-
VIDEO
Kadilli në ‘Kontrast’: Berisha mos t’i akuzojë qytetarët se kanë shitur votën! Rithemelimi s’u jep shpresë njerëzve
I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Kadilli u ndal pikërisht tek bashkia e Shkodrës, një bastion i djathtë që u fitua me rezultat të thellë’ nga PS, theksoi se shkodranët nuk e shitën votën, por nuk ja dhanë Sali Berishës e Ilir Metës. Sipas Kadillit, Rithemelimin e braktisën qytetarët, pasi nuk jep shpresë
-
VIDEO
Vetëm me 2 përbërës që ke në shtëpi përgatit një scrub dhe dy maska hidratuese për lëkurë të thatë
Në rubrikën ‘Bëje vetë’ në emisionin 'Rreze Dielli' me estetisten Sidorela Gremi realizojmë dy maska të thjeshta në kushte shtëpie dhe një scrub për shkëlqimin perfekt të lëkurës.
Maskë për rigjenerimin e lëkurës:
· 1 e bardhë veze
· 1 lugë kos
Maskë për hidratimin e lëkurës së thatë:
· 1 e verdhë veze
· 1 lugë vaj ulliri
Scrub për shkëlqimin perfekt të lëkurës:
· Sheqer
· Vaj kokodi
· Lule livando
-
VIDEO
27 vite si kryebashkiak, Topçiu në Report Tv: Vetëm qytetarët e kanë të drejtën të më thonë ‘ik’! Gjithçka vetëm falës punës sonë
E ka nisur punën si kryebashkiak fare i ri, në moshën 33-vjeçare dhe do të ‘pensionohet’ nga ky pozicion kur të jetë 60 vjeç. Kjo është historiua e Gëzim Topçiut, kryebashkiaku i zgjedhur për një mandat të shtatë në krye të Bashkisë së Maliqit, të cilën e drejton që nga viti 2000.
-
VIDEO
‘4 stinë përrallore’, çifti i artistëve sjellin risinë për fëmijët shqiptarë
‘4 stinë përrallore’ për herë të parë në Shqipëri vjen një album pianistik me 12 përrallëza për fëmijë, nga artistët Ardita Bufaj dhe Klodian Qafoku
Një libër me 12 përrallëza, që janë të shoqëruara nga miniatura pianistike të krijuara nga kompozitori Klodian Qafoku. Shumë nga personazhet e këtij libri janë reale, të cilat janë kthyer në burim frymëzimi për të realizuar krijimin e këtyre përrallëzave, si: Eliza, Ujana, Dielleza, Reina, Nikol, Flladi, Dena, macja Kiki, Kejsi, Akili, Vivian dhe gjyshi Velo.
Duke lexuar këtë libër të gjithë fëmijët do të gjejnë veten duke udhëtuar nëpër universin magjik të botës së fantazisë dhe asaj të muzikës, ku gjeli Koko këndon, arushi Loni luan në flaut, ketri Fllad dirigjon orkestrën, macja Kiki-luan në piano, majmuni Abu ëndërron të flejë mbi banane etj. Historitë janë mjaft tërheqëse dhe mbajnë zgjuar kureshtjen e fëmijëve nga fillimi në fund. Koleksioni i përrallëzave është i shkruar në formën e katër stinëve të vitit, ku secila stinë ka tri përrallëza. Të ndërtuara me një stil të veçantë, ato zhvillojnë dhe ndihmojnë në rritjen e imagjinatës dhe kreativitetit të fëmijëve. Ky libër është i vlefshëm për të gjithë fëmijët, veçanërisht ata të cilët luajnë në instrumentin e pianos ku shërben për të zhvilluar aftësitë e tyre muzikore si dhe kultivimin e dëshirës dhe pasionit për të luajtur në instrumentin e pianos.
-
VIDEO
Fitoi bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja për Report Tv: I shtri dorën kryeministrit për zhvillimin e projekteve
Megjithëse kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja fitoi garën për kryetar në bashkinë e Kavajës, Partia Socialiste ka fituar mazhorancën në Këshillin Bashkiak të Kavajës
-
VIDEO
Historia e tropojanit / Nga mësues në fshat, sot ciceron në muzetë më të famshëm të Milanos
Në skype me Drilon Merturi, shqiptari që punon prej 15 vitesh si ciceron në muzetë më të famshme të Milanos ‘Novecento’ dhe ‘Palazzo Reale’. Përmes një guide virtuale ekskluzivisht për ‘Rreze Dielli’ nga Galeria e Artit Modern në Milano, Driloni na tregon disa prej kryeveprave më të mëdha botërore…
Galeria e Artit Modern është koleksioni më i rëndësishëm Lombard i veprave të shekullit të 19-të dhe ndodhet në Milano në Villa Reale. Villa Belgiojoso ku ndodhet Galeria është një nga kryeveprat e neoklasicizmit në Milano. Është ndërtuar midis viteve 1790 dhe 1796 si rezidenca e kontit Ludovico Barbiano di Belgiojoso dhe është projektuar me elegancë dhe funksionalitet nga arkitekti austriak Leopoldo Pollack, bashkëpunëtor i përfaqësuesit më të madh të neoklasicizmit lombard, Giuseppe Piermarini. Pas vdekjes së kontit, vila e madhe u ble nga qeveria për ta shndërruar atë në rezidencën milaneze të Napoleon Bonapartit. E transformuar në vitin 1921 në selinë e koleksioneve milaneze të artit modern, Villa Reale u ofron vizitorëve të saj një përvojë të jashtëzakonshme në të cilën mund të admirohen kryevepra boterore.
Drilon Merturi i lindur në Tropojë nga një baba bari dhe nëna mami kishte vetëm një motiv në fëmijërinë e tij të arsimohej sa më mirë. Driloni para se të largohej për në Itali ishte mësuesi i parë i gjuhës angleze në zonat e veriut. Pas emigrimit në Itali nis studimet për mediator gjuhësh dhe kulturash dhe më pas diplomohet në Shkenca politike dhe ekonomike. Sot Drilon Merturi punon si ekspert arti në muzeun "Novecento" dhe "Palazzo Reale" në Milano.
-
VIDEO
Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, sociologu Tushi: Krimi mes adoleshentëve në vend, fenomen në zgjerim! Kultura e përdorimit të rrjeteve sociale, difektoze
Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Tushi u shpreh se kjo është një situatë alarmante e se tregon se marrëdhëniet me adoleshentët nuk i kemi të mira. Sipas tushit prindërit dhe mësuesit kanë një rol thelbësor për trajtimin e problemeve të tyre, zgjidhje të cilat mund të marrin drejtim vetëm nëpërmjet komunikimit
-
VIDEO
‘Jam Erion Veliaj’, si i kërkoi 52-vjeçari biznesmenit në Tiranë 70 mijë euro, e kontaktoi në ‘Signal’ me numër anglez! Dëshmia: Më premtuan 2 mijë euro
Shpëtim Hidës, 52-vjeçarit të arrestuar të martën në Tiranë për mashtrimin e një biznesmeni, i ishin premtuar 2 mijë euro në këmbim të marrjes së një plaçke nga një person që sipas tij nuk e dinte kush ishte.
-
VIDEO
Në burg për blerje votash, dosja për Beleri në SPAK! Report Tv siguron vendimin Gjykatës, 50€ për çdo votë e 300€ për ‘të infiltruarin’! Listë me 12 emra, por 4 ‘ishin kapur’ më herët
Ashtu siç edhe pritej pas vendimit të Gjykatës së Vlorës, dosja e Fredi Belerit, tashmë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili është në burg për akuzën e blerjes së votave i ka kaluar Prokurorisë së Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pritet që së shpejti të mbahet një tjetër seancë për masë sigurie në GJKKO.
-
VIDEO
Qofte frikase nga zonja Albana
Qofte frikase
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 150 gr tul buke
- 1 qepë
- 2 të bardha veze
- 1 tufë majdanoz
- 1 fl kafeje djathë i grirë
- Kripë, piper, nenexhik
- Gjalpë për kaurdisje
Për salcën frikase:
- 400 gr qepë
- 1 fl kafeje uthull e bardhë
- 1 fl kafeje qumësht
- 2 të verdha veze
- 2 lgj gjalpë
- Pak miell
Përgatitja:
Bashkojmë të gjithë përbërësit e qofteve bashkë, e lemë pak brumin të pushojë dhe realizojmë më pas qofte të vogla sa një kokërr gështenjë të cilat i kaurdisim me gjalpë aq sa mos të thahen.
Qepët e grira hollë i vendosim në një tenxhere të marrin një valë, i kullojmë dhe i vendosim sërish në ujë tjetër me uthull dhe kripë (qepët duhet të kenë ujë aq sa të lundrojnë). I lëmë qepët të treten plotësisht. Përziejmë të verdhat e vezëve me qumështin, miellin me pak lëng dhe e shtojmë tek salca e qepëve duke e përzjerë me lëkundjen e tenxheres. Vendosim qoftet në salcën frikase dhe i lëmë të marrin valë për 3 -4 minuta.
-
VIDEO
Fileto merluci (Baccalà) me djathë, sallatë dhe uthull molle nga zonja Albana
Fileto merluci (Baccalà) me djathë, sallatë dhe uthull molle
Përbërësit:
- 400 gr filetto merluci (baccalà)
- 100 gr djathë provolone valpadana
- 100 gr sallatë jeshile
- 100 ml uthull molle
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Kripë
Përgatitja:
Baccalà është merluc i tharë në kripë dhe ka një procedurë krejt të veçantë gatimi me dy procese përgatitje, në fillim shkriposja dhe më pas gatimi.
Fillimisht do të bëjmë shkriposjen e Baccalà-s: Vendosim merlucin në një enë me ujë të ftohtë për ti hequr kripën e tepërt. Më pas e presim në copa të mëdha, e vendosim në një tas të madh dhe e mbulojmë me ujë të ftohtë. Mbulojmë enën me qese dhe e vendosim në pjesën më pak të ftohtë të frigoriferit. E lemë në ujë për 8 orë më pas e nxjerrim nga frigoriferi. Shpëlajmë merlucin dhe më pas e vendosim sërish në enën me ujë të freskët në frigorifer. Përsërisim këtë veprim 3 herë në ditë për 3-4 ditë, duke mos harruar të ndërrojmë ujin çdo herë. Pas 4 ditësh, merluci ‘baccalà’ do të jetë gati për t'u përdorur!
Pas procesit të shkripëzimit e kalojmë fileton e merlucit në një tigan që nuk ngjit me pak vaj ulliri dhe e skuqim nga të dy anët. Ndërkohë presim në shirita djathin provolone valpadana. Servirim merlucin duke vendosur në një pjatë si bazë disa gjethe sallate, më pas vendosim fileton e merlucit mbi të cilën hedhim uthull molle dhe në fund mbi fileto vendosim djathin e prerë në shkopinj të hollë.
-
VIDEO
Papare me nenexhik nga zonja Albana
Papare me nenexhik
Përbërësit:
- 1 qepë
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Nenexhik
- Vaj ulliri / Gjalpë
- Bukë e ftohtë
- Djathë i bardhë
Përgatitja:
Tresim gjalpin me pak vaj ulliri, kaurdisim një qepë të grirë imët dhe më pas shtojmë bukën të prerë në copëza të vogla. E skuqim lehtë dhe pasi buka ka marrë pak ngjyrë shtojmë kripë, piper, nenexhik dhe pak djathë të grirë.