Në studion e ‘Rreze Dielli’ me dy studentë kinezë që mësojnë dhe flasin shqip, dhe një vajzë shqiptare që mëson kinezçe. Studentët vijnë me veshje tradicionale kineze dhe flasin për kulturën dhe traditën kineze, pse e pëlqejnë Shqipërinë, cilat janë gatimet shqiptare që pëlqejnë më shumë…
Ziyu Jin, e pagëzuar me emrin shqiptar Arta, është studentja 21-vjeçare e cila studion gjuhën shqipe dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Ajo ka ardhur në Shqipëri për të bërë praktikën e gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës dhe rrëfen arsyen që e nxiti për të zgjedhur gjuhën shqipe në studimet e saj… Ndërsa Jingqi Men, është student në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe i pëlqen të mësojë gjuhë të ndryshme në kohë të lirë. Pasionet e tij janë të shumta, ai thotë se kam mësuar Operën e Pekinit si edhe mund të këndoj Operën Kun që është opera më e vjetër në Kinë.
Ndërsa Atinela Nikolla, ka mbaruar studimet për filozofi në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. E magjepsur nga kultura lindore dhe gjuha kineze, ajo nis ta studiojë seriozisht këtë gjuhë të cilën sot e flet pastër dhe rrjedhshëm.