• VIDEO

    Humbja e thellë e opozitës në zgjedhje, Baçi: Ishte garë e pabarabartë! Gazetari Koka: Kush kërkon largimin Berishës, s’i do të mirën opozitës

    Koalicioni Bashkë Fitojmë i drejtuar nga Berisha-Meta, doli me një rezultat të dobët në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, ku morën vetëm 7 bashki, përkundrejt 53 bashkive që mori PS-ja. Por sipas deputetit të PD-së Luan Baçi, procesi zgjedhor ishte i kontestueshëm dhe i pabarabartë

  • VIDEO

    Adoleshentë që dhunojnë, bullizojnë e vrasin... Kush e ka fajin familja, shkolla apo shoqëria?

    Adoleshentë që vrasin, që dhunojnë dhe bullizojnë në rrjete sociale. Cilat janë arsyet që i çojnë adoleshentët të kryejnë vepra penale? Ku po shkon rinia shqiptare, cili është roli i familjes, shkollës dhe shoqërisë?

    Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Arjana Muçaj, psikologe; Mirela Jorgo, avokate; Nora Malaj, Pedagoge e Psikologjisë së Komunikimit dhe Ergys Muzhaqi, Ekspert sigurie.

    Sipas statistikave, vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm krimet e kryera nga adoleshentët. Po çfarë po ndodh me rininë shqiptare? Pse po vrasin adoleshentët, pse janë të prirur të kryejnë vepra penale? Në rastin e adoleshentëve a mund të flasim vetëm për dhunim apo mund të ketë edhe paramendim duke pasur parasysh moshën e re? Si mund të parandalohet ky fenomen kaq shqetësues në ditët e sotme, i cili vijon të dëgjohet shumë shpesh në media, ku të rinjtë bëhen lajme në faqet e para të gazetave apo në portale.

  • VIDEO

    Doli i tretë në garën e Tiranës, Arlind Qori në Report Tv: Rezultati ynë u ka dhënë njerëzve shpresë, produkt i një pakënaqësie që i ka prekur të gjithë

    Arlind Qori, drejtues i ‘Lëvizja Bashkë’ kishte një rezultat surprizues duke marrë 13.832 vota ose 4.8%, duke lënë mbrapa madje edhe Roland Bejkon e Partisë Demokratike. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Qori e cilëson këtë një rezultat shumë të mirë për shkak se sipas tij i dha njerëzve shpresë.

  • VIDEO

    Kek me luleshtrydhe nga zonja Albana

    Kek me luleshtrydhe

    Përbërësit:

    • 5 vezë
    • 180 gr sheqer
    • 100 ml qumësht
    • 200 gr gjalpë i tretur
    • 300 gr miell
    • Pluhur pjekës
    • 1 vasketë me luleshtrydhe

    Përgatitja:

    Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen. Shtojmë gjalpin, qumështin, miellin e situr me pluhurin pjekës dhe një pjesë të luleshtrydheve.

    E kalojmë brumin në tavë ku kemi vendosur letër pjekje. Pjesën tjetër të luleshtrydheve i spërkasim me miell dhe i vendosim sipër kekut. E vendosim kekun në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 40 minuta afërsisht.

  • VIDEO

    Pulë me qull dhe arra sipas traditës nga zonja Albana

    Pulë me qull dhe arra

    Përbërësit:

    • 1 pulë
    • 250 gr arra
    • 3 lgj miell gruri
    • 5 thelpinj hudhër
    • Gjalpë të freskët
    • Kripë, piper
    • Lëngu i pulës

    Përgatitja:

    Zjejmë pulën fillimisht me ujë të ftohtë dhe kripë.

    Shtypim hudhrat me pak kripë. Kaurdisim në një tenxhere miellin me gjalpë të freskët, shtojmë arrat e grira. Gjatë kaurdisjes shtojmë hudhrat si dhe lëngun e pulës gradualisht duke e trazuar në mënyrë që mielli mos të kokrrizohet. E lëmë të marrë valë, në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Tek tava e pulës që e kemi vendosur në pjekje shtojmë qullin që të marrë një cipë të lehtë dhe të unifikohen aromat.

  • VIDEO

    Byrek me petë të hedhur, proshutë dhe spinaq nga zonja Albana

    Byrek me petë të hedhur

    Përbërësit:

    • 300 gr miell
    • 200 ml ujë afërsisht
    • 45 gr maja
    • 5 gr sheqer
    • 5 gr kripë

    Mbushja:

    • 300 gr spinaq
    • 150 gr djathë i butë pice
    • 6-8 feta proshutë e tymosur FIX
    • 1 qepë e madhe
    • 1 lgj oriz
    • Kripë

    Për lyerjen e sipërfaqes së byrekut:

    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 lgj majdanoz
    • 1 thelpi hudhër

    Përgatitja:

    Majanë e butë e vendosim në ujë të vakët me pak sheqer dhe 2 lgj miell dhe e lemë të aktivizohet për 10 minuta. Në një tas vendosim miellin e situr me kripën dhe ujin e vakët, shtojmë majanë e ardhur dhe e punojmë. E lëmë brumin të vijë për 4 orë në frigorifer. Më pas e punojmë sërish dhe e lëmë të vijë përsëri për 4 orë të tjera në frigorifer.

    Pasi brumi ka ardhur hapim një petë të madhe të cilën e lyejmë pak vaj të aromatizuar me majdanoz të grirë. Vendosim mbi petë feta proshute, djathë të grirë, spinaqin, orizin e zjerë më përpara në ujë të bollshëm me kripë dhe qepën e kaurdisur. E mbledhim në formë roleje dhe sipërfaqen e lyejmë sërish me vajin e aromatizuar. E vendosim byrekun të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 18 maj 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi I PD te pse nuk dorëhiqet Berisha e deri tek Tirana nuk vdes kurrë Partizani djeg shansin.

  • VIDEO

    Dorëhiqet Alibeaj, ç"do të ndodhë në PD? ( 17 maj 2023)

    Dorëheqja e Enkelejd Alibeaj është vlerësuar si akti i duhur nga shumica. Analisti Arben Meçe tha se kjo kohë ka shërbyer për të prodhuar figura që mund të jenë lider të së ardhmes në Partinë Demokratike.

  • VIDEO

    Shumë shërbime do të kryhen me chip-a. Mund të zëvendësojë njerëzit “Inteligjenca artificiale”? (17 maj 2023)

    Inteligjenca artificiale është një term që e dëgjojmë gjithnjë e më shumë vitet e fundit. Thuhet se shumë profesione do te zhduken, disa të tjerë do të jenë të padobishem e miliona vende pune në mbarë botën do të zevendesohen nga teknologjia. Përse i trembet e ardhmja Inteligjences Artificiale? Në “Esence” me Agi Haxhiymeri, Erion Muça, Kela Zhupa e Albana Murra.

  • VIDEO

    Kultivoi 18 fruta të padëgjuara më parë, fermerit i ndodh e papritura: E mbulojnë bletët (17 maj 2023)

    E nis punen ne oren 9 per nje arsye te vecante Cdo dite e ka te organizuar Ka kultivuar ne Diber 18 varietete bimesh medicinale dhe fruta nga e gjithe bota Aronia dhe goji berry jane dy prej tyre Ambiciet per te ardhmen, sekretet e suksesit, sfidat dhe hilet e punes Nje nga ne prezanton: Fermeri qe solli boten permes tokes se tij

  • VIDEO

    Lokalet '23, hap i PS drejt mandatit të katërt (17 maj 2023)

    I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Kadilli u ndal pikërisht tek bashkia e Shkodrës, një bastion i djathtë që u fitua me rezultat të thellë’ nga PS, theksoi se shkodranët nuk e shitën votën, por nuk ja dhanë Sali Berishës e Ilir Metës. Sipas Kadillit, Rithemelimin e braktisën qytetarët, pasi nuk jep shpresë

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Maj 2023 – Receta / Live nga GAM, Milano / Përralla për fëmijë / Maska rigjeneruese

      Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fileto merluci me djathë, sallatë jeshile dhe uthull molle / Papare me nenexhik / Qofte frikase / Palëpetë me salçiçe të grira, qepë dhe vezë.

      Në skype me Drilon Merturi, shqiptari që punon prej 15 vitesh si ciceron në muzetë më të famshme të Milanos ‘Novecento’ dhe ‘Palazzo Reale’. Përmes një guide virtuale ekskluzivisht për ‘Rreze Dielli’ nga Galeria e Artit Modern në Milano, Driloni na tregon disa prej kryeveprave më të mëdha botërore… Galeria e Artit Modern është koleksioni më i rëndësishëm Lombard i veprave të shekullit të 19-të dhe ndodhet në Milano në Villa Reale, ku u ofron vizitorëve të saj një përvojë të jashtëzakonshme në të cilën mund të admirohen kryevepra botërore. Drilon Merturi para se të largohej nga Shqipëria ishte mësuesi i parë i gjuhës angleze në zonat e veriut. Pas emigrimit në Itali nis studimet për mediator gjuhësh dhe kulturash dhe më pas diplomohet në Shkenca politike dhe ekonomike. Sot Drilon Merturi punon si ekspert arti/ciceron në muzeun "Novecento" dhe "Palazzo Reale" në Milano.

      ‘4 stinë përrallore’ për herë të parë në Shqipëri vjen një album pianistik me 12 përrallëza për fëmijë, nga artistët Ardita Bufaj dhe Klodian Qafoku. Duke lexuar këtë libër të gjithë fëmijët do të gjejnë veten duke udhëtuar nëpër universin magjik të botës së fantazisë dhe asaj të muzikës, ku gjeli Koko këndon, arushi Loni luan në flaut, ketri Fllad dirigjon orkestrën, macja Kiki-luan në piano, majmuni Abu ëndërron të flejë mbi banane etj. Historitë janë mjaft tërheqëse dhe mbajnë zgjuar kureshtjen e fëmijëve nga fillimi në fund. Koleksioni i përrallëzave është i shkruar në formën e katër stinëve të vitit, ku secila stinë ka tri përrallëza. Të ndërtuara me një stil të veçantë, ato zhvillojnë dhe ndihmojnë në rritjen e imagjinatës dhe kreativitetit të fëmijëve. Ky libër është i vlefshëm për të gjithë fëmijët, veçanërisht ata të cilët luajnë në instrumentin e pianos ku shërben për të zhvilluar aftësitë e tyre muzikore si dhe kultivimin e dëshirës dhe pasionit për të luajtur në instrumentin e pianos.

      Në rubrikën ‘Bëje vetë’ me estetisten Sidorela Gremi përgatisim dy maska të thjeshta me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi: pak kos dhe të bardhë veze për rigjenerimin e lëkurës si dhe vaj ulliri dhe të verdhë veze për hidratimin e lëkurës së thatë. Gjithashtu me estetisten përgatisim dhe një scrub për shkëlqimin perfekt të lëkurës me lule livandoje.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv