• VIDEO

    Qofte të mbështjella me patëllxhanë dhe salcë domate në furrë nga zonja Albana

    Qofte të mbështjella me patëllxhanë dhe salcë domate në furrë

    Përbërësit:

    • 3 patëllxhanë
    • 250 gr mish i grirë
    • 1 qepë
    • 1 lç sodë buke
    • 1 vezë
    • Pak galetë
    • Kripë, piper i zi
    • 2 domate
    • 2 speca jeshil

    Për salcën:

    • 2 lgj salcë
    • 2 domate
    • 1 tufë majdanoz
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Patëllxhanët pasi i presim në shirita i skuqim në vaj vegjetal. Ndërkohë mishin e grirë e bashkojmë me qepën e grirë imët, sodën, vezën, galetën, kripën dhe piperin.

    Krijojmë qoftet në formën e suxhukut, të cilat i mbështjellim me patëllxhanët duke i rrotulluar role. Në një tavë të rrumbullakët vendosim qoftet e mbështjella me patëllxhanë, anës tyre vendosim spec jeshil të prerë rrethor dhe feta domatesh. Sipër hedhim salcën e domates me 2 domate të grira në rende kripë, piper dhe majdanoz të grirë me vaj ulliri. E vendosim tavën në furrë në 180 gradë për 40 minuta.

  • VIDEO

    Qofte orizi me gjethe rrushi nga zonja Albana

    Qofte orizi me gjethe rrushi

    Përbërësit:

    • 2 fl çaj oriz
    • 1 fl kafe misër
    • 100 gr proshutë FIX
    • 2 lgj bimë aromatike
    • 3 gjethe rrushi
    • 1 lgj uthull e bardhë
    • 1 majë luge sheqer
    • Kripë
    • Vaj për skuqje

    Salcë e bardhë shoqëruese:

    • 3 lgj majonezë
    • 1 fl çaj kos
    • 1 kastravec
    • 1 lç uthull
    • 1 tufë koper

    Përgatitja:

    Fillimisht ziejmë orizin me pak sheqer, kripë dhe uthull. Më pas e bashkojmë në një tas me proshutën e prerë në kubikë, misrin e zier, bimët aromatike dhe gjethet e rrushit që i kemi vluar pak dhe i kemi prerë imët. I mbështjellim si toptha dhe i skuqim qoftet në vaj vegjetal të bollshëm.

    Ndërkohë realizojmë salcën shoqëruese duke bashkuar majonezën me kosin, kastravecin e grirë në rende, uthullën, vajin e ullirit dhe koprën.

  • VIDEO

    Pastiçe me salcë domate në furrë nga zonja Albana

    Njoki në furrë me salcë domate dhe mocarela

    Përbërësit:

    • 400 gr salcë domate
    • 2 thelpinj hudhër
    • 600 gr njoki me patate
    • 250 gr mocarela
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër
    • Borzilok
    • Kripë
    • Djathë Parmixhano

    Përgatitja:

    Hedhim vajin e ullirit në një tigan me një thelpi hudhër të shtypur. E lëmë hudhrën të skuqet dhe të aromatizojë mirë vajin dhe më pas e largojmë. Shtojmë salcën e domates dhe e lëmë të gatuhet në zjarr mesatar për disa minuta. Pasi të jetë gati shtojmë kripën dhe borzilokun.

    Ziejmë njokët në ujë të bollshëm me kripë dhe i kullojmë kur të dalin në sipërfaqe. Më pas i përziejmë në një tas së bashku me salcën e gatuar të domates, djathin mocarela të prerë në kubikë dhe djathin parmixhano të grirë. I trazojmë mirë dhe të gjithë masën e hedhim në një tavë të cilën e vendosim në furrë të nxehtë në 180°C për 10 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 19 maj 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga deputetët e PD në kërkim të formulës për bashkim te Edi Rama "fallxhor" I zgjedhjeve Jo rastësisht e deri tek aman mos ik o mixha Salih.

  • VIDEO

    VIDEOHIGHLIGHTS - Deklaratat më të forta në Real Story 18 maj 2023

    Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli i ftuar në studion e emisionit ‘Real Story’ me Sokoll Ballën, u shpreh se anëtarë të Rithemelimit në rrethe të ndryshme të vendit duan që Berisha të dorëhiqet por nuk kanë kurajon e duhur për t’ja thënë diçka të tillë.

  • VIDEO

    A është PD një kauzë e vdekur? (18 maj 2023)

    Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli i ftuar në studion e emisionit ‘Real Story’ me Sokoll Ballën, u shpreh se anëtarë të Rithemelimit në rrethe të ndryshme të vendit duan që Berisha të dorëhiqet por nuk kanë kurajon e duhur për t’ja thënë diçka të tillë. Ndërsa lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e 14 majit, Kadilli tha se ky është një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama.

  • VIDEO

    Kadilli: Ka anëtarë të Rithemelimit që duan largimin e Berishës, nuk kanë kurajo ta thonë! Bejko: Në fushatë, disa figura të PD-së më kanë penguar

    Humbja e thellë e opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit, ka sjellë debate të shumta mbi ekzistencën e vetë PD-së. Pas tërheqjes së Alibeajt nga kreu i partisë, kërkohet edhe mbajtja e përgjegjësisë nga ana e Berishës. Për këtë, ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Fatbardh Kadilli i ftuar në studion e emisionit ‘Real Story’ me Sokoll Ballën, u shpreh se anëtarë të Rithemelimit në rrethe të ndryshme duan që Berisha të tërhiqet por nuk kanë kurajon e duhur për t’ja thënë diçka të tillë.

  • VIDEO

    Bejko në Report Tv: Fushata jonë përçoi shpresë, 3 arsyet pse si kandidat mora më pak vota se partia! Në PD persona 'që lëvizin fijet'! Berisha u braktis nga demokratët

    Roland Bejko, i cili në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës doli i katërti më 14 maj, thotë se e rëndësishme është që fushata që ai zhvilloi ka marrë një vlerësim të gjerë nga opinioni publik. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv Bejko tha se fushata e shkurtër por shumë dinamike në ide përçoi shpresë te shqiptarët.

    • VIDEO

      Valteri: Këlliçi nuk kandidoi për të fituar Tiranën por për të marrë drejtimin e PD! PL fitoi në zgjedhje! Gashi: Rama do ishte dorëhequr nëse opozita s’do ishte e përçarë

      Belind Këlliçi nuk kandidoi për të fituar bashkinë e Tiranës por për të marrë drejtimin e Partinë Demokratike. Kështu u shpreh ish deputeti, Halit Valteri i ftuar në studion e Report TV me gazetarin Arbër Hitaj. 

    • VIDEO

      Mundësia që Berisha të vijojë të jetë pjesë e PD-së, Bejko: Mish malinj në trup të shëndoshë! Duhet të shkojë në shtëpi, i ka mbaruar koha

      I pyetur nëse Sali Berisha duhet të vijojë të jetë pjesë e PD-së edhe nëse nuk do jetë kryetar, Roland Bejko e refuzoi kategorikisht si mundësi, duke thënë se koha e tij ka përfunduar.

    • VIDEO

      Dorëheqja e Alibeajt, Bejko: S’na njoftoi, të ikë urgjent! S’ka mbledhje kryesie se dikush që ‘luan fijet aty’ nuk njoftoi! Të nisim menjëherë riorganizimin

      Roland Bejko thotë se dorëheqja e Enkelejd Alibeajt ishte e papritur për të pasi nuk e ish kryetari tashmë nuk e kishte diskutuar me askënd. Bejko tha në ‘Studio Live’ në Report Tv se nesër nuk do të ketë një mbledhje kryesie pasi nuk është njoftuar askush. Ai la të kuptohet se dikush e kishte bërë me qëllim diçka të tillë

       
    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Maj 2023 – Receta / Adoleshentë që bullizojnë, dhunojnë dhe vrasin… Kush e ka fajin?

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me qullë dhe arra / Kek me luleshtrydhe / Byrek me petë të hedhura me proshutë dhe spinaq.   

      Adoleshentë që vrasin, që dhunojnë dhe bullizojnë në rrjete sociale. Cilat janë arsyet që i çojnë adoleshentët të kryejnë vepra penale? Ku po shkon rinia shqiptare, cili është roli i familjes, shkollës dhe shoqërisë? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Arjana Muçaj, psikologe; Mirela Jorgo, avokate; Nora Malaj, Pedagoge e Psikologjisë së Komunikimit dhe Ergys Muzhaqi, Ekspert sigurie.

      Sipas statistikave, vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm krimet e kryera nga adoleshentët. Po çfarë po ndodh me rininë shqiptare? Pse po vrasin adoleshentët, pse janë të prirur të kryejnë vepra penale? Në rastin e adoleshentëve a mund të flasim vetëm për dhunim apo mund të ketë edhe paramendim duke pasur parasysh moshën e re? Si mund të parandalohet ky fenomen kaq shqetësues në ditët e sotme, i cili vijon të dëgjohet shumë shpesh në media, ku të rinjtë bëhen lajme në faqet e para të gazetave apo në portale.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv