• VIDEO

    Mjekja shqiptare në Gjermani: Ja çfarë ju pret nëse vini të punoni këtu

    Intervistë me mjeken shqiptare Aurora Meta Dollenberg për karrierën e saj të suksesshme në Gjermani në fushën e shëndetësisë, si u largua nga Shqipëria dhe jeta private përtej bluzës së bardhë…

    E kemi parë me qindra herë në intervista të ndryshme televizive duke dhënë këshilla shumë të vyera mbi shëndetin, e sidomos gjatë kohës së pandemisë, por pak e njohin rrugëtimin e saj të jetës. Në një rrëfim për emisionin Rreze Dielli, mjekja Aurora Meta Dollenberg tregon se si i hyri fushës së shëndetësisë, si u largua drejt Gjermanisë ku ka arritur të hapë dhe dy klinika të sajat, por edhe mbi jetën e saj private.

  • VIDEO

    Me muskuj dhe seksi, sakrificat e një vajze body building

    “Me muskuj dhe seksi”, e sapo shpallur nën kampionia e Europës në bodybuilding, Loris Morina rrëfen në studio emocionet e kupës dhe pasionin për këtë sport…

    Pak ditë më parë ëndrra e saj u bë realitet në Kampionatin e Bodybuilding & Fitness, European Cup. Loris Morina shpallet Kampione në kategorinë Bikini Fitness 164 cm si dhe nën kampione në overall.

    Sa e vështirë është për një femër të zhvillojë këtë sport, a ka ndjerë ajo ndonjëherë paragjykime në lidhje me trupin e saj plot muskuj dhe cilat janë sakrificat dhe regjimi strikt ushqimor që duhet të mbajë një sportiste si Lorisi.

  • VIDEO

    Nga 'ashensori i tmerrit' në 'shtëpinë pa gravitet', aventurat e Edës në 105 vende të botës

    Në studion e “Rreze Dielli” me Eda Bano, shqiptarja që ka shëtitur gati gjithë botën, na tregon pasionin e saj të udhëtimeve dhe eksperiencat më të bukura që i kanë mbetur në memorie…

    Pasioni i saj për udhëtimet është i hershëm. Eda Bano e cilëson veten një qytetare të botës, pasi udhëton që prej 25 vitesh. Deri më sot ajo ka vizituar plot 105 vende të botës. Ajo udhëton çdo një muaj, ku në fillim të çdo viti bën planet e udhëtimeve vjetore. Eda Bano tregon se çdo udhëtim ka magjinë e tij, pasi ajo në më të shumtën e udhëtimeve të saj përpiqet që ato pak ditë të jetojë njësoj si vendasit si në veshje ashtu dhe në kulinari.

    Eda na tregon vendet më të bukura që duhen vizituar patjetër 1 herë në jetë dhe si një turiste e specializuar tregon disa “truke” si të udhëtojmë sa më lirë.  

  • VIDEO

    Jahni Shkodre me mish viçi, kumbulla të thata dhe narden nga zonja Albana

    Jahni Shkodre me mish viçi, kumbulla të thata dhe narden

    Përbërësit:

    • 500 gr mish viçi
    • 2 qepë të thata
    • 4-5 kumbulla të thata
    • 2 lgj narden
    • 2 domate
    • 1 spec i kuq
    • 2 thelpinj hudhër
    • Kripë
    • Piper i zi
    • Piper i kuq

    Përgatitja:

    Qepët i presim në kubikë dhe i kaurdisim së bashku me mishin. Më pas shtojmë domatet e grira, nardenin dhe kumbullat të cilave u kemi hequr bërthamat. Në fund shtojmë specin e kuq të grirë hollë ose të prerë në kubikë dhe rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Shtojmë ujë nga pak dhe e lemë gatimin të ziejë avash në temperaturë të ulët.

  • VIDEO

    Çorba e Përmetit me trahana nga zonja Albana

    Çorba e Përmetit me trahana

    Përbërësit:

    • 3 lgj trahana
    • 3 lgj gjalpë
    • 1 lgj vaj ulliri
    • 1 qepë
    • Spec djegës
    • Kripë, piper i zi
    • Bukë sipas dëshirës
    • Djathë i bardhë sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Qepën e presim imët dhe e kaurdisim me vaj ulliri duke e zbutur me pak kripë. Kaurdisim trahananë dhe shtojmë pak ujë të vakët që mos të kokrrizohet. Më pas shtojmë ujë të nxehtë dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

    Fetat e bukës i presim në kubikë, sipër shtojmë trahananë dhe djathin e bardhë të thërrmuar.

  • VIDEO

    Kungulleshka me kos nga zonja Albana

    Kungulleshka me kos

    Përbërësit:

    • 1 kg kungulleshka
    • 1 kg kos
    • 1 kokë hudhër
    • Vaj bimor për skuqje
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 limon
    • 1 tufë koper
    • Kripë
    • Piper i zi
    • Piper i kuq

    Përgatitja:

    Presim në disqe kungujt, i marinojmë me pak kripë dhe i skuqim në vaj të nxehtë.

    Kosin e trazojmë me hudhrën e shtypur me pak lëng limoni, koper dhe vaj ulliri. I përziejmë bashkë me kungujt dhe i vendosim në frigorifer.

  • VIDEO

    Bejko thirrje demokratëve: Mos votoni Ilir Metën, është i majtë! Ja programi im për Bashkinë e Tiranës

    I ftuar në Report Tv, kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko u bëri thirrje demokratëve që të mos votojnë Ilir Metën, pasi ai përfaqëson të majtën. Ai shtoi se Berisha e ka bërë gati testamentin politik, dhe do që t’ia lërë Metës partinë.

    “Meta është ai që ka përfituar nga qeverisja  e PD, na futi edhe imazhin e keq të korrupsionit. Shkoi bëri aleancë me Ramën, pastaj erdhi prapë te demokratët. Mos votoni partinë e Metës. Mos dëgjoni Berishën. Është duke nënshkruar testamentin politik, gjithçka do t’ia lëri metës. Nuk mund të votojë një i djathtë një të majtë”, vijoi Bejko.

  • VIDEO

    Belind Këlliçi pa diplomë të shkollës së mesme, Roland Bejko në Report Tv: Nëse ka shkelur ligjin, shteti të veprojë! Premtimet e tij të majta

    Kandidati i PD-së, Roland Bejko i ftuar në Report Tv u ndal në programin e tij për Tiranën, ndërsa nuk munguan as akuzat për kundërshtarët politikë. Bejko tha se kandidimi i tij për Bashkinë e Tiranës erdhi në rrethana të vështira, por ia tha se ky është një mesazh i qartë se janë ndarë njëherë e mirë nga non grata.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 25 Prill 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga si Berisha është gogoli zgjedhor që nga 1997 te miliarda lekë për tendera sekret në ushtri e polici e deri tek e mesmja e Belos.

    • VIDEO

      Beteja për Tiranën (24 prill 2023)

      Kandidati për këshilltarë bashkiakë i koalicionit Meta-Berisha, Gentian Kaprata ka paralajmëruar për shkarkime nga puna në Bashkinë e Tiranës, nëse fitojnë në 14 maj. Ai i etiketoi “spiunë” dhe “aktivist”, sipas së cilit do të shkarkohen me patjetër nga puna. 

      Beteja në Tiranë ka qenë temë e diskutimeve në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ku të ftuarit ndaj mendime të kundërta sa i përket menaxhimit të kryeqytetit.

    • VIDEO

      Kandidati i Berishës për këshillin Bashkiak në Tiranë paralajmëron pushime nga puna: S’do mbajmë aktivistë dhe spiunë

      Kandidati për këshilltarë bashkiakë i koalicionit Meta-Berisha, Gentian Kaprata ka paralajmëruar për shkarkime nga puna në Bashkinë e Tiranës, nëse fitojnë në 14 maj. Ai i etiketoi “spiunë” dhe “aktivist”, sipas së cilit do të shkarkohen me patjetër nga puna.

      “Do mbajmë spiunë në punë? Ca është aktivist dhe spiunë. Nëse nuk është në shërbim të qytetarit, pa tjetër që do iki nga puna, po shkelet ligji, asnjë urbanist po zbardhin leje se e dinë që do ikin. Nga puna do ikin ata që kanë shkelur ligjin. Rrinë kot dhe marrin 5 pensione”, tha Kaprata në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv.

      •  
    • VIDEO

      Caka: Tirana, e pajetueshme! Çoçoli: I vetmi qytet që s’ka pësuar tkurrje! Kaprata: Çdo kullë këtu, ka mbyllur një shkollë të mesme diku në Shqipëri! Hitaj: S’është vetëm bardh e zi

      TIRANË- Beteja në Tiranë ka qenë temë e diskutimeve në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ku të ftuarit ndaj mendime të kundërta sa i përket menaxhimit të kryeqytetit. Ish deputetja e Partisë së Lirisë, Silva Caka, që tha se Tirana sot është bërë një qytet i pajetueshëm, sipas së cilës nuk është as për fëmijët, as të rinjtë dhe as për të moshuarit, pasi nuk u ofrohet asgjë.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv