Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Sallatë krokante me makarona / Çorbë me oriz / Speca të kuq të pjekur mbushur me djathë.
Kanceri i zorrës së trashë po shfaqet gjithnjë e më shpesh jo vetëm tek të moshuarit, por edhe tek grupmosha më të reja, duke ngritur pikëpyetje të rëndësishme mbi stilin modern të jetesës, ushqimin dhe faktorët mjedisorë që mund të ndikojnë në këtë prirje shqetësuese. Sa përgjegjësi ka mënyra se si ushqehemi çdo ditë? Cilat janë zakonet që mund të rrisin rrezikun dhe cilat janë ato që mund të na mbrojnë? Për të kuptuar më mirë lidhjen mes ushqyerjes, shëndetit të zorrëve dhe parandalimit të sëmundjeve të rënda, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, për arsyet pse kanceri i zorrës së trashë po përhapet kaq shumë, ndikimin e dietës dhe faktorëve të tjerë të jetesës, si dhe për mënyrën se si duhet të ushqehen personat që janë diagnostikuar me këtë sëmundje.
Shalqiri është një nga frutat më të preferuara të verës, freskues, i shijshëm dhe i pranishëm pothuajse në çdo tryezë gjatë ditëve të nxehta. Por përtej shijes së ëmbël dhe përmbajtjes së lartë të ujit, ai fsheh edhe një sërë vlerash ushqyese që shumë njerëz nuk i njohin. Sa i dobishëm është shalqiri për organizmin? Cilat janë përfitimet e tij për hidratimin, zemrën dhe shëndetin në përgjithësi? Dhe mbi të gjitha, si mund të dallojmë një shalqi të mirë, të pjekur dhe cilësor mes dhjetëra produkteve që gjejmë në treg? Për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve, flasim me nutricionistin Altin Joka, për vlerat e fshehura të shalqirit, mitet dhe të vërtetat rreth konsumit të tij, si dhe këshillat praktike për të zgjedhur gjithmonë shalqirin më të mirë.




















