• VIDEO

    Iu ndalua hyrja në Maqedoninë e Veriut, Ahmed Kalaja: Emri im në listën e personave ‘non-grata’, shkak albanofobia e qeverisë maqedonase

    Imami i xhamisë te “Rruga e Kavajës”, Ahmed Kalaja e ka quajtur një linjë albanofobe dhe islamofobe ndalimin e hyrjes së tij në Maqedoninë e Veriut. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, imami tha se ditën që iu ndalua hyrja në shtetin fqinj, ai ishte i ftuar për të mbajtur një ligjëratë në myftininë e Kërçovës dhe kishte marrë konfirmim më herët nga autoritetet fetare se çdo gjë ishte në rregull për udhëtimin e tij.

  • VIDEO

    Subashi kërkon mandatin e tretë në Fier: Fokusi tek turizmi dhe bujqësia! S’i druhem as PD-se e as Berishës e Metës

    Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Subashi paraqiti edhe projektet që do të vihen në punë, ndërsa theksoi se prioritet do të jetë turizmi dhe bujqësia

  • VIDEO

    'Vendoret'/ Kandidatja e PD-së për Fierin: Bashkia është bunkerizuar, mjaftohet vetëm me propagandë! Qytetarët s’besojnë tek koalicioni Berisha-Meta

    Kandidatja e Partisë Demokratike për qytetin e Fierit, Eriselda Çelaj thotë se mënyra se si ka drejtuar bashkia qytetin ka krijuar shumë pakënaqësi tek banorët. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Çelaj parashtroi disa nga pikat e programit të saj për qytetin nëse Partia Demokratike do të marrë drejtimin e bashkisë

  • VIDEO

    14 maji, fundi i zgjedhjeve apo kërkim zgjidhjesh të tjera (24 prill 2023)

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Prill 2023 – Receta tradite / Horoskopi Maj 2023 / Ylli Merja: Zmadhimi i prostatës

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish qingji me qepë të njoma dhe kumbulla të thata / Supë me mish pule.  

    Sipas astrologut Jorgo Pulla, përgjatë muajit Maj duhet të tregohemi të kujdesshëm, çdo hap që bëjmë duhet ta shikojmë mirë dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi që do të na jepet. Më datën 1 maj kemi ndikimin e Diellit me Mërkurin në retrogradë, kjo do të thotë diskutime, promovime dhe projekte të reja. Më datën 4 maj kemi Afërditën në katërkëndësh me Binjakët dhe Neptunin tek Peshqit, kujdes në këtë datë. Mënyra sesi ndodhin gjërat janë ndryshe nga ajo që ëndërrohet apo dëshirohet. Ky katërkëndësh ka të bëjë me paranë, ka të bëjë me pabesi dhe kujdes në dashuritë platonike. Më datë 5 maj, Afërdita në gjashtëkëndësh me Binjakët dhe Jupiteri në Dash sjell një ndikim pozitiv në njohje të reja, por dhe në fushën e punës dhe karrierës ku ju jepen mundësi të mëdha në vendimet që do të merrni. Më datë 9 maj kemi Diellin në lidhje me Uranin që është në Dem, kjo do të thotë surpriza, gjëra të papritura në fushën ekonomike-financiare, por njëkohësisht provokime, tensione në punë dhe kujdes ju që keni të bëni me punë të rëndësishme. Më datë 15 maj kemi një trekëndësh që bën Gaforrja me Neptunin tek Peshqit, që do të thotë një ndikim shumë i madh në lidhje me punën, më ndyshime, me zbulime prapaskenash dhe kujdes në gjëra të paligjshme. Më datë 17 maj, kemi ndikim të Jupiterit në Dem dhe Plutoni në Ujor, ku për pasojë do kemi çështje të mëdha, problematika të ndryshme, shpërthime skandalesh, keqpërdorime mediatike dhe spekulime të ndryshme. Më datë 20 maj kemi Marsin në Luan në kundërshtim me Plutonin në Ujor që do të thotë kujdes, sidomos në çështjet e inatit apo hakmarrjes. Më datë 21 maj Dielli bën një trekëndësh tek Binjakët dhe Plutoni në Ujor do të thotë mundësi, duket dritë në fund të tunelit për të 12 shenjat. Mbyllen disa çështje të mëdha apo problematika.

    Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një nga problematikat më të shpeshta që hasin meshkujt pas moshës 45-vjeçare. Prostata, si mund të parandalojmë zmadhimin e saj me kalimin e moshës. Me specialistin Merja flasim dhe për sëmundjet më të shpeshta të prostatës, si mund të trajtohen përmes kurave bimore. Prostata është një gjëndër hormonale me sekrecion të brendshëm, e cila ka disa funksione të rëndësishme në organizëm. Me kalimin e moshës gjendra e prostatës tenton të zmadhohet. Disa nga shenjat e para të prostatës janë: djegie gjatë urinimit, dhimbje në pjesën e poshtme të traktit urinar, etj. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thotë se në Shqipëri njihen shumë bimë të cilat vijnë në ndihmë në trajtimin me efikasitet të problemeve të prostatës dhe sugjeroi përmes tyre një kurë bimore shoqëruar me një regjim të rregullt ushqimor.

  • VIDEO

    Nga financohen çifti Berisha Meta? Salianji në Kontrast: Koalicionet kanë fonde, ‘Vula’ të kthejë lekët! Vangjeli: Nëse Rama humb Tiranën të lëri postin

    Një ndër çështjet më të diskutuara ka qenë se kush i financonte fushatat e koalicionit të Berishës dhe Metës. Salianji thotë se koalicionet financohen nga buxheti i shtetiti ndërsa u akuzoi PD-në se ka marrë para kot për aq kohë sa nuk ka kandidatë. Madje i ka udhëzuar që t’i  kthejë paratë ose t’ua japë kandidatëve të primareve.

     
  • VIDEO

    Salianji në Kontrast: Grupi i PD-së së vulës më e ashpër me koalicionin, kanë kompromis me Ramën! Vangjeli: Garë primati

    Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka pohuar në emisionin Kontrast me Report Tv  se mes PD zyrtare dhe kryeministrit ka një kompromis. Këtë deduksion, Salianji e mbështet tek fakti se PD-ja zyrtare është më e ashpër me çiftin Meta-Berisha sesa me partinë Socialiste

  • VIDEO

    Transport falas në Tiranë? Qori në Report Tv: Vetëm nëse lë mënjanë problematikat e tjera! S’do ‘shuajmë’ ndërtimin, e orientojmë jashtë qendrës

    Arlind Qori, kandidati për bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 majit komentoi premtimin e Belind Këlliçit për transport publik falas duke thënë se mund të realizohet por vetëm nëse lihet mënjanë çdo problematikë tjetër.

  • VIDEO

    Vuani nga prostata? Ylli Merja: Ja kurat bimore më efikase

    Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në emisionin "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një nga problematikat më të shpeshta që hasin meshkujt pas moshës 45-vjeçare. Prostata, si mund të parandalojmë zmadhimin e saj me kalimin e moshës. Me specialistin Merja flasim dhe për sëmundjet më të shpeshta të prostatës, si mund të trajtohen përmes kurave bimore.

    Prostata është një gjëndër hormonale me sekrecion të brendshëm, e cila ka disa funksione të rëndësishme në organizëm. Me kalimin e moshës gjendra e prostatës tenton të zmadhohet. Disa nga shenjat e para të prostatës janë: djegie gjatë urinimit, dhimbje në pjesën e poshtme të traktit urinar, etj. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thotë se në Shqipëri njihen shumë bimë të cilat vijnë në ndihmë në trajtimin me efikasitet të problemeve të prostatës dhe sugjeroi përmes tyre një kurë bimore shoqëruar me një regjim të rregullt ushqimor.

  • VIDEO

    ‘Muaj me ndikime të forta planetare’, Parashikimi i horoskopit për muajin Maj nga Jorgo Pulla

    Muaji i ndikimeve pozitive. Sipas astrologut Jorgo Pulla, është një muaj ku duhet të tregohemi të kujdesshëm, çdo hap që bëjmë duhet ta shikojmë mirë dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi që do të na jepet.

    Më datën 1 maj kemi ndikimin e Diellit me Mërkurin në retrogradë, kjo do të thotë diskutime, promovime dhe projekte të reja. Më datën 4 maj kemi Afërditën në katërkëndësh me Binjakët dhe Neptunin tek Peshqit, kujdes në këtë datë. Mënyra sesi ndodhin gjërat janë ndryshe nga ajo që ëndërrohet apo dëshirohet. Ky katërkëndësh ka të bëjë me paranë, ka të bëjë me pabesi dhe kujdes në dashuritë platonike. Më datë 5 maj, Afërdita në gjashtëkëndësh me Binjakët dhe Jupiteri në Dash sjell një ndikim pozitiv në njohje të reja, por dhe në fushën e punës dhe karrierës ku ju jepen mundësi të mëdha në vendimet që do të merrni. Më datë 9 maj kemi Diellin në lidhje me Uranin që është në Dem, kjo do të thotë surpriza, gjëra të papritura në fushën ekonomike-financiare, por njëkohësisht provokime, tensione në punë dhe kujdes ju që keni të bëni me punë të rëndësishme. Më datë 15 maj kemi një trekëndësh që bën Gaforrja me Neptunin tek Peshqit, që do të thotë një ndikim shumë i madh në lidhje me punën, më ndyshime, me zbulime prapaskenash dhe kujdes në gjëra të paligjshme. Më datë 17 maj, kemi ndikim të Jupiterit në Dem dhe Plutoni në Ujor, ku për pasojë do kemi çështje të mëdha, problematika të ndryshme, shpërthime skandalesh, keqpërdorime mediatike dhe spekulime të ndryshme. Më datë 20 maj kemi Marsin në Luan në kundërshtim me Plutonin në Ujor që do të thotë kujdes, sidomos në çështjet e inatit apo hakmarrjes. Më datë 21 maj Dielli bën një trekëndësh tek Binjakët dhe Plutoni në Ujor do të thotë mundësi, duket dritë në fund të tunelit për të 12 shenjat. Mbyllen disa çështje të mëdha apo problematika.

  • VIDEO

    Mish qingji me qepë të njoma dhe kumbulla nga zonja Albana

    Mish qingji me qepë të njoma dhe kumbulla

    Përbërësit:

    • 1 kg mish qingji
    • Pak miell per të lyer mishin
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 800 gr qepë të njoma
    • 1 fk oriz
    • 1 dorë kumbulla të thata
    • 3-4 thelpinj hudhër
    • Nenexhik, koper, majdanoz
    • Kripë, piper i zi
    • Piper kokërr jeshil

    Përgatitja:

    Mishin e pudrosur me pak miell e kaurdisim në yndyrë, më pas shtojmë ujë derisa mishi të mbulohet dhe pak kripë.

    Qepët e njoma pasi i kemi pastruar  i presim në rrethore të imta. I shtojmë në tenxhere për t'i kaurdisur dhe presim sa të ulet volumi. Më pas rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike. Shtojmë kumbullat që u kemi bërë disa prerje dhe orizin që e kemi shpëlarë. E vendosim masën në tavë, copat e mishit sipër dhe lëngun e mishit. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Supë me mish pule nga zonja Albana

    Supë me mish pule

    Përbërësit:

    • 2 gjokse pule
    • 2 lgj gjalpë
    • 3 lgj miell
    • 1 vezë
    • 1 limon
    • Kripë, piper
    • Buljon

    Përgatitja:

    Gjokset e pulës i presim në kubikë të vegjël, i marinojmë dhe i kaurdisim në yndyrë, më pas shtojmë pak ujë dhe i lemë të ziejnë në zjarr të avashtë.

    Miellin e përzjejmë  me pak ujë që të hollohet, e shtojmë në tenxhere së bashku me lëngun e mishit të pulës. E presim supën me vezë dhe limon dhe vendosim mishin e pulës sipër.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv