-
VIDEO
Flamurtari bojkoton FSHF-në, Sinan Idrizi për Report TV: Është pika e vlimit, Dinamon e dërgojmë në Prokurori! Gara e trukuar nga lart
Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka folur në emisionin "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV. Vlonjatët kanë vendosur të bojkotojnë fjalën e drejtuesve të FSHF-së për projektin e stadiumit të ri dhe atë "Vlora Sport", duke konfirmuar edhe njëherë marrëdhëniet e tensionuara me organizmin e futbollit.
Të ndodhur në Kategorinë e Parë, Flamurtari është në garë për zonën play-off dhe kërkon ngjitjen në Superligë përmes ndeshjeve shtesë. Për Idrizin ky reagim i klubit vjen si shkak i dënimeve të shumta që FSHF i ka bërë vlonjatëve, çka ka sjellë edhe "pikën e vlimit".
-
VIDEO
‘Automatiku s’ishte i imi, por i Petritit’, dëshmia e qiraxhiut që vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër: Më nxori jashtë! Flet gruaja ku u fsheh: Erdhi me armë
SHKODËR- Dy ditë pas vrasjes së befasishme për një pagesë qiraje të Petrit Vuksanit, është zbardhur dëshmia e vrasësit 34-vjeçar, Lekë Vuksani.
Qiraxhiu rrëfeu para autoriteteve të policisë se me viktimën ishte njohur më herët nga origjina e tyre. Ka qenë konflikti për pagesat ajo që sipas tij e ka nxitur të kryejë këtë akt. Në dëshminë e tij ai përmend edhe armën kallashnikov, të cilën e mohoi ta kishte në pronësi të tij. Ai tha se armën e gjeti në shtëpinë e 51-vjeçarit.
-
VIDEO
Një rrugë me emrin 'Ismail Qemali' në New York, ja projekti që mbledh shqiptarë nga e gjithë bota
Së shpejti përurohet rruga e parë “Ismail Qemali” në New York, një ngjarje e madhe ku do të marrin pjesë shqiptarë e personalitete nga e gjithë diaspora...
Në një lidhje skype nga New York me Naser Nika, organizator eventesh dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Staten Island. Naser na tregon sesi me nismën e tij dhe komunitetit të madh të shqiptarëve të Amerikës, arriti të firmosë marrëveshjen që një nga rrugët e New Yorkut të mbajë emrin e një prej patriotëve më të shquar shpiptar. Më datë 3 qershor, do të përurohet rruga e parë në Staten Island, New York me emrin e figurës sonë kombëtare “Rruga Ismail Qemali”. Në këtë ditë do të mblidhen shumë shqiptarë dhe personalitete nga diaspora.
Gjithashtu Naser Nika, rrëfen se është duke punuar me të gjithë komunitetin e shqiptarëve në New York që të mundësojnë që në një nga shkollat e Staten Island të realizohet si gjuhë e dytë, gjuha shqipe.
-
VIDEO
Historia e Florencit, korçarit që emigroi në Amerikë me para borxh, sot pronar i 18 restoranteve
Historia e korçarit Florenc Leshnja që ka emigruar në Amerikë me para borxh dhe sot është pronari i 18 restoranteve. Si ia doli që të bënte realitet ëndrrën amerikane dhe forca e dëshira për të mos u dorëzuar kurrë…
Florenc Leshnja është një prej korçarëve që ka arritur ëndrrën amerikane ku tashmë është pronar i 18 restoranteve në Amerikë. “Kur kemi ardhur në USA në qershor të vitit 1999, me llotari amerikane kemi marë lekë borxh. Fillimisht muajt e parë ishin shumë të vështirë, babai akoma nuk hapte valixhet pasi ishte gjithë kohën i zhgënjyer. Për gjyshërit e mi ikja jonë qe si një vdekje e dytë. Kur erdhëm në Teksas, sikur m’u ndal fryma”- kështu i kujton momentet e para të emigrimit nga Korça për në Shtetet e Bashkuara Florenci. Ai tregon se fillimisht punën e parë e ka filluar në shpërndarjen e picave, më pas në kuzhinë, ndërsa sot ai ka restorantin e tij dhe jo vetëm një, por falë punës së palodhur sot ndihmon të gjithë komunitetin e shqiptarëve që ndodhen në Teksas.
-
VIDEO
14 Maji/ Sfidat e mazhorancës në këto zgjedhje, sonte në Real Story i ftuar Kryeministri Rama! Në pjesën e dytë Alibeaj tregon betejën për një PD ‘post Berisha’
Fushata elektorale po i afrohet fundit të javës së saj të tretë. Padyshim është një fushatë elektorale jo e zakontë për shkak edhe të faktorëve dhe aktorëve politikë që luajnë në të. Këtë të enjte në ‘Real Story’ do të jenë 2 kryetarët e 2 partive politike në vend, sigurisht me situata krejtësisht të kundërta.
-
VIDEO
Nervi shiatik, ushtrimet më të mira dhe efektive në kushtet e shtëpisë për të eleminuar dhimbjet
Në studion e "Rreze Dielli" flasim për nervin shiatik, nga se shkaktohet dhe disa ushtrime efektive në kushtet e shtëpisë për të qetësuar dhimbjet.
Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup, ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik. Dhimbja e nervit shiatik mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës. Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash, “gjemba” apo mpirje.
Shpesh, stërvitja dhe lëvizja në mënyra të caktuara mund të ndihmojnë në minimizimin e këtyre simptomave. Fizioterapistja Ledina Nikolla tregon cilat janë ushtrimet më të mira të terapisë fizike që mund të bëhen në shtëpi për të eleminuar dhimbjet e nervit shiatik.
-
VIDEO
Vrasja e Ardian Nikulajt/ 2 prokurorë anglezë në Shqipëri, njihen me provat që implikojnë britanikët e akuzuar! Për 4 të prangosurit pritet vendim për ekstradim
Dy prokurorë britanikë kanë mbërritur në Shqipëri së fundmi për tu njohur me dosjen hetimore të vrasjes së Ardian Nikulajt më 19 prill, me provat që implikojnë personat e vënë nën akuzë të cilët janë ndaluar nga policia britanike.
-
VIDEO
Vritet në Spanjë 29-vjeçari shqiptar, i arrestuar për drogë! Në 2020 u kap në Vlorë gjatë një tentative për grabitje
Endrit Sinaj, 29-vjeç është vrarë me armë zjarri në Spanjë. I riu shqiptar u qëllua me plumb në bark më 23 prill, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital në Trueta de Girona
-
VIDEO
Kërkuan pezullim të gjykimit për shkak të vendimit të ‘Strasburgut’ për Luan Dacin, GJKKO rrëzon gjyqtarët Fatos Lulo dhe Shkëlzen Selimi
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e 2 gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu dhe të proceduar penalisht për fshehje dhe mosdeklarim pasurish, të cilët kërkonin pezullim të gjykimit derisa të rishikohej vendimi për përjashtimin e tyre nga sistemi i drejtësisë. Fatos Lulo dhe Shkëlzen Selimi pretendonin se procesi ndaj tyre pas gjetjeve të vettingut, ka pasur pjesë të trupit gjykues Luan Daci, i dënuar për falsifikim.
-
VIDEO
Lakror tradicional me miell misri dhe hithra nga zonja Albana
Lakror me miell misri dhe hithra
Përbërësit:
- 500 gr hithra
- 1 tufë qepë e njomë
- 2 vezë
- 2 gota kos
- 100 gr djathë i bardhë
- 3 gota miell miell misri
- 400 ml ujë
- 1 lç kripë
- Gjalpë/ Vaj
Përgatitja:
Në një tas shtojmë miellin e misrit, kripën dhe ujin e vluar. E punojmë mirë brumin dhe e shtrojmë lugë lugë në një tepsi të lyer me gjalpë. E nivelojmë mirë sa të bëhet një shtresë e lëmuar.
Hithrat pasi i pastrojmë, i zhysim në ujë të nxehtë dhe më pas i presim. I bashkojmë hithrat me qepët e njoma të prera imët dhe hudhër të njomë sipas dëshirës. Tek jeshillëqet shtojmë vezët dhe djathin e bardhë, pasi i kemi trazuar mirë i vendosim në tavë mbi shtresën e miellit të misrit. Kosin e përziejmë me pak vaj ose gjalpë të tretur dhe e hedhim mbi mbushjen. Me një vezë bëjmë lyerjen e sipërfaqes së kosit me gjalpë dhe e vendosim lakrorin të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 225 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
Mish viçi me limon dhe trumzë nga zonja Albana
Mish viçi me limon
Përbërësit:
- 600 gr mish viçi
- 2 limona
- 1 qepë e vogël
- Miell për spërkatjen e mishit
- Gjalpë
- Trumzë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht presim mishin e viçit në copëza të vogla, ndërsa qepën e presim në shirita të hollë.
Në një tigan që nuk ngjit kaurdisim qepën me pak gjalpë dhe më pas vendosim copëzat e mishit të cilat i kemi spërkatur me pak miell. E skuqim mishin mirë nga të gjitha anët. Më pas e shuajmë gatimin me lëngun e limonave, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë mishin të gatuhet për 10 minuta. E servirim menjëherë të ngrohtë spërkatur me pak trumzë.
-
VIDEO
Perime të stinës në tigan me salcë domate nga zonja Albana
Perime të stinës në tigan me salcë domate
Përbërësit:
- 4-5 patëllxhanë
- 3 speca jeshil
- 3 speca të kuq
- 2 qepë
- 5-6 thelpinj hudhër
- 2 lgj salcë domate
- 3 kokrra domate
- 2-3 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Fillimisht skuqim patëllxhanët pasi i kemi prerë si fizarmonikë, skuqim më pas specat e prera në madhësi mesatare. I largojmë specat dhe patëllxhanët nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e prerë në kubikë. Pasi qepa të bëhet transparente shtojmë hudhrat, domatet e prera në kubikë si dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë salcën të vlojë për pak minuta me kapak të mbyllur. Më pas sipër salcës vendosim patëllxhanët dhe specat e skuqur. Sipas dëshirës mund të shtojmë bimë aromatike apo pak fara susami në momentin e servirjes.