-
VIDEO
Kandidon për mandat të dytë në bashkinë e Beratit, Demo: Investimet në 3 vitet e fundit më të mëdhatë në 30 vite! Diferenca me kundërshtarin do jetë 5 mijë vota
Kandidati i PS-së, për bashkinë e Beratit, Ervin Demo kërkon një mandat të dytë në krye të kësaj bashkie. I ftuar në studion e "Pa Protokoll" me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV, Demo tha se gjatë 4 viteve që ai ka qenë në krye të bashkisë së Beratit, qyteti ka pasur një transformim të jashtëzakonshëm.
-
VIDEO
Kandidate e PS në Roskovec, Majlinda Bufi për Report Tv: Puna që kemi bërë deri tani garanton fitoren time! Bujqësia dhe turizmi, prioritet
Majlinda Bufi, kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Roskovecit, që po garon për një mandate të dytë në krye të kësaj bashkie, thotë se puna e bërë nga ajo deri më tani në bujqësi, infrastrukturë, pastrimit të qytetit është garanci për fitoren e saj.
-
VIDEO
Kandidatja e PD për Patosin, Pranvera Rizai për Report Tv: Mungon infrastruktura dhe kanalizimet, ja programi im
Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Patosit, në një intervistë dhënë për Report Tv, foli mbi pikat e saj të programit, ndërsa kërkoi votëbesimin e qytetarëve më 14 maj. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv Pranvera Rizai prezantoi programin e saj me 10 pika për bashkinë e Patosit, ku në qendër të tij janë përmirësimi i ekonomisë, bujqësisë, shërbimeve për qytetarët apo edhe politika për të rinjtë.
-
VIDEO
Dosja e Tropojës/ Haklaj: Ka prapavijë politike! Në vitin 2000, Meta trazoi tropojanët, trupat e tij dhunuan vajzën time 4 vjeçare
Ish deputeti i PD-së, Azgan Haklaj i ftuar në Report Tv foli për thirrjen e Aishe Haklajt në SPAK ku po pyetet mbi denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Haklaj tha se vrajset e ndodhura në Tropojë kanë prapavijë politike. Ai fajësoi edhe kryetarin e PL-së, Ilir Metën duke thënë se ky i fundit në shtator të vitit 2000 kur ishte kryeministër ka përgjakur Tropojën.
-
VIDEO
14 maji/ Merkoçi: Fushata zgjedhore e përqendruar në Durrës dhe Elbasan! Haklaj: Në Tiranë përballë Bejkos janë 5 kandidatë të majtë
Fushata zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit është kthyer në qendër të zhvillimeve politike në Shqipëri, teksa palët kundërshtare kanë ‘ashpërsuar’ retorikën politike me akuzat e bëra kryesisht ndaj figurave kryesore të kampit të opozitës dhe mazhorancës.
-
VIDEO
‘Fëmijët po i varfëron bota dixhitale’, artistja nga Fieri ndan shqetësimin: Çdo gjë po i serviret gati
Pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Arteve në Itali, dashuria e riktheu në Fier, aty ku ka krijuar familjen dhe ka gjetur ngrohtësinë që të ofron vendlindja.
-
VIDEO
Korreshi për Report Tv: Opozita e bashkuar merr gjysmën e bashkive më 14 maj! Meta ka marrë shumë pozicione në listën e Këshillave, nuk i ka aq vende sa pretendon
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi foli në Report Tv për zgjedhjet e 14 majit dhe situatën në Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Korreshi tha se është në mbështetje të kandidatëve për këshilla bashkiakë që kanë dalë nga Partia Demokratike. Sipas tij, e gjithë opozita e bashkuar do të marrë gjysmën e bashkive të vendit.
-
VIDEO
Mori peng avokaten dhe e kërcënoi me armë sportive në zyrë, nis hetimi për 74 vjeçarin në Korçë! Dvorani: Shkak procesi i zgjatur gjyqësor
Një 74 vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Korçës nën akuzën se ka mbajtur peng dhe ka kërcënuar me armë sportive avokaten, Entela Dvorani brenda zyrës së kësaj të fundit.
-
VIDEO
Kriza për punëtorë dhe fatura e krahut të punës të ‘importuar’, ekspertët: Duhet ndërhyrje nga shteti! Gjika: Fasonët në vështirësi ekstreme
Shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht pasi situata e krijuar nga mungesa e punonjësve është kritike për bizneset. Kjo është kërkesa e sipërmarrësve por edhe e ekspertëve e theksuar fort edhe sot edhe në debatin në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Prill 2023 – Receta tradite / Çfarë tregojnë ëndrrat, kuptimi dhe shpjegimi i tyre
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Rizoto me finok dhe djathë gorgonzola / Simite, gjevrekët turk shoqëruar me sallam turist dhe speca në shishqebap.
Çfarë na tregojnë ëndrrat? A janë ato paralajmëruese të një situate? Me studiuesen e shkencave të okultit Pranvera Xhafa flasim për kuptimin, shpjegimin dhe interpretimin e ëndrrave… Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ëndërr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dimë kuptimin e tyre. Poetët dhe filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si kënaqësi, pikëllim, frikë, apo makthe. Po çfarë na tregojnë vërtetë ëndrrat? Çfarë tregojnë ëndrrat e përsëritura, kush kanë më kuptim ëndrrat e darkës, mëngjesit apo drekës? Cilat ëndrra mund të quhen sinjalizuese? Cilat janë disa nga simbolet që nuk duhen injoruar
-
VIDEO
Fatos Çoçoli: Katër premtimet ekonomike që falimentojnë bashkinë Tiranë!
Këto ditë, kandidati i opozitës sonë kryesore në Tiranë ka bërë publike përpara qytetarëve, pesë premtimet e tij ekonomike për katër vitet 2023-2027. Për fat të keq, të katër objektivat e tjerë përmbajnë shumë aventurë brenda tyre dhe, edhe pse për t’u përshëndetur si dëshira, janë të parealizueshëm. Madje, po të vihen në një program konkret të bashkisë Tiranë (dhe jo vetëm bashkisë së kryeqytetit tonë, por edhe qyteteve të tjera), rrezikojnë ta falimentojnë financiarisht atë. Po pse? Le t’i analizojmë me rradhë.
-
VIDEO
Ëndrrat e vërteta si ti dalloni/ Simbolikat në ëndërr që nuk duhen injoruar sipas studiueses
Çfarë na tregojnë ëndrrat? A janë ato paralajmëruese të një situate? Me studiuesen e shkencave të okultit Pranvera Xhafa flasim në studion e "Rreze Dielli" për kuptimin, shpjegimin dhe interpretimin e ëndrrave…
Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ëndërr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dimë kuptimin e tyre.
Poetët dhe filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si kënaqësi, pikëllim, frikë, apo makthe. Po çfarë na tregojnë vërtetë ëndrrat? Çfarë tregojnë ëndrrat e përsëritura, kush kanë më kuptim ëndrrat e darkës, mëngjesit apo drekës? Cilat ëndrra mund të quhen sinjalizuese? Cilat janë disa nga simbolet që nuk duhen injoruar…