• VIDEO

    Preç Zogaj për Report Tv: E prisja rezultatin e 14 majit, tregoi se në luftë kundër perëndimit nuk fitohet! Berisha në betejë karshillëku me SHBA! PD mbrojti orientimin euroatlantik

    Drejtuesi i këshillit Euroatlantik në Partinë Demokratike, Preç Zogaj, në një intervistë të dhënë për ‘Studio Live’ në Report Tv deklaroi se rezultati i 14 majit tregoi edhe një herë se në luftë me perëndimin nuk mund të fitosh zgjedhje në Shqipëri. Në bisedën me gazetarin Arbër Hitaj, Zogaj tha se demokratët bojkotuan se u ndien të braktisur.

  • VIDEO

    Zgjedhjet lokale, të gjitha arsyet e disfatës politike të opozitës (22 maj 2023)

    Deputeti Ferdinand Xhaferaj insiston se Sali Berisha nuk duhet të jetë më në krye të PD. Në analizën që bën pas zgjedhjeve të 14 majit, Xhaferaj i ftuar në Report Tv thotë se nuk duhet të mungojë si pjesë e procesit të zgjedhjeve, por demokratëve i duhet një tjetër alternativë që të arrijë të mposhtë Ramën.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Maj 2023 – Receta / Horoskopi javor / Çfarë sëmundjesh na sinjalizon fytyra

      Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kofshë pule me rozmarinë dhe proshutë / Bamje me mish në furrë.

      Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se kjo javë është shumë e rëndësishme në fushën e karrierës, në fushën e punës, në fushën e biznesit. Gjithashtu ka një ndryshim mes asaj që duam të bëjmë dhe mes asaj që realizohet. Momenti më i mirë për vendime është pikërisht këtë javë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në atë që duam të bëjmë. Më datë 23 maj, Marsi në katërkëndësh me Jupiterin në Dem ndikon dhe ndihmon shumë në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me komunikimin, ndryshimet dhe iniciativat. Është një javë shumë e mirë në stabilizimin e çështjeve ekonomike financiare. Kujdes duhet të kemi në mos ekzagjerimin e gjërave, atë që shikojmë apo dëgjojmë është mirë që ta studiojmë dhe kuptojmë siç duhet. Më të ndikuar në fushën e punës dhe ndryshimeve janë Luanët, Demi, Akrepi dhe Ujori si dhe shenjat që kanë ashendentët në këto shenja. Më datë 26 maj, Afërdita në Gaforre formon një trekëndësh me Uranin në Dem, është një aspekt pozitiv që favorizon kontaktet, njohjet, romancën apo dashurinë me shikim të parë. Gjithashtu kjo ditë është shumë e mirë për firmosje dokumentacioni apo bisedime pune. Në këtë drejtim ndikim më të madh do të ketë shenja e Gaforres, Akrepit, Peshqve dhe shenjat e tokës Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi. Është mirë që të jeni të kujdeshmën në një takim që bëhet në këtë datë. Më 28 maj, Dielli në Binjak në katërkëndësh me Saturnin tek Peshqit do të sjellë vështirësi për të cilat do të stresoheni disi, por mos u shqetësoni pasi është një ditë kalimtare, vetëm tregohuni të matur dhe mos debatoni në këtë ditë si në punë ashtu dhe në familje.

      Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjet apo problematikat që mund të kuptojmë nga vetë fytyra jonë. Si të lexojmë sëmundjet në fytyrën tonë përmes shenjave të dukshme dhe të padukshme që na shfaqen, por që shpesh i neglizhojmë. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja përmes një vështrimi të imtësishëm të fytyrës tonë, nga pigmentimi i lëkurës, çarja, njollat, aknet, buzë të thara apo rrathët e zinj poshtë syve, sy të skuqur në brendësi, fryrje e kapakëve të syve, etj paralajmëroi disa nga mungesat e vitaminave si dhe sinjale për probleme të thella shëndetësore. Gjithashtu ai rekomandoi edhe bimët mjekësore që vijnë në ndihmë në varësi të problematikave shëndetësore.

    • VIDEO

      Vangjeli: Çdo qytetar që ka votuar deri më 14 maj, ka pasur parasysh faktin a tij që është i papranueshëm nga SHBA

      Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një koment rreth stërvitjes ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së në vendin tonë duke e lidhur me zgjedhjet vendore duke thënë se humbja e opozitës lidhet edhe me shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës.

    • VIDEO

      PD pa kryetar, deputeti Xhaferaj: Berisha të tërhiqet, jo të largohet! Vangjeli: Bëri Rithemelim por la në ngrirje ofertën qeverisëse

      Deputeti Ferdinand Xhaferaj insiston se Sali Berisha nuk duhet të jetë më në krye të PD. Në analizën që bën pas zgjedhjeve të 14 majit, Xhaferaj i ftuar në Report Tv thotë se nuk duhet të mungojë si pjesë e procesit të zgjedhjeve, por demokratëve i duhet një tjetër alternativë që të arrijë të mposhtë Ramën.

    • VIDEO

      Zbuloni 18 gjërat që mund të tregojë fytyra juaj për problemet e thella shëndetësore

      Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjet apo problematikat që mund të kuptojmë nga vetë fytyra jonë. Si të lexojmë sëmundjet në fytyrën tonë përmes shenjave të dukshme dhe të padukshme që na shfaqen, por që shpesh i neglizhojmë.

      Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja përmes një vështrimi të imtësishëm të fytyrës tonë, nga pigmentimi i lëkurës, çarja, njollat, aknet, buzë të thara apo rrathët e zinj poshtë syve, sy të skuqur në brendësi, fryrje e kapakëve të syve, etj paralajmëroi disa nga mungesat e vitaminave si dhe probleme të thella shëndetësore. Gjithashtu ai rekomandoi edhe bimët mjekësore që vijnë në ndihmë në varësi të problematikave shëndetësore.

    • VIDEO

      Kujdes në fushën sentimentale! Një javë me ndikime të forta planetare sipas astrologut Jorgo Pulla

      Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se kjo javë është shumë e rëndësishme në fushën e karrierës, në fushën e punës, në fushën e biznesit. Gjithashtu ka një ndryshim mes asaj që duam të bëjmë dhe mes asaj që realizohet. Momenti më i mirë për vendime është pikërisht këtë javë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në atë që duam të bëjmë.

      Më datë 23 maj, Marsi në katërkëndësh me Jupiterin në Dem ndikon dhe ndihmon shumë në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me komunikimin, ndryshimet dhe iniciativat. Është një javë shumë e mirë në stabilizimin e çështjeve ekonomike financiare. Kujdes duhet të kemi në mos ekzagjerimin e gjërave, atë që shikojmë apo dëgjojmë është mirë që ta studiojmë dhe kuptojmë siç duhet. Më të ndikuar në fushën e punës dhe ndryshimeve janë Luanët, Demi, Akrepi dhe Ujori si dhe shenjat që kanë ashendentët në këto shenja.

      Më datë 26 maj, Afërdita në Gaforre formon një trekëndësh me Uranin në Dem, është një aspekt pozitiv që favorizon kontaktet, njohjet, romancën apo dashurinë me shikim të parë. Gjithashtu kjo ditë është shumë e mirë për firmosje dokumentacioni apo bisedime pune. Në këtë drejtim ndikim më të madh do të ketë shenja e Gaforres, Akrepit, Peshqve dhe shenjat e tokës Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi. Është mirë që të jeni të kujdeshmën në një takim që bëhet në këtë datë.

      Më 28 maj, Dielli në Binjak në katërkëndësh me Saturnin tek Peshqit do të sjellë vështirësi për të cilat do të stresoheni disi, por mos u shqetësoni pasi është një ditë kalimtare, vetëm tregohuni të matur dhe mos debatoni në këtë ditë si në punë ashtu dhe në familje.

    • VIDEO

      Bamje me mish në furrë nga zonja Albana

      Bamje në furrë

      Përbërësit:

      • 1 kg bamje
      • 800 gr mish
      • 1 limon
      • 1 qepë
      • 3 speca të kuq
      • 3 domate
      • 2 lgj salcë domate
      • 4 thelpinj hudhër
      • 6 gota ujë
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Mishin pasi e kemi prerë në copëza të vogla e kaurdisim në tenxhere me vaj ulliri, shtojmë qepën e grirë imët dhe pak kripë. E lemë mishin të ziejë.

      Presim pjesën e sipërme të bamjeve në formë konike, i shpëlajmë me uthull dhe i kaurdisim me vaj duke shtuar hudhrën dhe specat e kuq të prerë në kubikë. Pasi kaurdisen mirë shtojmë salcën e domates dhe domatet e grira. I kalojmë bamjet në tavë, shtojmë ujin si dhe copëzat e mishit. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

    • VIDEO

      Kofshë pule me rozmarinë dhe proshutë nga zonja Albana

      Kofshë pule me rozmarinë dhe proshutë

      Përbërësit:

      • 500 gr kofshë pule
      • 300 gr proshutë
      • 4 degë rozmarine
      • Vaj ulliri ekstra i virgjër
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Fillimisht filetojmë kofshët e pulës duke larguar pjesën e kockës. I marinojmë me kripë dhe piper dhe krijojmë një rrotullim duke përdorur proshutën si bazë. Kriposim pjesën e poshtme dhe mbi degën e rozmarinës vendosim roletë. Me ndihmën e një spango kuzhine bëjmë fiksimin e roleve të cilat i vendosim në një tavë me pak vaj ulliri. I vendosim roletë të piqen në furrë për 30 minuta në 180°C. Në fund e shërbejmë dhe dekorojmë me lëngjet e gatimit, pak kripë e piper.  

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 22 maj 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga përgjysmohen votat e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për këshillat bashkiakë te dokumenti I panjohur francez për Himarën e deri tek përkujtohet 50-vjetori I revoltës anti-komuniste në Spaç.

    • VIDEO

      Katundi i Vjetër mes maleve të Mirditës (21 maj 2023)

      Udhëtojmë në veri të Shqipërisë, në zonën e Rubikut miq, saktësisht në Katundin e Vjetër, një fshat I lashtë me rreth 80 kulla të vjetra, por edhe kulla të reja moderne. Me kryetarin e fshatit Marjan Deda, ndalojmë në kullën e familjes Prenga, me të zonjën e bujtinës që rrëfen jetën në fshat, punët e ditës, gatimin e bukës, kujdesin për bagëtitë dhe shpendët. Po aq e bukur edhe kulla e Marjanit, ndërtuar dhe djegur nga pushtuesit e huaj dhe e ringritur si feniks mes maleve. Ndiqni reportazhin Katundi I Vjetër mes maleve të Mirditës, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa

    • VIDEO

      Zgjedhjet e 14 majit, gazetaret e Report Tv rrëfejnë vështirësitë: Nga puna me orë të zgjatura te sakrifica për të votuar dhe vendimet e minutës së fundit (20 maj 2023)

      Vajzat e forta që gjurmojnë lajmet në redaksinë e Report TV, na tregojnë anën e butë të tyre në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin. Pas një sfide të vërtetë siç janë zgjedhjet ato tregojnë përkushtimin e tyre ndaj punës, profesionalizmin dhe armët e tyre të forta në një terren të vështirë. Besarta, Keti, Pranvera, Daniela e Enxhi ndajnë me publikun emocionet e jetës së tyre personale. Rrëfime të pathëna ndonjëherë më parë dhe shumë surpriza që sollën lot gezimesh, do t’ju emocionojnë dhe mbajnë mbërthyer pas ekranit. Na ndiqni të shtunën, në Report TV, ora 21:00.Show less

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv