-
VIDEO
Fushata për 14 majin/ Ndoka: Rama përdridhet nëpër sheshe se është në panik! Shehi: Luftën e kemi kundër PS! Shabani: Sillen si bajraktarë, jo si funksionarë
Në zgjedhjet lokale të 14 majit, përveç ‘betejës politike’ mes mazhorancës dhe opozitës për kryebashkiakët, një pjesë e fushatës është e përqendruar edhe tek sigurimi i votave për Këshillat bashkiakë. Partitë e vogla të djathta, janë angazhuar në këtë pjesë, për të arritur të kenë përfaqësues në këto këshilla bashkiakë në mënyrë që të kenë një pasqyrim të mbështetjes që kanë ato në popull
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Maj 2023 – Receta / Një nuse si Matina Çobo / Maska në shtëpi për flokë dhe fytyrë / Projekt për të rinj
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me petë sfoliatë, kungull dhe djathë / Gjyveç me klitharaqe / Patëllxhanë me kos dhe hudhra.
Javën e kaluar, nutricionistja e njohur Matina Çobo i ka dhënë fund beqarisë me bashkëshortin e saj Klaton Kumaraku, në një ceremoni private që mblodhi shumë familjarë dhe të afërm. Mjekja nutricioniste e veshur nën një fustan si një princeshë përjetoi momentin më të ëmbël të jetës së saj, por qershiza mbi tortë ishte vajza e çiftit, Kapris e cila mori pjesë në dasmën e prindërve të saj... Matina në studion e “Rreze Dielli” rrëfen emocionet e kësaj dite të madhe si dhe kujton propozimin për martesë disa vite më parë, një moment shumë special pasi ndodhi fiks si në përralla, në ishullin e dashurisë, në Capri të Italisë, vendi i cili inspiroi çiftin edhe për emrin që i vendosën vajzës vite më pas.
Në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Sidorela Gremi realizojmë tre maska të shpejta për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, maskë për pastrimin dhe hidratimin e fytyrës si dhe një maskë për rrudhat e qafës me përbërës natyral që të gjithë i kemi në shtëpi. Estetistja rekomandoi dhe terapinë me akull, një nga më të mirat për relaksimin, qetësimin dhe tonifikimin e fytyrës dhe dekoltesë. Mund të përgatisni vetë në shtëpi kubikë akulli me sherebel, kamomil, livando dhe aloe vera dhe të masazhoni për disa minuta mollëzat e fytyrës dhe pjesën e dekoltesë.
Të rinj me origjinë shqiptare të moshës 18-24 vjeç që jetojnë në diasporë kanë mundësinë që përgjatë 2 javëve në muajin Gusht të këtij viti të bëjnë një udhëtim (falas) nëpër Kosovë dhe Shqipëri, ku do të kenë mundësinë të vizitojnë vendet më të shquara shqiptare sa i përket historisë, kulturës, traditës në Prekaz, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë e Gjakovë në Kosovë dhe Tiranë, Petrelë, Krujë, Berat e Karaburun në Shqipëri. Ky projekt, thotë organizatori Naim Robelli, ka për synim që të rinjtë e diasporës nga Europa dhe Amerika të forcojnë rrënjët e tyre shqiptare dhe pse jo në të ardhmen të kenë mundësi të angazhohen në vendet e tyre të origjinës duke kontribuar në aspektin profesional apo në një formë tjetër.
-
VIDEO
Komisioni Evropian propozon paketë ligjore për masa kundër korrupsionit, eksperti Gjipali në Report Tv: Ka konsensus politik në BE për luftë kundër korrupsionit
Përmes një pakete të re ligjore, Komisioni Evropian synon të forcojë masat për ndëshkimin e personave të përfshirë në korrupsion në 27 vendet anëtare. Por sipas propozimeve, masa të forta deri në ngrirjen e aseteve do merren edhe ndaj personave nga vendet e treta që kanë kryer vepra të rënda korrupsioni, siç është rasti i Shqipërisë.
-
VIDEO
Nga uji me oriz për flokët tek maskat për pastrim poresh, hidratim fytyre dhe qafë pa rrudha
Në studion e Rreze Dielli, në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Sidorela Gremi realizojmë tre maska të shpejta për flokët, fytyrën dhe rrudhat e qafës me përbërës natyral që të gjithë i kemi në shtëpi. Estetisja rekomandoi dhe terapinë me akull, një nga më të mirat për relaksimin, qetësimin dhe tonifikimin e fytyrës dhe dekoltesë. Mund të përgatisni vetë në shtëpi kubikë akulli me sherebel, kamomil, livando dhe aloe vera dhe të masazhoni për disa minuta mollëzat e fytyrës dhe pjesën e dekoltesë.
Maska e parë me 1 gotë oriz dhe 4 gota ujë shërben për ushqimin dhe rritjen e flokëve në mënyrë të shpejtë dhe të shëndetshme.
Maska e dytë me 1 lugë kos, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë lëng limoni shërben për një fytyrë të relaksuar dhe të freskët pas make up-it, gjithashtu pastron poret dhe mban të hidratuar lëkurën.
Maska e tretë me 1 lugë mjaltë dhe 1 të bardhë veze është një maskë ideale për rrudhat e qafës.
-
VIDEO
Kulturë,histori,traditë /Të rinjtë shqiptarë të diasporës në një udhëtim magjik në Kosovë e Shqipëri
Të rinjtë shqiptar të diasporës mblidhen së bashku në një udhëtim për të eksploruar më shumë për vendin e tyre të origjinës dhe për të forcuar rrënjët e tyre shqiptare…
Të rinj me origjinë shqiptare të moshës 18-24 vjeç që jetojnë në diasporë kanë mundësinë që përgjatë 2 javëve në muajin Gusht të këtij viti të bëjnë një udhëtim (falas) nëpër Kosovë dhe Shqipëri, ku do të kenë mundësinë të vizitojnë vendet më të shquara shqiptare sa i përket historisë, kulturës, traditës në Prekaz, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë e Gjakovë në Kosovë dhe Tiranë, Petrelë, Krujë, Berat e Karaburun në Shqipëri.
Ky projekt, thotë organizatori Naim Robelli, ka për synim që të rinjtë e diasporës nga Europa dhe Amerika të forcojnë rrënjët e tyre shqiptare dhe pse jo në të ardhmen të kenë mundësi të angazhohen në vendet e tyre të origjinës duke kontribuar në aspektin profesional apo në një formë tjetër.
-
VIDEO
Masakra në Serbi, gazetari në Report Tv: Krimet e luftës po u kthehet në ‘boomerang’ serbëve! Ua ushqejnë kulturën e nacionalizmit fëmijëve
Krime të njëpasnjëshme po kryhen në Serbi, masakra që kanë bërë autorë të mitur por edhe shumë të rinj. Një bilanc në total me 16 të vdekur kanë ndodhur në dy ditët e fundit në Serbi duke tronditur opinionin publik dhe duke tmerruar banorët e zonave.
-
VIDEO
Një nuse si Matina Çobo... Nutricionistja rrëfen emocionet e papërshkruara nga dasma e saj
Një nuse si Matina Çobo. Nutricionistja rrëfen emocionet e papërshkruara nga dasma e saj me bashkëshortin dhe shokun e saj më të mirë. Çifti prezanton edhe frutin e dashurisë, vajzën e tyre, Kapris.
Javën e kaluar, nutricionistja e njohur Matina Çobo i ka dhënë fund beqarisë me bashkëshortin e saj Klaton Kumaraku, në një ceremoni private që mblodhi shumë familjarë dhe të afërm. Mjekja nutricioniste e veshur nën një fustan si një princeshë përjetoi momentin më të ëmbël të jetës së saj, por qershiza mbi tortë ishte vajza e çiftit, Kapris e cila mori pjesë në dasmën e prindërve të saj …
Matina rrëfen emocionet e kësaj dite të madhe si dhe kujton propozimin për martesë disa vite më parë, një moment shumë special pasi ndodhi fiks si në përralla, në ishullin e dashurisë, në Capri të Italisë, vendi i cili inspiroi çiftin edhe për emrin që i vendosën vajzës vite më pas.
-
VIDEO
Gjyveç me klitharaqe nga zonja Albana
Gjyveç me klitharaqe
Përbërësit:
- 1 pulë mesatare
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 2 qepë të thata
- 4 lgj salcë domate
- 2 lgj gjalpë të shkrirë
- 500 gr makarona në formë elbi (klitharaqe)
- 2 litra ujë
- Gjethe dafine
- Kripë, Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit. Shtojmë qepët e grira bashkë me racionet e mishit të pulës. I kaurdisim derisa qepët të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë salcën e domates, vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas hedhim ujin. Rregullojmë shijen me kripë, piper, gjethe dafine dhe e lemë mishin të zjejë mirë.
Më pas shtojmë gjalpin dhe klitharaqet dhe i kaurdisim për disa minuta. E kalojmë gatimin nga tenxherja në tavë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius. E lëmë të piqet për 15-20 minuta derisa klitharaqet të kenë përthithur gjithë lëngun e mishit. Pasi kemi fikur furrën, tavën e lëmë në nxehtësinë e furrës edhe për 15 minuta dhe më pas e shërbejmë.
-
VIDEO
Patëllxhanë me kos dhe hudhra nga zonja Albana
Patëllxhanë me kos dhe hudhra
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë
- 2 thelpinj hudhër
- 600 ml kos
- 1 tufë koper
- Vaj ulliri
- Uthull rrushi
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi i kemi larë patëllxhanët, i presim në shirita ose në rrethore dhe i skuqim sa të marrin ngjyrë të artë. Përziejmë kosin me hudhrat e grira imët, vajin e ullirit, uthullën e rrushit, kripën dhe piperin. Shtojmë tek kosi patëllxhanët dhe i vendosim në frigorifer për t’a konsumuar të ftohtë, servirur me pak kopër të freskët.
-
VIDEO
Byrek me petë sfoliatë me kunguj, djathë dhe domate nga zonja Albana
Byrek me petë sfoliatë me kunguj, djathë dhe domate
Përbërësit:
- 1 petë sfoliatë
- 1 kubik gjalpë
- 200 gr proshutë të tymosur
- 2 kunguj të njomë
- 2 feta djathë
- 100 gr djathë parmixhano
- 100 gr pana
- 4 kokrra vezë
- Domate qershi
Përgatitja:
Për të përgatitur byrekun me petë sfoliate, fillimisht shkrijmë në një tigan gjalpin dhe skuqim proshutën e tymosur për disa minuta. Ndërkohë i presim në feta kungulleshkat dhe i shtojmë tek proshuta, i ziejmë për 10 minuta në tiganin e mbuluar me kapak, në mënyrë që kungujt të zbuten mirë. Shtojmë kripë sipas shijes, e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
Në një tas rrahim vezët, shtojmë djathin parmixhano, panën dhe fetat e holla të prera të djathit. Përziejmë masën dhe e shtojmë tek kungujt.
Vendosim petën sfoliatë në një tavë tartash me letër pjekje, e shpojmë me majën e pirunit vende-vende. Shtojmë mbushjen, e hapim mirë dhe me pas sistemojmë anësoret e petës sfoliatë. E dekorojmë byrekun me copëza domatesh dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për rreth 30 minuta. Pasi të jetë pjekur e lemë për rreth 15 minuta të ftohet dhe më pas e shërbejmë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 5 maj 2023
Titujt e gazetave për sot, nga BIRN thotë se PS krijoi makineri elektorale me elementë të krimit te 5 maji I dëshmorëve dhe një profeci e Dritëroit e deri tek Kreshnik Spahiu zbardh pazaret.
-
VIDEO
Edi Rama, betejë pa kundërshtarë? vs Enkelejd Alibeaj Partia Demokratike, votë për të ardhmen (4 maj 2023)
Kryeministri Edi Rama tha se ka besim te drejtësia e re, por thekson se ky besim shkon kot, për aq kohë sa SPAK nuk merret me aferat më të mëdha siç ai i quan, duke nisur nga Gërdeci, 21 janari, akuzat për llogari ofshore të Monika Kryemadhit.