-
VIDEO
‘Armiku i vërtetë i Luizit është Kiara’ Debate e batuta në studio për finalistët e Big Brother
Big Brother drejt fundit! Kush i fut 100 mijë euro në xhep? A janë të vërteta ofertat marramendëse nga fansat dhe bizneset për Luiz Ejllin, çfarë mendojnë të ftuarit për martesën e tij me Kiarën? Kush do të jenë 4 finalistët e këtij edicioni?
Teksa po afrohet data e përfundimit të Big Brother VIP Albania tashmë kanë nisur edhe të përfliten finalistët e mundshëm dhe fituesit. Çfarë mendojnë të ftuarit e “Rreze Dielli”, kush sipas tyre e meriton finalen. Flasim me nutricionisten Diola Dosti, ish- banore e këtij edicioni, Meridian Ramcaj, një nga pjesëmarrësit e edicionit të kaluar të BBV dhe sipërmarrësi Gazmend Ujkashi, një fans i zjarrtë i ….
-
VIDEO
100 mijë euro për Luizin, Fisnik Syla: Atë djalë e kanë mashtruar, fola me të motrën...
Rrëfehet në studion e “Rreze Dielli” biznesmeni Fisnik Syla, ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës komenton problemet e kohëve të fundit me këngëtaren dhe deklaratën e bërë virale për dhurimin e vlerës prej 100 mijë euro Luiz Ejllit pas daljes nga BBV…
Pas lajmit të martesës së tij me këngëtaren Fjolla Morina në Maldive, emri i Fisnik Sylës, sipërmarrësit nga Gjilani që jeton në Belgjikë, nisi të përmendej shpesh e më shpesh. Shumë zhurmë mediatike bëri së pari martesa luksoze, në një vend përrallor, më pas po aq shumë zhurmë bëri dhe ndarja e tyre, e cila u pasua madje me një “luftë dekraratash” mes tij dhe Fjollës.
Një tjetër deklaratë që bëri bujë në media ishte dhe ajo për Big Brother Vip. Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli konsiderohet si personi me më shumë mundësi për të fituar çmimin e madh, nisur nga popullariteti dhe fansa të shumtë që ai ka. Por, në rast se nuk ndodh një gjë e tillë dhe artisti shkodran nuk shpallet fituesi i edicionit të dytë të BBVA, dikush tjetër i ka premtuar atij 100 mijë euro. Pikërisht ai, Fisnik Syla, u betua në një postim në instagram, se në rast se Luizi nuk merr çmimin e madh, ai do t’i dhurojë 100 mijë euro.
-
VIDEO
Tavë me speca dhe oriz nga zonja Albana
Tavë me speca dhe oriz
Përbërësit:
- 800 gr speca
- 200 gr oriz
- 1 qepë e thatë
- 200 gr mish i grirë
- 3 lgj salcë domate
- 1 lç kripë
- 1 lk piper i zi
- 1 lk piper i kuq
- 1 lç rigon
- Nenexhik
Përgatitja:
Qepën e grirë imët e kaurdisim me pak vaj ulliri duke shtuar edhe mishin grirë. Më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pas kaurdisjes shtojmë salcën dhe specat e prerë mesatarisht. Rregullojmë shijen me kripë e erëza duke shtuar dhe pak ujë të ngrohtë. Tavën me speca e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.
-
VIDEO
Qofte me ton dhe gjizë nga zonja Albana
Qofte me ton dhe gjizë
Përbërësit:
- 230 gr peshk ton
- 200 gr rikota / gjizë
- 20 gr açuge
- 20 gr kaperi
- 50 gr galetë
- 50 gr djathë parmixhano
- 2 vezë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Për të përgatitur qoftet me peshk ton dhe rikota, fillimisht përgatisim brumin. Bashkojmë në një tas rikotën me djathin parmixhano të grirë, peshkun ton të thërrmuar dhe açugat e kulluara. Shtojmë më pas kaperin, majdanozin e grirë, thërrimet e bukës, kripë, piper dhe në fund vezët e rrahura lehtë. E trazojmë mirë brumin derisa përbërësit të homogjenizohen (nëse masa është shumë e butë mund të shtojmë edhe pak djathë, nëse është më e fortë mund ta zbusim me disa pika qumësht). Lagim pak duart dhe marrim pjesë të vogla të brumit dhe i japim formën klasike të një qofte të rrumbullakët. Pasi formojmë të gjithë qoftet, i rrotullojmë në thërrimet e bukës dhe i vendosim të skuqen në vaj të nxehtë.
-
VIDEO
Tavë peshku me patate dhe domate nga zonja Albana
Tavë peshku me patate dhe domate
Përbërësit:
- 1 peshk i madh /4 peshq
- 4 domate
- 1 kg patate
- 1 kg qepë
- 2 gjethe dafine
- 4 thelpinj hudhër
- 2 limona
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
Peshkun pasi e kemi pastruar e marinojmë. Marinojmë dhe patatet me kripë e erëza.
Qepët i presim mesatarisht dhe i kaurdisim së bashku me thelpinjtë e hudhrës. Shtojmë patatet, vendosim erëzat dhe domatet e prera. I kalojmë në tavë duke vendosur dhe peshkun sipër spërkatur me pak vaj ulliri. E vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë.
-
VIDEO
Petulla me gjizë nga zonja Albana
Petulla me gjizë
Përbërësit:
- 2 vezë
- 10 lgj gjizë
- 10 lgj miell
- 1 pako pluhur pjekës
- Kripë (nëse gjiza nuk ka kripë)
- Vaj bimor për skuqje
Përgatitja:
Rrahim vezët, shtojmë gjizën. miellin, pluhurin pjekës dhe ujë. E përziejmë mirë brumin dhe e lemë të qetësohet. Më pas i skuqim petullat në vaj në nxehtësi mesatare.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 26 Prill 2023
Titujt e gazetave për sot, nga gishtat e mesit të Belos që trazuan dynjanë te politika shqiptare nuk dëgjon ODIHR e deri tek deputetët e PS bllokojnë rritjen e pagave.
-
VIDEO
Lazër Radi: Dorëshkrimet e fshehta të diktaturës (25 Prill 2023)
Kjo është historia e krijimtarisë së një shkrimtari, poeti, përkthyesi dhe studiuesi që kaloi gjysëm shekulli kalvar vuajtjesh në diktaturë. Veç vuajtjeve fizike e shpirtërore, për jetën dhe familjen e tij, ai përjetoi edhe një vuajtje tjetër të madhe, atë që ndjen një krijues për veprën e tij, të cilën e shkruan në fshehtësi, përpiqet ta ruajë, e di sa e rrezikshme është, mëson se si e djekin për shkak të kësaj frike dhe rreziku, përpiqet të rikuperojë humbjet dhe dëmtimet e saj. Kërkon gjurmët e saj, bëfasohet nga ajo që mund të gjejë pas shumë dekadash dhe përpiqet të vërë në vend gjithçka kishte shkuar keq për dekada me rradhë, një përpjekje titanike, në kërkim të kohës së humbur. Kjo është historia e Lazër Radit, dhe më shumë se historia e jetës së tij, është historia e pazakontë e krijimtarisë së tij dhe e përpjekjeve dekadë pas dekade për ta ruajtur dhe rikuperuar humbjet e kësaj krijimtarie, përgjatë kurtheve të diktaturës
-
VIDEO
Gara për Tiranën, fushata dhe polemikat (25 Prill 2023)
Julian Hodaj, këshilltar në Partinë Socialiste thotë se tu tregosh gishtat e mesit qytetarëve të Tiranës nuk është mënyrë për të luftuar korrupsionin, përkundrazi është diçka skandalozë. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa diskutonte në lidhje me posterin e kandidatit të Berishës e Metës, Belind Këlliçi i cili tregon dy gishtat e mesit, Hodaj u shpreh se ai është poster absurd.
-
VIDEO
Posteri i Këlliçit, Hodaj në Repolitix: Po dalin në rrugë e u tregojnë gishtin e mesit qytetarëve! Ahmetaj: Do të përdorim çdo armë kundër korrupsionit
Julian Hodaj, këshilltar në Partinë Socialiste thotë se tu tregosh gishtat e mesit qytetarëve të Tiranës nuk është mënyrë për të luftuar korrupsionin, përkundrazi është diçka skandalozë. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa diskutonte në lidhje me posterin e kandidatit të Berishës e Metës, Belind Këlliçi i cili tregon dy gishtat e mesit, Hodaj u shpreh se ai është poster absurd.
-
VIDEO
Të miturit në timon, shkak për aksidente tragjike / Ekspertët në Report Tv: Fenomeni duhet goditur që në gjenezë! Komandanti i Qarkullimit: 30 raste për këtë vit vetëm në kryeqytet
Duke marrë shkas nga rritja e numrit të aksidenteve tragjik si pasojë, e drejtimit të automjetit nga të mitur dhe adoleshentë, ekspertët bënë thirrje për situatën alarmante dhe rasteve në rritje të fëmijëve qe shkaktojnë aksidente teksa ngasin automjete pa leje drejtimi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Prill 2023 – Receta tradite / Pasioni për udhëtimet / Me muskuj dhe seksi / Intervistë me mjeken Aurora Dollenberg
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Jahni shkodre me mish viçi, kumbulla dhe narden / Kungulleshka me kos / Çorba e Përmetit me trahana.
Në studio me Eda Bano, shqiptarja që ka shëtitur gati gjithë botën, na tregon pasionin e saj të udhëtimeve dhe eksperiencat më të bukura që i kanë mbetur në memorie… Pasioni i saj për udhëtimet është i hershëm. Eda Bano e cilëson veten një qytetare të botës, pasi udhëton që prej 25 vitesh. Deri më sot ajo ka vizituar plot 105 vende të botës. Ajo udhëton çdo një muaj, ku në fillim të çdo viti bën planet e udhëtimeve vjetore. Eda Bano tregon se çdo udhëtim ka magjinë e tij, pasi ajo në më të shumtën e udhëtimeve të saj përpiqet që ato pak ditë të jetojë njësoj si vendasit si në veshje ashtu dhe në kulinari. Eda na tregon vendet më të bukura që duhen vizituar patjetër 1 herë në jetë dhe si një turiste e specializuar tregon disa “truke” si të udhëtojmë sa më lirë.
“Me muskuj dhe seksi”, e sapo shpallur nën kampionia e Europës në bodybuilding, Loris Morina rrëfen në studio emocionet e kupës dhe pasionin për këtë sport… Pak ditë më parë ëndrra e saj u bë realitet në Kampionatin e Bodybuilding & Fitness, European Cup. Loris Morina shpallet Kampione në kategorinë Bikini Fitness 164 cm si dhe nën kampione në overall. Sa e vështirë është për një femër të zhvillojë këtë sport, a ka ndjerë ajo ndonjëherë paragjykime në lidhje me trupin e saj plot muskuj dhe cilat janë sakrificat dhe regjimi strikt ushqimor që duhet të mbajë një sportiste si Lorisi.
E kemi parë me qindra herë në intervista të ndryshme televizive duke dhënë këshilla shumë të vyera mbi shëndetin, e sidomos gjatë kohës së pandemisë, por pak e njohin rrugëtimin e saj të jetës. Në një rrëfim për emisionin Rreze Dielli, mjekja Aurora Meta Dollenberg tregon se si i hyri fushës së shëndetësisë, si u largua drejt Gjermanisë ku ka arritur të hapë dhe dy klinika të sajat, por edhe mbi jetën e saj private.