-
VIDEO
Alibeaj me kandidat të tijin në 14 maj, Sula: ‘Bie erë e keqe’! Në Elbasan fitojmë në 4 Bashki
Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula u shpreh optimist, duke thënë se në qarkun e Elbasanit do të fitojnë të paktën 4 Bashk. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Sula tha se opozita do të fitojë në Elbasan, Peqin dhe Belsh, e ndërsa Bashkinë e katërt refuzoi që ta thoshte.
-
VIDEO
Shkrirja e 9 gjykatave të shkallës së parë/ Duraj: Pozitive, modeli më i mirë! Ramaj: E gabuar! S’është zgjidhje
Debati për hartën e re gjyqësore vijon ende, me mendime pro dhe kundër. Alban Duraj është ndër të pakët avokat që ka dalë pro kësaj harte të re, duke thënë se është pozitive.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Maj 2023 – Receta tradite / Histori suksesi nga Australia / Kinezët që studiojnë gjuhën shqipe në Pekin
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate role me proshutë dhe djathë / Tavë pranverore me patëllxhanë / Gjellë me bizele dhe makarona të holla.
Inxhinierja shqiptare që ndërton autostrada në Australi. Profili i një shqiptare të suksesshme që na bën krenarë dhe motivon për arritjet e saj në fushën inxhinierike… Rezarta Rushitaj, e larguar nga Shqipëria në moshën 13 vjeçare sot është një nga inxhinieret më të suksesshme të Australisë. Në 10 vitet e fundit të karrierës së saj, Rezarta ka mbajtur role teknike në disa projekte të mëdha të infrastrukturës publike. Sot është drejtuese e projektit të autostradave për Australinë dhe Zelandën e Re. Përveç realizimit të projekteve të mëdha rrugore, Rezarta është një kontribuese aktive në iniciativat e udhëhequra nga studentët si Mentore e industrisë dhe në vitin 2020 shpallet Fituese e Çmimit të Karrierës, Pasionit dhe Ndjekjes së Rrugëve në Australi.
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me dy studentë kinezë që mësojnë dhe flasin shqip, dhe një vajzë shqiptare që mëson kinezçe. Studentët vijnë me veshje tradicionale kineze dhe flasin për kulturën dhe traditën kineze, pse e pëlqejnë Shqipërinë, cilat janë gatimet shqiptare që pëlqejnë më shumë… Ziyu Jin, e pagëzuar me emrin shqiptar Arta, është studentja 21-vjeçare e cila studion gjuhën shqipe dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Ajo ka ardhur në Shqipëri për të bërë praktikën e gjuhës shqipe dhe rrëfen arsyen që e nxiti për të zgjedhur gjuhën shqipe në studimet e saj… Ndërsa Jingqi Men, është student në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe i pëlqen të mësojë gjuhë të ndryshme në kohë të lirë. Ndërsa Atinela Nikolla, ka mbaruar studimet për filozofi, e magjepsur nga kultura lindore dhe gjuha kineze, ajo nis ta studiojë seriozisht këtë gjuhë të cilën sot e flet pastër dhe rrjedhshëm.
-
VIDEO
Vrasja e Nikulajt, eksperti në Report Tv: Duhet bindur gjykata për ekstradimin e britanikëve! Përpos gjakmarrjes, mund të jenë prishur interesa
“Krimi po evoluon, policia të ndërroj metodologjinë.” Kjo ka qenë “porosia” e ekspertit të sigurisë, Fatjon Softa. I ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu së bashku me gazetarin e kronikës Sokol Dema dhe avokatin Arbër Hoxhaj, ata folën për ekzekutimin e Ardian Nikulajt dhe vrasjeve të tjera në vendin tonë të cilat janë bërë edhe më të shpeshta
-
VIDEO
Nga çaji pa sheqer tek sofra e madhe, traditat më të veçanta kineze vijnë në studion e Rreze Dielli
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me dy studentë kinezë që mësojnë dhe flasin shqip, dhe një vajzë shqiptare që mëson kinezçe. Studentët vijnë me veshje tradicionale kineze dhe flasin për kulturën dhe traditën kineze, pse e pëlqejnë Shqipërinë, cilat janë gatimet shqiptare që pëlqejnë më shumë…
Ziyu Jin, e pagëzuar me emrin shqiptar Arta, është studentja 21-vjeçare e cila studion gjuhën shqipe dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Ajo ka ardhur në Shqipëri për të bërë praktikën e gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës dhe rrëfen arsyen që e nxiti për të zgjedhur gjuhën shqipe në studimet e saj… Ndërsa Jingqi Men, është student në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe i pëlqen të mësojë gjuhë të ndryshme në kohë të lirë. Pasionet e tij janë të shumta, ai thotë se kam mësuar Operën e Pekinit si edhe mund të këndoj Operën Kun që është opera më e vjetër në Kinë.
Ndërsa Atinela Nikolla, ka mbaruar studimet për filozofi në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. E magjepsur nga kultura lindore dhe gjuha kineze, ajo nis ta studiojë seriozisht këtë gjuhë të cilën sot e flet pastër dhe rrjedhshëm.
-
VIDEO
Inxhinierja shqiptare që ndërton autostrada në Australi, historia e korçares ekselente
Inxhinierja shqiptare që ndërton autostrada në Australi. Historia e Rezarta Rushitaj e cila jeton në Melburn prej 20 vitesh dhe sot merr pjesë në ndërtimet më të rëndësishme të vendit të largët. Profili i një shqiptare të suksesshme që na bën krenarë dhe motivon për arritjet e saj në fushën inxhinierike…
Rezarta Rushitaj, e larguar nga Shqipëria në moshën 13 vjeçare sot është një nga inxhinieret më të suksesshme të Australisë. Në 10 vitet e fundit të karrierës së saj, Rezarta ka mbajtur role teknike në disa projekte të mëdha të infrastrukturës publike. Sot është drejtuese e projektit të autostradave për Australinë dhe Zelandën e Re.
Përveç realizimit të projekteve të mëdha rrugore, Rezarta është një avokate e madhe për kulturën në vendin e punës, përgjegjësinë sociale dhe diversitetin. Ajo është Ambasadore e Agjencisë për Barazi Gjinore në Vendin e Punës si pjesë e "punës së grave" të Qeverisë Australiane. Rezarta është një kontribuese aktive në iniciativat e udhëhequra nga studentët si Mentore e industrisë dhe në vitin 2020 shpallet Fituese e Çmimit të Karrierës, Pasionit dhe Ndjekjes së Rrugëve në Australi.
-
VIDEO
Gjellë me bizele dhe makarona të holla nga zonja Albana
Gjellë me bizele dhe makarona
Përbërësit:
- 300 gr makarona fidhe /spageti të holla
- 250 gr bizele
- 1 qepë
- 2 karrota
- 1 patate
- 200 gr salcë domate
- 1 litër ujë
- 2 lgj djathë i fortë
- Sallam turist FIX
- Kripë, piper
Përgatitja:
Qepën e grirë e kaurdisim me yndyrë duke e zbutur me pak kripë. Shtojmë karrotat dhe pataten të prera në kubikë, sallamin turist dhe salcën e domates. Bëjmë një përzjerje dhe masën e mbulojmë me ujë. Në momentin që merr valë shtojmë makaronat dhe bizelet. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund bëjmë një spërkatje me djathë të grirë kaçkavall.
-
VIDEO
Tavë pranverore me patëllxhanë nga zonja Albana
Tavë pranverore me patëllxhanë
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 2 qepë
- 4 domate
- 4 lgj vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër
- Djathë i butë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi kemi hequr lëkurën e patëllxhanëve një po-një jo, i presim në kubikë dhe i vendosim në furrë të marinuar me erëza.
Qepën e grirë e kaurdisim në vaj ulliri duke shtuar pak kripë për të ndihmuar zbutjen. Presim hudhrën në fetëza dhe specat në kubikë dhe i kaurdisim për pak minuta së bashku me qepë. Më pas shtojmë salcën dhe domatet e prera në kubikë.
Bashkojmë dhe patëllxhanët në gatim, rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Në fund shtojmë djathë të butë të grirë, vendosim kapakun dhe e lëmë për 5 minuta.
-
VIDEO
Patate role me proshutë nga zonja Albana
Patate role me proshutë
Përbërësit:
- 800 gr patate
- 2 kokrra vezë
- 2 thelpinj hudhër
- 200 gr proshutë
- 200 gr djathë i butë
- 60 gr djath i grirë i fortë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Patatet pasi i kemi zjerë i shtypim mirë, i vendosim në një tas ku shtojmë kripën, piperin, vezët, hudhrën e shtypur, majdanozin dhe djathin e grirë. Brumin e patateve e hapim në sipërfaqen e një letre kuzhine duke shtrirë në sipërfaqen e saj proshutë dhe djathë të butë. E mbledhim duke e bërë role. E spërkasim me djathë të grirë kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 2 maj 2023
Titujt e gazetave për sot, nga të panjohurat e garës së Shkodrës te ku qëndron paradoksi I 14 majit e deri tek shkrihen 9 gjykata dhe prokurori.
-
VIDEO
Dueli për Tiranën, Veliaj : Brenda 2024 do kemi ujë të pijshëm 24 orë! (1 maj 2023)
Veliaj u ndal në prezantimin e disa prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen, në mandatin e tretë për të cilin është i sigurt për një fitore. Mes tyre janë Piramida e Tiranës, Muzeu Etnografik, zona e lirë ekonomike, Teatri i ri Kombëtar apo stadiumi ‘Selman Stërmasi’. Ai theksoi se për inceneratorët ka një hetim, por shtoi se sot Tirana është më e pastër.
-
VIDEO
Veliaj tregon projektet për të ardhmen: Nga zona e lirë ekonomike, te tregu AgroUshqimor
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv ka prezantuar projektet e reja që e presin për kryeqytetin nëse ai do të marrë një mandat të tretë.