë e fortë. E vendosim në tavë të lyer lehtë me vaj dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 30–35 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Akullore e shpejtë me luleshtrydhe nga zonja Albana
Akullore e shpejtë me luleshtrydhe
Përbërësit:
- 1 litër pana për ëmbëlsira
- 300 gr qumësht i kondensuar
- 500 gr luleshtrydhe
- Pak vanilje
Përgatitja:
Rrahim panën e ftohtë derisa të marrë formë. Shtojmë qumështin e kondensuar, vaniljen dhe luleshtrydhet e bëra pure. E përziejmë mirë dhe e vendosim në një tas në frigorifer në ngrirje. Pas 30 minutave e nxjerrim nga frigoriferi, e përziejmë dhe e rivendosim përsëri në frigorifer. Këtë procedurë është mirë ta bëjmë 2-3 herë, pasi nuk lejon të krijohen kristale. Më pas e lëmë akulloren të ngrijë plotësisht dhe e kemi gati për t'a servirur.
-
VIDEO
Ja kur pensionistët do marrin bonusin! Eksperti Hoxha shpjegon qytetarët pse nuk u dha në pranverë
Eksperti Hoxha sqaron çështjet që po shqetësojnë pensionistët, nga bonusi dhe rishqyrtimi i pensioneve deri te problemet me vitet e punës. Diskutimi ndalet edhe te mbështetja e BE-së dhe pritshmëritë për përmirësimin e pensioneve.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 21 maj 2026
Titujt e gazetave për sot, nga krimi dhe korrupsioni në shënjestër të kandidatit të Trump për ambasador në Shqipëri te dosja Ina Rama e deri tek kompromis PS-PD për rregulloren e Kuvendit.